Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktivistë kulturorë dhe figura publike morën dekorata në Ditën e Iluministëve Popullorë

Profesori Minko Ballkanski është “Iluminist i vitit 2018”. Krijuesi i “Institutit Kombëtar të Arsimit” është i dekoruar për të gjithë kontributin e tij të plotë për arsimin e fëmijëve bullgarë. Fizikani i madh 91 vjeç me famë botërore, i cili është shtetas francez dhe fondacioni i tij “Minju Ballkanski” kërkojnë, përgatisin dhe ndihmojnë bullgarë të talentuar për të anëtarësuar në institute prestigjioze ndërkombëtare shkencore.

Foto: BTA

Detyra jonë është të gjejmë iluministë bashkëkohorë - njerëz, të cilët fusin shumë energji dhe forcë, që të mund të realizojnë kauzat e tyre, të ecin përpara, të jenë mbështetja jonë dhe një shembull imitimi”, tha kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva në ceremoninë rreth dhënies së dekoratave të pesta vjetore “Iluminist i vitit 2018”, organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare. Të dekoruarit janë të zgjedhur midis 17 propozimeve të ekipit gazetar të programit “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare dhe mbi 120 propozimeve në letrat e dëgjuesve të radios. Të dalluar sivjet qenë personalitete me arritje të konsiderueshme, me një mesazh të fort shpirtëror dhe jehonë në hapësirën e mediave.

Foto: kultura.bg

Romani “Çamkoria” i Milen Ruskovit fitoi dekoratën e parë në kategorinë “Prozë” të Portalit “Kulturë” për shkak të mjeshtërisë së papërsëritshme gjuhësore me të cilën autori rikrijon epokën e viteve 20 të shekullit të 20 përmes syve të protagonistit të tij Sllave Zheljazkov, duke treguar se si edhe hollësirat më të vogla jetike kthehen në një strehim të dinjitetit.” Me dekoratën e madhe dhe të posaçme të Portalit “Kultura” është dekoruar profesoresha Klimentina Ivanova “për kontributin e saj të madh në tekstologjinë e letërsisë së vjetër bullgare dhe për pozitën e saj si qytetare në mbrojtjen e të vërtetës në kohërat e vështira dhe të turbullta”. Në Ditën e Iluministëve Popullorë Portali “Kulturë” për herë të pastë dha dekorata për kontribut në fushën e letërsisë dhe të humanizmit.

43 emra nga sfera e artit muzikor dhe vallëzimit garuan për dekoratën Lira e Kristaltë, e cila  jepet në 17 kategori. Si një njohje për stinën jashtëzakonisht të fortë 2017/2018, të cilën Filarmonia e Sofjes ia propozoi publikut, me koncerte të paharrueshme me solistë si Sara Çang, Patricia Kopaçinskaja, Maksim Vengerov, Tomas Hempsën, Jurij Bashmet, grupi mori çmimin në kategorinë “Arti orkestral”.

Foto: sofiaphilharmonic.com

Ky është një peshqesh i shkëlqyer për ditëlindjen e 90 të filarmonisë së Sofjes, e cila po bën përpjekje të mëdha të mund ta bëjë jetën e koncerteve të Sofjes edhe më të pasur. “Mund t’ju premtoj se çudirat tani po fillojnë”, tha drejtori i filarmonisë maestro Najden Todorov. Ai mori dhe një dekoratë të posaçme – Lira е Kristaltë е Kantus Firmus – njohje për punën e tij të madhe krijuese dhe për arritjet e tij si dirigjent.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD