Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhe sot ka iluministë, por ata ndeshen me apatinë, nihilizmin dhe zhgënjime të thella

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Thonë se jetojmë në një kohë të pashpirt, ku çdo gjë matet në para dhe çdo gjë ka çmimin e vet, me të cilin mund të shitet. Pjesa më e madhe prej nesh –bullgarëve, besojmë se ka gjëra, të cilat janë me dobi jo për një njeri por, për shumë njerëz, të cilat dhe me para nuk blihen. Besojmë tek vlerat universale të përgjithshme njerëzore, të cilat na ndihmojnë të mund të kuptojmë më mirë këtë botë, të evitojmë vështirësitë dhe të ecim përpara. Njerëzit të cilët na tregojnë sesi të jetojmë në paqe me vetveten dhe me synimet shoqërore dhe pritjet, i quajmë iluministë.

Iluministët nuk janë supermenë, në pjesën më të madhe të rasteve nuk kanë diploma prej shkollave prestigjioze, nuk flasin me fraza me zë të lartë dhe nuk janë të ulur në byrotë në kabinete të mëdha. Të jesh  iluminist do të thotë të jesh një njeri special, fjala e të cilit peshon dhe e dëgjojnë shumë veta. Ky është një person me ide, të cilat shumë shpejt hyjnë në veprim dhe përmes tyre mund të ndryshojnë fatet njerëzore, fatin e një brezi të tërë, kurse nganjëherë dhe të popujve të tërë.

Një shpresë shumë e ndritshme është e fshehur në temën për iluminizmin dhe fakti se ai dhe sot vazhdon të emocionojë vetëdijen e qindra bullgarëve atdhedashës. “Çdo një kohë ka dhe iluministët e vet”, thonë anëtarët e komitetit iniciativ, i cili duhet të kërkojë çdo vit nga 10 bashkatdhetarë tanë të denjë për dekoratën “Iluminist i vitit”. Është mirë të mbajmë mend veprat e rilindësve tanë të shtrenjtë, por me një rëndësi jo më të paktë është të kërkojmë shembullin e njerëzve të denjë, të cilët janë mes nesh. Midis personaliteteve, të propozuara për “Iluminist i vitit 2018” janë shkrimtarë me misione shoqëror, dhe po kështu dhe njerëz, të cilët u kanë zgjatur dorë bashkatdhetarëve të vet, të cilët jetojnë në mjerim ose bullgarë të rinj në hapat e tyre të parë drejt realizimit profesional.

Ndër të nominuarit sivjet për titullin “Iluminist i vitit” është Biljana Savova dhe fondacioni i krijuar prej saj në ndihmë të njerëzve të prekur nga sëmundja sklerozë të shumëfishtë “Mundem vet”.

Kam një fondacion, i cili prej viteve të gjata punon me njerëzit me sklerozë të shumëfishtë, por që të hyjë në këtë kategori – “Iluministët e Bullgarisë” unë duhej fillimisht të zgjoja veten time. Pas kësaj ndjeva një nevojë të brendshme të mund të ndihmojë të paktën disa njerëz” – thotë Biljana Savova. Dhe akoma:

Mendoj se, çdo një ka kaluar nëpër këtë rrugë – fillimisht të zgjojë veten, të ndryshojë mënyrën e vet të jetesës drejt më së mirës. Shpresoj se përderisa unë mundem të arrijë diçka, domethënë dhe të tjerët do të mundin të shfrytëzojnë përvojën time. Nuk i numëroj njerëzit, të cilëve u kam ndihmuar përmes fondacionit tim. Gëzohem për çdo një letër të cilën e marr prej njerëzve të panjohur, të cilët i kam ndihmuar. Historia ime është mjaft e njohur. Përpara 10 vjetëve qesh e diagnostikuar me sëmundjen sklerozë të shumëfishtë. Pas viteve të vështirësive dhe shfaqjes së problemeve shoqëruese, unë u ktheva në një njeri të sëmurë rëndë. Në vazhdim  të 6 vjetëve gjendja ime shëndetësore keqësohej dhe nuk kishte asnjë shpresë për përmirësim. Në një moment e kuptova se, përgjigja e sëmundjes është brenda tek unë, dhe se unë jam njeriu, i cili duhet ta marrë shërimin në duart e veta dhe të nxjerrë veten nga moçali. Zgjimi fare nuk është një proces i lehtë, më në veçanti pasi përpara kësaj qesh fokusuar vetëm mbi karrierën dhe problemet në jetën time personale. Pas kësaj sëmundja më uli në tokë dhe e kuptova se gjëja e parë të cilën duhet ta bëj është të ndaloj dhe të rindërtojë jetën time, prioritetet, të filloj t'u gëzohem dhe gjërave fare të vogla. Pas kësaj, pak nga pak e mira filloi të kthehet në jetën time.”

Jo rastësisht Biljana e ka quajtur fondacionin e vet “Mundem vet”. Ky është mesazhi i saj më i madh ndaj njerëzve, të cilët kalojnë përmes një problemi të rëndë me shëndetin. Në dëshirën e saj të ndihmojë përmes shembullit personal dhe motivacionit ajo ndeshet me qindra njerëz  dhe vë re se shumë prej tyre i janë dorëzuar keqardhjes ndaj vetvetes. Biljana pohon se, asnjë nuk dihet të mishërohet, kurse në një moment të vështirë  ndihma më e mirë është të të tregojnë se mundesh me vullnet të vet të zgjidhësh problemet e tua.

Mundem vet” do të thotë jo thjesht të bësh diçka vet, kjo do të thotë të kërkosh, të kesh një nevojë të brendshme të bësh diçka, thotë Biljana Savova. Një fakt i pakëndshëm me të cilin ndeshem është se shumë njerëz nuk duan t'i ndihmojnë vetes. Atyre u është shumë më mirë të jetojnë në një keqardhje për veten. E shikoj se ata bile nuk duan që të shërohen, sepse kanë frikë nga bota jashtë dhe nga fakti se janë të pafuqishëm që ta përballojnë. Kjo i mban të mbërthyer, kurse frika është mes shkaqeve bazë të paraqiten sëmundjet. Unë shpresoj se, në qoftë se njeriu e largon e zhduk frikën dhe pengesat, të cilat vet ja vë vetes, do të zgjidhë shumë nga problemet e veta, bile dhe ato të lidhura me shëndetin.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë janë ndër njerëzit më të lumtur në botë

Bullgaria është në vendin e 81-të për nga lumturia në botë , duke u përmirësuar me katër pozicione krahasuar me vitin e kaluar në studimin e Rrjetit të Kombeve të Bashkuara për zgjidhje të zhvillimit të qëndrueshëm, i cili mbulon 143 vende dhe..

botuar më 24-03-20 9.16.PD

UNICEF dhe BNR do të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë për fëmijët bullgarë

Një nga meritat më të mëdha të radios është aftësia e saj për të treguar histori. Nga sot Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe UNICEF-i po bashkojnë forcat për të folur për problemet me të cilat përballen fëmijët bullgarë dhe për të ndihmuar..

botuar më 24-03-18 5.55.MD
Patriku Neofit

Bullgaria vajton bariun e saj shpirtëror

Na la një person vërtet të ndritur, një baba shpirtëror dhe bari i popullit tonë - Patriarku i dashur Neofit. Priftërinjtë e Peshkopatës së Ruses, e cila për 19 vite drejtohej nga Gjyshi Neofit, e pritën me pikëllim të madh lajmin për vdekjen e tij. At..

botuar më 24-03-16 8.35.PD