Antoan Gjeorgjiev – djali i së ardhmes që krijon në botën virtuale

Autor:

Gishtat e tyre vallëzojnë në një ritëm të pandërprerë mbi ekranet me prekje të tableteve, sikurse kompensojnë lëvizjet e tyre të pasigurta në jetën reale. Duke mësuar se si të ecin njëkohësisht në labirintet e mjedisit real dhe atij virtual, gjenitë e rinj të teknologjisë zhvillojnë aftësitë e veta të veçanta në një moshë fare të vogël, që të mund të hyjnë në skuadrën elitare të njerëzve që ndryshojnë botën. Në moshën 17 vjeçe Antoan Gjeorgjiev jo vetëm që e ka zbuluar prirjen e vet në krijimin e lojërave kompjuterike, por me përpunimet e veta ka merituar dhe një seri dekoratash – mes tyre është ajo presidenciale për debutim në teknologjitë kompjuterike. Kurse kohët e fundit ia përkushton kohën e tij të ashtuquajturit mësues virtual, mbi të cilin punon bashkë me shokun e tij Aleks Cvetanov.

Asistenti virtualKrijuam një avatar 3D me ndihmën e psikologut që të jetë sa më të këndshëm për nxënësit bashkëkohorë – tregon nxënësi nga gjimnazi matematikor në qytetin Montana. Asistenti virtual mund të jetë i pyetur përmes komandave me zë në fusha të ndryshme shkencore – për shembull cila është sipërfaqja e Bullgarisë, dhe ai të përgjigjet, duke shërbyer një bazë të gatshme të dhënash. Është me rëndësi të madhe të nënvizohet se mësuesi ynë në asnjë mënyrë nuk mund të zëvendësojë rolin e pedagogut klasik, sepse fizikisht kjo është e pamundur. Qëllimi ynë më tepër është të krijojmë mundësi për një përmirësim të njohurive të fituara në shkollë, por në mjedis shtëpie.”

Fjala dialektore në gjuhën angleze, e cila përshkruan një njeri, i cili në gjendje gjysmë të fjetur është i shtrirë në divan dhe shikon televizor, e jep emërtimin e projektit tjetër të Antoanit. “Blumber VR” kërkon nga përdoruesi të shënojë objekte me karakteristika të caktuara në realitetin virtualme qëllim që të ripohojë veprimin e një ligji psikologjik.

Tematika e projektit studion ligjin e njohur të Milerit, në të cilin thuhet se, ka një limit të sipërm në mbajtjen mend të karakteristikave në kujtesën e njeriut – sqaron  ai. Kjo do të thotë, se në qoftë se unë përmend një varg me ngjyra, do të mbani mend një numër konkret prej tyre – zakonisht midis 5 dhe 9. Kur u njoha me këtë ligj, vendosa ta integrojë atë në realitetin virtual dhe t’i studioj rezultatet. Kështu përpara disa muajve  në ekspozitën evropiane të të rinjve në Gdinja të Polonisë, duke prezantuar projektin tim, arrita të testoj rreth 200 vetash dhe nxora konkluzione konkrete. Më i rëndësishmi midis tyre është se kapaciteti  në realitetin virtual është më i ulët nga ky në mjedisin real. Në këtë eksperiment  njerëzit hasin vështirësi pas elementit të tretë, kurse vetëm pas një loje 10 minutash fillojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre.

Antoan /në mes/ në ekspozitën Evropiane shkencore të rinisë në Gdinja

Në përpunimin e këtij projekti Antoan mbështetet mbi një pasion tjetër të tij – psikologjia dhe për më tepër mbi ashtuquajturin “lexim të ftohtë”, i cili studion në thellësi gjuhën e trupit që përdoret nga mentalistët (lexuesit e mendjes).

Në kohën e sotme është një plus shumë i madh të njohësh njeriun, i cili qëndron përpara teje. Mënyra, në të cilën sillet, gjestet e tij mund të flasin shumë – thotë Antoan, duke thënë se fjalët shpesh tingëllojnë  në mënyrë të sinqertë dhe nevojitet të interpretojmë mënyrën e mendimit të njeriut përmes metodave të tjera. “Mjerisht, po e vëmë re tendencën se gënjeshtrat përdoren shumë. Në këtë kuptim politikanët nëpër të gjithë botën përpiqen të fshehin dobësitë e veta duke gënjyer, që të mund të fitojnë ndikim.”

Me përparimin e teknologjive njerëzit gjithnjë e më shpesh do të “ikin” në realitetin virtual si në një vend të sigurt, mendon Antoan dhe bën një analogji me selfitë e bëra në vende të rrezikshme, për shkak të të cilave çdo vit vdesin  shumë njerëz. Thjesht është i domosdoshëm një vetëkontroll, kurse ai arrihet jo vetëm me vetëdije, por dhe me informim. Me fjalë të tjera publikisht të shpjegohen mënyrat, në të cilat realiteti virtual na dëmton, shton ai. Antoani është i sigurt se ndonjë ditë do të punojë në sektorin bullgar IT, kurse ndërkohë po merret me projektin e vet më të ri – platformën e lojërave për realitetin virtual, dhe shpreson se ajo do të arrijë deri tek një numri maksimal njerëzish nëpër të gjithë botën.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Ngjarje me adresë ballkanike

KE-ja miratoi financimin e ndërlidhjes mes gazsjellësve të Bullgarisë dhe të Greqisë Komisioni Evropian vlerësoi pozitivisht qëllimet për ndërtimin e ndërlidhjes mes sistemeve të transportimit të gazit të Bullgarisë dhe të Greqisë...

botuar më 18-11-12 3.43.MD

Një aplikacion i ri mobil prezanton ofertat dhe shërbimet më të leverdishme brenda disa sekondash

Konsumatorët e shërbimeve mobile dhe të internetit bëhen gjithnjë e më shumë, por kjo nuk duhet të na trembë. Le të pranojmë se tashmë mund ta përdorim këtë lloj komunikimi në dobinë tonë. Çdo ditë ndihmësit virtualë, të cilët e lehtësojnë jetën..

botuar më 18-11-12 1.09.MD

“KaritArt” zhvillon sipërmarrësinë sociale mes të rinjve me aftësi të kufizuara

Historia e organizatës më të madhe bamirëse të Eksarkisë Katolike Apostolike në Bullgari – “Karitas Sofja”, e cila merret me veprimtari, të lidhur me ndihmën e njerëzve me status më të ulët social, tanimë është 25-vjeçare. Si një vazhdim i..

botuar më 18-11-12 12.49.MD