Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Transformimi digjital – sfida e re përpara turizmit bullgar

БНР Новини
Foto: BTA

Transformimi digjital në turizëm qe tema bazë e diskutimit, organizuar nga Bordi Kombëtar i Turizmit i Ministrisë së Turizmit në Sofje. Morën pjesë shumë ekspertë dhe sipërmarrës, të cilët parashtruan përvojën e vet dhe problemet, me të cilat ndeshen, sa i përket imponimit dhe promovimit të Bullgarisë si “një destinacion me katër stina” në tregun evropian dhe botëror. Mendimi i përgjithshëm qe se është i domosdoshëm aktualizimi i strategjisë kombëtare për turizëm, të përshtatur me digjitalizimin në sektor dhe IT realitetet e reja.

Zëvendës-kryetari i Bordit Kombëtar në turizëm Martin Zahariev, rikujtoi dhe për ndryshime të tjera urgjente, të vonuara me vite, të cilat pengojnë për zhvillimin tonë si një destinacion turistik:

Ka nevojë për një hartë të re të prezantimit digjital të itinerareve tona ekologjike – destinacione me këmbë, me biçikleta ose me kuaj dhe po kështu dhe ato të verës dhe spa. Është i domosdoshëm përpunimi i internet sajtit modern me sistem personal të rezervimit, ridizajnimi i profileve të vendit në rrjetet sociale, një përditësim i rregullt i informacionit në portalin tonë zyrtar turistik, krijimi dhe mirëmbajtja e spoteve të informacionit dhe  reklamim i pikave kryesore hyrëse në vend. Shumë i rëndësishëm është planifikimi dhe realizimi i onlajn fushatave për popullarizimin e llojeve të ndryshme të turizmit, si për shembull – ai i festivaleve. Në Bullgari ka afro 370 festivale, që është një magnet i madh për turistët tanë dhe të huaj. Dhe jo në vend të fundit duhet të jetë partneriteti me operatorët mobilë, gjë e cila të mund të lejojë reklamimin e Bullgarisë si destinacion turistik, për shembull me një njoftim, i cili të përshëndesë me “mirë se vini” çdo një të huaj i cili ka mbërritur tek ne.

Studimet Ndërkombëtare tregojnë se, gjatë vitit 2017, 46% nga turistët në Evropë kanë organizuar pushimet e veta onlajn. Prognozat janë se, gjatë 2 vjetëve të ardhshme, kjo përqindje do të arrijë deri më 60. Kjo i dedikohet më tepër prezantimit të mirë dhe pranisë së forcuar  të shteteve, të cilat prezantojnë shërbimet e veta turistike dhe kureshtjet onlajn. Ministria e turizmit e kupton rëndësinë e onlajn pranisë, duke punuar me ngulm në këtë drejtim. Për këtë dëshmon projekti i suksesshëm, sipas fjalëve të ministres Angjellkova për një aplikim mobil I love Bulgaria, që përmban informacion për objektet turistike dhe kureshtjet natyrore nga të gjitha krahinat e vendit. Aplikacioni është duke u përdorur aktivisht prej 16 000 vetave në muaj.

Ministrja e Turizmit shpalli dhe një shërbim të ri, të krijuar në dobi të biznesit:

Pavarësisht nga fakti se Ministria e Turizmit është një nga ministritë më të reja, ajo do të jetë një nga administratat e reja, të cilat do t'i lejojnë biznesit, përveç nënshkrimit elektronik, të përdorë dhe identifikim përmes fytyrës, në mënyrë që dokumentet, të cilat jepen të mund të formohen dhe përmes telefonave të mençur. Kjo do të lehtësojë sipërmarrësit dhe investuesit, kurse ofrimi i shërbimeve të ndryshme administrative, do të bëhet për një periudhë më të shkurtër kohe. Beta-versionin e këtij shërbimi, do ta paraqesim në mesin e muajit nëntor.”

Për të shënuar kontributin e dukshëm në zhvillimin e turizmit të institucioneve të ndryshme dhe të figurave publike në mënyrë adekuate, Bordi Kombëtar i Turizmit zgjodhi të mbyllë ngjarjen, me dhënien e dekoratave vjetore për një kontribut më të rëndësishëm në fushë. Dekorata përbën një statuetë, në të cilën është e paraqitur një monedhë me trëndafil. Simboli nuk është i zgjedhur rastësisht, me qenë se pikërisht kjo lule e shkëlqyer ka zbukuruar monedhën e gjetur rreth qytetit Kazanllëk. Mes të dekoruarve qenë bashkitë Kazanllëk dhe Pomorie, si dhe disa të përditshme kombëtare, për shkak të fushatave të tyre, të lidhura me popullarizimin e objekteve të ndryshme turistike dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: facebook.com/kreposttamogilitsa

Rrjedha e epërme e lumit Arda - vetëm për aventurierë, njohës të natyrës së egër dhe gustatorë

Rrjedha e epërme e lumit Arda në Rodopet Perëndimore fsheh një sërë fshatrash të vegjël me shtëpi tipike prej guri dhe çati me tjegulla, ndërsa popullsia vendase zhvillon me sukses turizmin rural dhe aventurë. Smiljan, Gorna Arda, Mogilica, Sivino dhe..

botuar më 24-03-28 7.30.PD

Pritshmëritë për sezonin turistik veror janë pozitive

Krahasuar me sezonin e kaluar, regjistrimet e hershme në pushimoret e bregdetit jugor të Detit të Zi u rritën me rreth 10-20%, jofton korrespondentja e BNR në Burgas Nina Rangellova. Përveç bullgarëve priten edhe mysafirë nga Gjermania, Anglia,..

botuar më 24-03-25 11.13.PD

"Bullgaria është brutalisht e lezetshme" - shihni këta shembuj unikë të arkitekturës sonë të vrazhdë

Godinat e ndërtuara gjatë periudhës socialiste padyshim që formojnë një pjesë të madhe të gjeneratave në Bullgari, thonë entuziastët e projektit digjital “Bullgaria në pëllëmbë të dorës”, i cili e prezanton vendin tonë në mënyrë jo standarde përmes..

botuar më 24-03-17 8.25.PD