Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kërkesa për votë mosbesimi ndaj qeverisë për shkak të shëndetësisë do të votohet ditën e mërkurë

Foto: arkiv

Parlamenti në Sofje po diskuton kërkesën e PSB për votë mosbesimi ndaj qeverisë, të motivuar me dështimin e politikës në fushën e shëndetësisë. Sipas socialistëve , gjendja në sektor është katastrofale, ndërsa synimet e qeveritarëve është ta reformojnë, do të përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen financiare të qytetarëve. Nga koalicioni nacionalist “Patriotë të bashkuar” hodhën poshtë akuzuat, se faj për gjendjen në sektor ka partia në pushtet GERB, duke rikujtuar, se gjatë 29 vjetëve të fundit socialistët kanë pasur shumicë në 5 prej 11 legjislaturave gjithsej të Kuvendit Popullor. Nga LDL deklaruan, se do të përkrahin votën e mosbesimit, ndërsa nga partia “Volja” – se nuk do ta përkrahin dhe do të votojnë si abstenuar. Votimi u caktua për ditën e mërkurë, 24 tetor.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD
Stanimir Georgiev

Protesta kundër mbylljes së “Marica Iztok 2” dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..

botuar më 24-04-23 2.59.MD
Vasill Bozhkov

Hyri në gjykatë procesi ndaj ish-bosit të lojërave të fatit Vasill Bozhkov

Pas 4 vitesh hetime, Prokuroria e Qytetit të Sofjes dorëzoi në gjykatë aktakuzën kundër Vasill Bozhkovit, i njohur si bos i lojërave të fatit, dhe 9 personave të tjerë, përfshirë zyrtarë të Komisionit të Mbyllur Shtetëror të Lojërave të Fatit, për një..

botuar më 24-04-23 2.42.MD