Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veronika Llazarova – një bullgare në Angli për jetën si kafshata të vogla, por shumë të shijshme

БНР Новини

Kur e takoni Veronikën për herë të parë, do t’ju duket se e njihni prej shumë kohe, mbase akoma nga fëmijëria, kur lindin miqësitë e vërteta. Ajo zotëron mjeshtërinë të mund të gjejë rrugën drejt çdo njërit, ta detyrojë të hapë zemrën e vet – një cilësi e rrallë, e vlefshme edhe për gazetarinë, edhe për jetën.

Pasioni i madh i Veronikës janë fjalët. Asaj i pëlqen t’i radhis , të transmetoj përmes tyre pamje, piktura, histori. Jo rastësisht jeta e saj në Bullgari kalon nën shenjën e gazetarisë. Përpara 7 vjetëve vendoset në Angli tek bashkëshorti i saj, po kështu bullgar, i cili dy vjet përpara kësaj ka gjetur aty punë si farmacist. Jeta e Veronika Llazarovës merr një drejtim të ri. Siç thonë, nën një gurë të shtrirë nuk rrjedh ujë! Veronika pohon:

Bile nuk jam munduar të realizohem në Angli si gazetare. Rreth 15 vjet punova në “168 çasa” /“168 orë”/ – e përjavshmja më e madhe në Bullgari gjatë atyre viteve. Shkruanim artikuj të gjatë, hetime, përfshi dhe fshehurazi, të cilat këtu nuk ka sesi t’i bëj, me qenë se gjuha ime angleze nuk është në një nivel të tillë.

Снимка

Por, për llogari të kësaj 3 vjetët e fundit ia përkushtova një projekti të ri – Lifebites.bg, një onlajn revistë, e cila bëhet nga bullgarët në të gjithë botën, për bullgarë në gjuhën bullgare. Ajo akoma ekziston, por aktualisht nuk punoj aktivisht mbi të.

Mes temave në revistë natyrisht që gjen vend dhe kjo për bullgarët jashtë shtetit. A është e lehtë të përfshihesh në jetën e një shoqërie të huaj dhe të gjesh një vend të denjë në të, ja se çfarë thotë Veronika Llazarova:

Jeta e çdo njërit prej nesh është e ndryshme, si dhe jeta e çdo një bullgari në Bullgari është e ndryshme. Varet se çfarë punon, çfarë karakteri ke, a ke dëshirë të përshtatesh ndaj shoqërisë vendase. Ne me bashkëshortin tim jemi njerëz të hapur. Shumë shpejt gjetëm mjedisin tonë, kemi miq të shumtë dhe jetojmë kështu siç na pëlqen. Kemi jetë sociale, përshtatemi me sukses ndaj mjedisit vendas. Por, kjo i dedikohet faktit, se përpara se të mbetemi këtu kishim bërë një studim. Gjatë vitit të parë të punës sonë në Angli bashkëshorti im bëri zgjedhje midis asaj e cila i propozohet si punë këtu dhe në Bullgari.

Kur burri i Veronikës fillon të punojë në Albionë, ajo mundohet të shpërndajë jetën e vet midis të dyja shteteve, midis gazetarisë dhe bashkëshortit të saj. Atëherë lindin dhe dy fëmijët e tyre. Kurse pas kësaj jeta e saj përsëri merr një drejtim tjetër, të lëvizur nga pasioni i saj ndaj kuzhinës italiane.

Снимка

Në një moment të caktuar duhej të zgjidhja nëse të kthehem në Sofje dhe të vazhdoj të punoj për revistën “168 orë”, ose të mbetem në Angli me familjen time. Unë zgjodha familjen. Atëherë fillova projektin Lifebites.bg të cilin e bëja me shumë dashuri. Por, vazhdoja të punoja nga shtëpia. Në një moment e kuptova se kam nevojë të dal, sepse me dy fëmijë dhe punë nga shtëpia e ndjeva veten si të burgosur. Doja që të gjej punë, e cila të më angazhojë më tepër fizikisht. Anëtarësova për punonjëse në një picari, me qenë se e pëlqej shumë kuzhinën italiane. Por nuk më kërkuan. Në një moment vendosa se vetë unë mund të emëroj veten, në qoftë se isha punëdhënëse. Dhe kështu më lindi ideja, se përderisa ndonjë nuk më merr në punë, varianti tjetër është unë vet të emëroj veten time në punë.”

Снимка

Veronika bën dy kurse për pasta në Itali dhe hap një lokal personal për ushqim të shpejtë në qytetin e vogël anglez, aty ku jeton. Propozon një pastë klasike, por dhe eksperimenton me mjeshtëri. Ajo pohon:

Снимка

Fillimisht mendoja se është një gjë shumë e lehtë të punohet me pastën e freskët. Tani po saktësoj se ajo është si gratë – fine, delikate dhe shumë kapriçioze dhe se duhet të jesh shumë i vëmendshëm me të. Është gjithashtu një sfidë, sepse më përpara nuk jam marrë ndonjëherë me këtë. Në ekipin të cilin e formova, ka dhe dy nëna të tjera, me të cilat u miqësuam. Ato po kështu kërkonin punë. Është shumë mirë të punosh me njerëz të njohur!

Снимка

Disa herë në vit Veronika i hipën avionit dhe kthehet në Bullgari.

Çdo herë, kur kthehem në Sofje, shikoj sesi ndryshon qyteti, pavarësisht se vazhdimisht ka probleme me remontet, me trafikun. Qyteti u zhvillua, u rrit dhe u kthye me të vërtetë në një kryeqytet evropian. Gjithmonë u propozoj të huajve të vizitojnë Sofjen. Bullgaria do të më mungojë gjithmonë. Më tepër për miqtë dhe familjen – tregon Veronika. Por, e vërteta është se, mësohesh me jetën, aty ku ajo të gjen, dhe nuk ke kohë të të vijë keq dhe të provosh një nostalgji. Duhet ta jetosh këtë jetë dhe ta shijosh në moment. Po i afroj të 40 dhe mbase me kalimin e viteve, pjekuria fillon të zërë vend tek unë. Mundohem që të mendoj në mënyrë më filozofike, të mos të mendohem më për atë që më mungon, por për atë të cilën e kam.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD