Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëvendës presidentja Ilijana Jotova është duke bërë një vizitë pune në Hungari me ftesë të bashkisë bullgare me banim aty

Ilijana Jotova në Hungari
Foto: BTA

Zëvendës presidentja Ilijana Jotova është duke bërë një vizitë pune në Hungari me ftesë të bashkisë bullgare me banim në këtë vend. Në kuadrin e vizitës ajo u takua me përfaqësues të Vet administrimit Republikan Bullgar. Në qytetin Sigetsentmikllosh, në të cilin jetuan kopshtarë bullgarë ajo inauguroi një çezmë – simbol të miqësisë midis popullit bullgar dhe atij hungarez. Para koncertit të Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare i cili do të jetë në sallën kombëtare të koncerteve “Bella Bartok” në Pallatin e Arteve në Budapest, zonja Jotova do t’u drejtojë bashkatdhetarëve një përshëndetje. 19 tetori, ditën e respektimit të shenjtorit bullgar Ivan Rillski në vitin 2016 u shpall nga parlamentet e Bullgarisë dhe Hungarisë – Ditë e Miqësisë Bullgaro-Hungareze.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Angell Kunçev

Angell Kunçev: Jemi në fillimin e një epidemie kombëtare të kollës së mirë

Janë regjistruar afro 400 raste të kollës së mirë, jemi në fillim të një epidemie kombëtare, tha për Nova TV kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Ai shtoi se vetëm të hënën dhe të martën u diagnostikuan 70 pacientë të rinj...

botuar më 24-04-25 10.17.PD
Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD