Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shqisat zbulojnë lidhjet e padukshme midis banuesve të qytetit

БНР Новини

Një ekspozitë e pazakonshme lehtëson komunikimin midis njerëzve, të cilët ndajnë një mjedis të përbashkët, nëpërmjet ndikimit mbi shqisat e tyre. Dhe e gjithë kjo – me qëllim që të evitojnë dallimet, që të ndihen më të afërt dhe së bashkë të njohin qytetin, të cilin e përmbushin përditë me emocione dhe përjetime.

Qyteti nuk përbën vetëm prej godinash, rrugësh dhe trotuaresh, por ai mban përjetimet dhe përvojën e qytetarëve të vet. Prandaj dhe studimi i tij kalon përmes shqisave dhe vështrimit të  vëmendshëm të komunikimit dhe lidhjeve, të cilat banuesit i kanë mes njëri-tjetrit. Pikërisht këtë metodikë e zgjedhin shkencëtarët nga katedra “Etnologjia” pranë Universitetit të Plovdivit, që të mund të studiojnë zonat e perceptimit në komunikimin midis personave me aftësi të kufizuara dhe institucioneve. Në një konferencë ndërkombëtare në qytetin e tyre ata prezantuan projektin e vet “Etnografia e perceptimit e qytetit”.

Etnografia e perceptimit është një metodë shkencore, e cila supozon punë në teren – vajtjen në një vend të caktuar dhe vërejtjen e njerëzve, marrëdhëniet e tyre, modelet kulturore – shpjegoi docentja Meglena Zllatkova. Në këtë projekt ne tereni ynë është qyteti – vendi ynë i përbashkët për të jetuar. Theksin e vumë mbi lidhjet e padukshme ndërmjet banuesve të qytetit. Sepse që të gjithë ne i kemi shqisat tona: ndiejmë, shikojmë, dëgjojmë, nuhasim, provojmë, prekim qytetin.

Për punën e tyre në teren shkencëtarët kanë zgjedhur 2 institucione sociale, në të cilat janë bërë dëshmitarë sesi personat me aftësi të kufizuara bien në situata të moskuptimit dhe të pamundësisë të ushtrojnë të drejtat e tyre të qytetarit. Në qoftë se për shembull një njeri i verbër duhet të plotësojë dokumente, ai është i detyruar ti besojë ndonjë personi të rastit, duke i dhënë atij letërnjoftimin, me qenë se nëpunësit nuk kanë të drejtën të ndihmojnë. Me disa masa elementare mjedisi në zyrat mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme – në qoftë se vendosen  shirita me reliev dhe instruktime me zë. Dhe ky është vetëm një nga shembujt e përmendur në diskutimin “Institucionet “në dialog” me qytetarët me aftësi të kufizuara”.

Снимка

E vendosëm fjalën dialog në thonjëza, sepse po vëmë re vështirësitë, të cilat hasin qytetarët që nuk disponojnë me të gjitha shqisat e tyre në komunikimin me institucionet – tregon docentja Meglena Zllatkova. Dhe po kështu u bëmë dëshmitarë të vështirësive që duhet t’i përballojnë nëpunësit socialë, të cilët nuk janë përgatitur, nuk kanë kualifikim për punë me njerëzit me aftësi të kufizuara. Kur ishin në terren, njerëzit me aftësi të kufizuara  na treguan për problemet e tyre të lidhura me politikat e shtetit. Mjerisht, për ta nuk mund të propozojmë ndonjë zgjidhje, por në duart tona është që t’i ndryshojmë gjërat e vogla – të tregojmë respekt, që mos sillem duke treguar diskriminim.

Ky është mesazhi i ekspozitës interaktive, të hapur në kuadrin e konferencës – vetëm në qoftë se e vëmë veten në vendin e tjetrit, do ta kuptojmë atë dhe do ta bëjmë botën tonë në të vërtetë të përbashkët.

Снимка

Ky ekspozitë na ofron mundësi lehtësisht të kuptojmë problemet e personave me kufizime të ndryshme ose ato të një nëpunësi social – tregon doktorantja Maria Sllavçeva. Kemi siguruar audio udhëzime me zë dhe një sërë erërash, të cilat takohen më shpesh në sallat e pranimit të institucioneve, që të mund përmes lojërave të ndryshme njerëzit  të kuptojnë vështirësitë e të dyja palëve. Për shembull, që të mund të provojnë përjetimet e një personi të verbër në komunikimin me institucionet, vizituesit përpiqen të plotësojnë dokumente me sy të lidhura. Duke ndjekur udhëzimet audio, ata duhet të plotësojnë dokumentet duke përdorur një shabllon që lehtëson punën e të verbërve. Ndihmesat e punuara prej nesh, do t’ua ofrojmë të gjitha institucioneve sociale, përfshi dhe Qendrës Kombëtare për Rehabilitimin e të Verbërve, qe ku tanimë treguan interes.

Përgatiti në shqip: Nataniella Vasileva

Foto: arkiv personal dhe aceamediator.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD