Ngjarje me adresë ballkanike

Parlamenti në Prishtinë nuk pranoi rezolutën që do t’i ndalonte Thaçit të bisedojë për territorin e Kosovës

Foto: BGNES

Kuvendi i Kosovës nuk pranoi rezolutën e propozuar nga opozita, me të cilën duhej t’i ndalohej kujtdo qoftë lideri politik të negociojë për ndryshimin e kufirit me Serbinë. Debati i lidhur me dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ishte plot me akuza të ndërsjella, dhe shpifje personale kundër deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Presidenti Hashim Thaçi u shpall në përkrahje të “korrigjimit të kufirit” me Serbinë, i cili parashikon aderimin e Lugjinës së Preshevës, por pa propozuar asgjë në këmbim.


Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Serbia mund të aplikojnë së bashku për të mirëpritur Botërorin e futbollit në vitin 2030

Foto: BGNES

Bullgaria, Greqia, Serbia dhe Rumania po shqyrtojnë mundësinë për të aplikuar së bashku për mikpritjen e Kampionatit botëror të futbollit në vitin 2030. Këtë e shpalli kryeministri Bojko Borisov në qytetin e Varnës, ku më 2 nëntor u zhvillua samiti i katër shteteve ballkanike. Deri tani për këtë kampionat aplikimet e tyre të përbashkëta kanë parashtruar Argjentina, Paraguai dhe Uruguai, Britania e Madhe dhe Maroku, Tunizi dhe Algjeri. Spanja po mendon për aplikim të përbashkët me Portugali. Në Botërorin e vitit 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada për herë të parë do të marrin pjesë 48 skuadra. Lajmi nga rezidenca Evksinograd afër qytetit Varna u bë tema kryesore e mediave ballkanike. Gazetarët maqedonas shprehën habinë e tyre për faktin se Maqedonia nuk është përfshirë në këtë aplikim, meqenëse stadiumi në Shkup është ndër më modernet në rajon dhe ishte mikpritës i ndeshjes për Superkupën e Evropës gjatë 2017-ës.


Turizmi do të jetë në fokusin e Presidencës rumune të Këshillit të BE-së

Foto: BGNES

Rumania po planifikon të përdorë Presidencën e Këshillit të BE-së që nga 1 janari 2019 për t’i dhënë hov industrisë së vet turistike, e cila sipas fjalëve të Sekretarit shtetëror në Ministrinë e turizmit George Tomoiaga, “është duke u rritur”. Sipas tij Rumania zhvillon të gjitha llojet e turizmit – bregdetar, kulturor, aventuresk, objekte të UNESKO-së. Viti 2017 ka qenë viti më i mirë për turizmin rumun gjatë 10 viteve të fundit. Turizmi nuk është pjesë e  legjislacionit evropian dhe në të njëjtën kohë siguron 25 miliona vende pune në territorin e BE-së. Për këtë arsye ndër objektivat e Presidencës rumune të Këshillit të BE-së do të jetë përfshirja e turizmit në kuadrin financiar shumëvjeçar të BE-së për periudhën e ardhshme programore 2021-2027.


Fluturime të drejtpërdrejta midis Athinës dhe Shkupit

Foto: BGNES

Pas ndërprerjes 12-vjeçare përsëri ka linjë të drejtpërdrejtë ajrore midis Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë. Kjo u bë pasi Athina dhe Shkupi filluan procesin e përmirësimit të marrëdhënieve të tyre pas marrëveshjes së arritur gjatë qershorit të këtij viti që u dha fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare për emrin e ish-republikës jugosllave. Fluturime të drejtpërdrejta kishte midis 2003-ës dhe 2007-ës, por ato ishin ndërprerë kur ish qeveria e Maqedonisë e emërtoi aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh”. Operatori i fluturimeve midis dy kryeqyteteve është kompania greke “Aegean Airlines”. Avionët e kësaj linje do të fluturojnë dy herë në javë dhe do ta kalojnë distancën për pak më shumë se një orë.


Bosnja para krizës për shkak të strehimit të refugjatëve

Foto: total-croatia-news.com

Me afrimin e dimrit autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë përpiqen ta evitojnë krizën humanitare me emigrantët, të cilët ndodhen në territorin e shtetit. Ata nuk kanë strehim dhe flenë nën qiell të hapur. Shteti i varfër ballkanik ndodhet në rrugën e re të klandestinëve nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika Veriore drejt Bashkimit Evropian. Rreth 20 mijë refugjatë kanë kaluar kufirin e Bosnjë e Hercegovinës duke përpjekur të hyjnë në Kroaci – shtetin e parë të BE-së në këtë itinerar. Por Bosnja, e cila ka mjaft probleme të brendshme politike dhe ekonomike, nuk mund t’i pranojë njerëzit e ardhur dhe hapja e qendrave të reja për strehim bëhet në mënyrë tepër të ngadaltë. Kështu mijëra njerëz janë në rrezik dhe agjencia e OKB-së për refugjatët paralajmëron se ka nevojë për masa të shpejta për parandalimin e “tragjedisë humanitare”.


Turqia inauguroi aeroportin më të madh në botë

Foto: designboom.com

Në Stamboll u inaugurua aeroporti i ri, i cili sipas autoriteteve turke do të bëhet aeroporti më i madh në botë. Ndërtimi i tij është me vlerë 26.1 mrld euro. Deri tani është realizuar e para nga 4 fazat e ndërtimit. Që nga viti 2014 deri më sot për të janë shpenzuar 6 mlrd. euro. Etapat e tjera do të përfundojnë deri më 2023. Pas kësaj aeroporti do të ketë kapacitet prej 200 mln. pasagjerësh për vit dhe kështu do të bëhet ai më i madh në botë. Pjesa e ndërtuar deri tani do të shërbejë 90 mln. udhëtarë. Ndërtimi i objektit nuk ka kaluar pa probleme. 500 veta ishin arrestuar gjatë protestave të organizuara për shkak të rasteve të shumta të vdekjes në aksidente të ndryshme në punë dhe për shkak të kushteve të këqija të punës në kantier. Jetën e tyre gjatë ndërtimit kanë humbur 30 punëtorë.

Përpiloi: Manuell Savov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika
Снимки: БТА и БГНЕС

Integrimi i romëve në Bullgari mbetet problem i hapur pavarësisht nga përpjekjet në vazhdim të disa dekadave

Gjatë ditëve të fundit ndaj mosmarrëveshjeve rreth ndërtimit të rrugëve, blerjes së avionëve të rinj asgjësues etj, në qendër të vëmendjes publike u shtua një skandal i lidhur me romët. Përsëri në vigjiljen e zgjedhjeve, sikur për të pohuar..

botuar më 19-01-16 2.08.MD
Снимка: БГНЕС

“Përrallat që udhëtojnë” i ftojnë njerëzit për t’i hapur zemrat e tyre ndaj fëmijëve-refugjatë

“ Kur isha vajzë e vogël nuk e dija asgjë për Palestinën dhe isha e sigurt se kam lindur në Liban. Më bëri përshtypje se nëna ime gjithmonë mbante me vete një kartë blu identiteti. Atje ishte shkruar “refugjat”. Atëherë e kuptova shkakun se pse..

botuar më 19-01-15 4.15.MD

Paqja – faktori më i rëndësishëm për ekzistencën e Evropës

„ Evropa po ndodhet në udhëkryq dhe e mira kur ndodhesh në udhëkryq është se mund të zgjedhësh rrugën e drejtë. Por ekziston rreziku që të nisësh në rrugën e gabuar ”, tha gjatë diskutimit “Tri perspektivat për të ardhmen e Evropës së bashkuar”..

botuar më 19-01-15 3.14.MD