Samiti me Greqinë, Rumaninë dhe Serbinë në qytetin e Varnës është një hallkë nga aktiviteti më i gjerë regjional i Bullgarisë

Foto: BTA

Aktiviteti regjional i Bullgarisë gjatë javës së kaluar kulmoi me takimin katërpalësh të nivelit të lartë në qytetin Varna midis Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë, në të cilin me ftesë nga Sofja mori pjesë dhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu.

Java e re fillon me pjesëmarrjen bullgare në takimin regjional në Bukuresht për inaugurimin e presidencës rumune të Strategjisë Danubjane të Bashkimit Evropian. Theksi kryesor në të dyja ngjarjet janë projektet e përbashkëta regjionale. Takimi i Varnës qe i përqendruar mbi diversifikimin e furnizimeve të gazit në Ballkan përmes qendrës shpërndarëse bullgare rreth qytetit Varna dhe terminalit grek për gaz të lëngësuar rreth Aleksandropulis, zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore midis shteteve në gadishull dhe idenë për këmbimin e moleve të porteve. Mes temave të takimit i cili zhvillohet sot dhe nesër në Bukuresht është aktualizimi i Planit për veprim të Strategjisë Danubiane e cila qe iniciuar nga Presidenca Bullgare. Pjesëmarrëse në strategji janë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian – Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Republika e Moldavisë dhe Ukraina. Për të marrë pjesë në takimin katër palësh Bullgaria ftoi kryeministrin Benjamin Netanjahu me idenë që Izraeli të kontribuojë për diversifikimin e furnizimeve energjetike për Ballkanin përmes gazsjellësit të Mesdheut Lindor /“East-Med”/.

Me qëllimin të kërkojë ndihmë për projektet regjionale në anë, jashtë vetë regjionit, në ditën e takimit të Varnës, qeveria bullgare paraqiti përpara Koresë së Jugut mundësi për realizimin e investimeve të huaja në ndërtimin përfundimtar të autostradave “Hemus” dhe “Deti i Zi”, të cilat janë pjesë nga Rrjeti Transportues Evropian, si dhe të autostradës “Ruse-Veliko Tërnovo” në drejtimin e Korridorit të Përgjithshëm Evropian të Transportit numër 9. Vetëm disa ditë përpara bisedimeve në Korenë Jugore, Sofja qe e vizituar nga ministri i jashtëm i Azerbajxhanit Elmar Mamadjarov. Në kontekstin e bashkëpunimit strategjik midis të dyja vendeve, Mamadjarov diskutoi me homologen e tij bullgare Ekaterina Zaharieva edhe tema, të lidhura me furnizimet e gazit dhe të infrastrukturës. Në lidhje me vlerësimin e Zaharievës në fushën e bashkëpunimit midis të dyja vendeve në energjetikë dhe transport ka mundësi të mëdha, por akoma të pashfrytëzuara. Zhvillime më të konsiderueshme në dialogun bilateral mund të presim në fillim të vitit të ardhshëm, kur kryeministri Bojko Borisov do të realizojë një vizitë punë në Baku.

Ndërkohë, ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva u nis për në Shtetet e Bashkuara, ku sot dhe nesër do të ketë bisedime jo vetëm mbi çështjet bilaterale dhe globale, por dhe mbi çështjet regjionale, jo vetëm me sekretarin e shtetit Michael Pompeo por dhe me drejtorin regjional të Institutit Kombëtar Demokratik mbi çështjet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Një vëzhgues i njohur bullgar e përcaktoi takimin katërpalësh në Varnë si kërkesë për të legjitimuar Bullgarinë, Greqinë dhe Rumaninë si një farë Beneluksi Ballkanik. Faktet përpara dhe pas kësaj ngjarjeje tregojnë se formati katërpalësh në fjalë është një element nga një politikë regjionale me një përfshirje shumë më të gjerë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Mocioni i mosbesimit për shkak të shëndetësisë mbeti në hijen e tronditjeve të reja në qeverisje

Mocioni i mosbesimit, i kërkuar nga Partia Socialiste Bullgare për shkak të shëndetësisë, i cili përgatitej më shumë se një muaji dhe u diskutua në Parlament në vazhdim të tri orëve të premten e kaluar, u refuzua të martën shumë shpejt pothuajse..

botuar më 18-10-25 2.45.MD

Reaksionet e Sofjes për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni – të shpejta dhe të pritura

Ndryshimet kushtetuese të miratuara të premten e kaluar në Shkup, të cilat kanë të bëjnë me shndërrimin e emrit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë Veriore, shkaktuan reaksione shumë të shpejta dhe të pritura në Sofje. Herët..

botuar më 18-10-22 3.33.MD
Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev

Shëndetësia në fokus ose jashtë fokusit në debatin për votë mosbesimi ndaj qeverisë

Ditën e mërkurë gjatë kësaj jave parlamenti do të votojë kërkesën e Partisë Socialiste Bullgare të mosbesimit ndaj qeverisë së tretë të Bojko Borisovit. Socialistët tanimë kërkuan votë mosbesimi për kabinetin “Borisov 1” gjatë vitit 2010, por pa..

botuar më 18-10-22 2.47.MD