Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mali Ljulin – larg njerëzve, në mes të natyrës

БНР Новини

Disa janë malet përreth Sofjes, të cilat u ofrojnë banorëve dhe miqve të kryeqytetit mundësi të çlodhin në mes të natyrës larg ritmit të tensionuar të qytetit dhe larg problemeve të përditshme. Njeri prej tyre është Ljulin. Ky mal nuk ka popullaritetin e malit Vitosha në rrëzat e të cilit shtrihet Sofja. Prandaj aty njeriu mund të bredhë orë të tëra me radhë nëpër shpatat e buta, duke hapur shqisat për erën e lehtë, aromën e barnave dhe larminë e peizazhit.

Снимка

СнимкаMaja më e lart e këtij mali është Dupevica 1256 metra.

Ljulin është dy herë më i ulët se sa Vitosha dhe prandaj është një mal më i arritshëm për fëmijë, më të moshuar dhe njerëz me probleme shëndetësore”, tregon Vlladimir Georgiev. Ai e njeh malin që nga fëmijëria. I pasionuar nga bukuria e tij realizon një projekt të vet “Dritë të re për malin Ljulin” në kuadrin e të cilit studion gjithë rajonin. Mendon, se koha më e përshtatshme për shëtitje nëpër bjeshkët e këtij mali është pranvera e vonshme dhe vjeshta, por edhe dimri, kur mbulesa e dëborës nuk është aq e dendur, si dhe vera kur pyjet bëjnë freski.

Снимка

Për shkak të lartësisë më të ulët dallimi i temperaturës me qytetet është më i vogël. Për këtë arsye në ditët me vapë më të madhe këtu puhia është e lehtë.

Liqeni artificial “Mihajllovo”

Në malin Ljulin ka disa manastire, si Manastiri Klisurski “Shën Petka”, Manastiri i Gornja Banjës “Shenjtor Qirill dhe Metodij”, Manastiri Divotinski. Ky i fundit u themelua në vitin 1046, kështu që gjatë këtij shekulli do të shënohet mijëvjeçari i tij, thekson Vlladimir Georgiev dhe tregon legjendën e tij:

Manastiri i Gorna Banjës “Shenjtor Qirill dhe Metodij”

Dy fshatarë gjetën një qyp plotë verdhushka. E ngarkuan në një gomar dhe vendosën, se aty ku do të ndalojë ai, aty do të ndërtojnë manastir. Kështu gomari zgjodhi vendin midis dy përrenjve, ku edhe më sot ngrihet manastiri “Shën Trinia e Shenjtë”. Gjatë shekujve ai ishte qendra letrare me shkollë. Manastiri tri herë u dogj dhe u rimëkëmbë gjatë kohës së robërisë turke. Në pamjen e sotme u rindërtua në vitin 1902. Shumë mjete për rimëkëmbjen e shenjtërores dhuroi mbreti Ferdinand. Vitet e fundit në sajë të projekteve të ndryshme manastiri u zgjerua. U ndërtuan dy kisha të reja dhe një ndërtesë për murgjit. U asfaltua rruga midis Manastirit dhe fshatit të afërt Mihajllovo.”

Duke nisur rrugën përpjetë Manastirit të Gorna Banjës arrihet te paraklisi përrallorë “Gjithë Shenjtorët”. Të dhënat historike për të janë të pakta. Sipas bashkëbiseduesit ndoshta u ndërtua në vitet 70-të të shekullit XX.

Paraklisi “Gjithë Shenjtorët”

Duke ndjekur zhvillimin e rajonit malor dhe vendbanimet në të, Vlladimir Georgiev zbuloi edhe disa tendenca negative:

Deri në fund të viteve 90-të të shekullit XX midis qytetit Bankja dhe fshatrave përreth kishte distanca të mëdha. Tani për shkak të ndërtimit të tepruar distancat u shkurtuan. Shumë pyje u prenë shumë shtigje nuk mirëmbahen dhe gjithnjë më e vështirë bëhet kalimi nëpër tyre.

Fshatrat në malin Ljulin shpopullohen dita ditës. Një pjesë prej tyre janë të shkëputura nga bota dhe nga ndonjëherë banorët nuk janë më se dy veta. Të tilla janë Deljan, Zllatusha, Raduj, Malla Rakovica. Deri te ky i fundit nuk ka edhe rrugë të asfaltuar.

Снимка

Ndër fshatrat më të mëdha janë Dragiçevo, Divotino, Ljulin. Fshati Ljulin shtrihet në rrëzat e majës Rajllovo Gradishte (1199 metra), për të cilën bashkëbiseduesi tregon:

Sipas legjendës Rajllovo Gradishte është një nga vendet, ku bullgarët luftuan kundër invazionit osman në shekullin XIV. Fshati i sotëm Ljulin u formua si rezultat i bashkimit të fshatrave Rajllovo dhe Cërnell në vitin 1961. Një pjesë prej luftëtarëve të plagosur në betejat themeluan një fshat në rrëzat e majës, të cilën e quajtën Rajllovo. Në atë kohë popullsinë bullgare e quajtën “raja”, që këtu Rajovo ose në dialekt Rajllovo, do të thotë “fshati i rajasë”.

Pamja nga maja Rajllovo Gradishte

Një majë tjetër në rajon është Krivi Kamëk, e cila përbën një piramidë shkëmbore nga ku hapet një pamje e mrekullueshme te mali Vitosha. Bashkëbiseduesi tregon, se kur moti është i mirë dhe ajri është kristaltë i pastër nga këtu mund të shihen edhe shpatat e maleve Rilla dhe Pirin, qytetet Sofja, Bankja, Pernik, fshatrat në luginën midis maleve Ljulin dhe Viskjar dhe në Luginën e Sofjes.

Pamja te fshati Raduj

Megjithëqë është i vogël mali Ljulin meriton vëmendjen e adhuruesve të natyrës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Miglena Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: facebook.com/kreposttamogilitsa

Rrjedha e epërme e lumit Arda - vetëm për aventurierë, njohës të natyrës së egër dhe gustatorë

Rrjedha e epërme e lumit Arda në Rodopet Perëndimore fsheh një sërë fshatrash të vegjël me shtëpi tipike prej guri dhe çati me tjegulla, ndërsa popullsia vendase zhvillon me sukses turizmin rural dhe aventurë. Smiljan, Gorna Arda, Mogilica, Sivino dhe..

botuar më 24-03-28 7.30.PD

Pritshmëritë për sezonin turistik veror janë pozitive

Krahasuar me sezonin e kaluar, regjistrimet e hershme në pushimoret e bregdetit jugor të Detit të Zi u rritën me rreth 10-20%, jofton korrespondentja e BNR në Burgas Nina Rangellova. Përveç bullgarëve priten edhe mysafirë nga Gjermania, Anglia,..

botuar më 24-03-25 11.13.PD

"Bullgaria është brutalisht e lezetshme" - shihni këta shembuj unikë të arkitekturës sonë të vrazhdë

Godinat e ndërtuara gjatë periudhës socialiste padyshim që formojnë një pjesë të madhe të gjeneratave në Bullgari, thonë entuziastët e projektit digjital “Bullgaria në pëllëmbë të dorës”, i cili e prezanton vendin tonë në mënyrë jo standarde përmes..

botuar më 24-03-17 8.25.PD