Informacion i dobishëm dhe kauza bamirëse i bashkojnë bullgarët në BGInfotag në Vjenë

Konsultime, seminare, stenda informative dhe mundësi për kontakte personale me ekspertë në sfera të ndryshme të jetës – kjo është BGInfotag – Dita e Informacionit për bullgarët në Vjenë. Aktiviteti, që zhvillohet me iniciativë të mediave bullgare në kryeqytetin austriak me përkrahjen e ambasadës bullgare atje, do të mbahet më 10 nëntor.

Dita e Informacionit, e cila i është drejtuar përmirësimit të informimit të bashkatdhetarëve tanë mbi tema aktuale, të lidhura me jetesën në Austri, do të zhvillohet për të tretin vit me radhë. Programi parashikon debate dhe konsultime, që kanë qëllim të sqarojnë hapat e parë në legalizimin e qëndrimit dhe në sigurimin e aksesit te sistemi social në Austri, të drejtat e punonjësve, kushtet në raste shtatzënie dhe lindjeje dhe shumë tema të tjera të rëndësishme.

Снимка

СнимкаKjo është një ngjarje, e cila grumbullon ekspertë në sfera të ndryshme – avokatë, kontabilistë, mjekë, konsulentë, të cilët i konsultojnë falas bashkatdhetarët e tyre. Vitin e kaluar Dita e Informacionit grumbulloi mbi 600 veta. Tani po presim që ata të jenë më shumë, sepse përveç ekspertëve bullgarë dhe specialistëve nga Austria kemi ftuar edhe të tillë nga Bullgaria, të cilët t’u përgjigjen nevojave të bullgarëve në Vjenë për më shumë informacion. Gjatë viteve të kaluara deri tani aktiviteti është informativ, por për herë të parë në këtë edicion do të ketë një pjesë të vogël kulturore – paraqitja e dokumentarit të gazetarit Georgi Toshev për aktoren e madhe bullgare Nevena Kokanova. Përveç kësaj ne bullgarët në Vjenë organizojmë akoma në aktivitet – gjatë muajit maj, aktivitet ky i cili i është kushtuar kulturës dhe traditave bullgare", tha Ivan Karçev, producent i mediave bullgare në Vjenë dhe organizator i BGInfolag.

Pyetjes nëse iniciativa të tilla bullgare kanë jehonë në hapësirën informative austriake dhe si është paraqitur Bullgaria atje Karçev iu përgjigj se për fat të keq vendi ynë është paraqitur kryesisht me lajme të këqija, por programi televiziv bullgar, i cili transmetohet nga televizioni vendas dhe është dubluar në gjuhën gjermane, gëzon një interes të madh. “Bashkësia bullgare në Vjenë është e vogël dhe nuk gëzon popullaritet kaq të madh, si ajo serbe dhe ajo turke. Kështu qe ata nuk dinë shumë për ne, por austriakët kanë dëshirë të mësojnë më shumë për specifikat tona kulturore, vallet dhe zakonet bullgare” – na tregon Ivan Karçev.

Снимка

Gjatë Ditës së Informacionit për bullgarët në Vjenë “bashkësia e vogël bullgare” do të ketë mundësi të përkrahë kauza bamirëse me potencial të madh. Një prej tyre është “Lokomat për Bullgarinë”, e iniciuar nga dr. Anelia Hohvater, e cila ka qëllim grumbullimin e mjeteve për blerjen e një roboti zviceran për rehabilitim të njerëzve me probleme motorike në Bullgari. 

Снимка

Për të dytin vit me radhë lodrat e bukura të krijuara nga nënat me fëmijë me çrregullime nga sajti “Ole male!” do të jenë të pranishme në Ditën e Informacionit të bullgarëve në Vjenë. Bashkatdhetarët tanë do të mund t’i përkrahin, por edhe të përfshihen në fushatën për grumbullimin e kapakëve plastikë “Kapakë për të ardhmen”. Po t’i dorëzojnë në stendën e “Ole male!” ata do ta ndihmojnë blerjen e akoma një inkubatori për spitalet në Bullgari.

Mikpritësi i BGInfotag 2018 – Dita e Informacionit për bullgarët në Vjenë, është godina e Përfaqësisë së Përhershme të Republikës së Bullgarisë pranë OKB-së, OSBE-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Vjenë. (Rechte Wienziele 13, 1040 Wien).

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bgmedia.at/infotag/
Më shumë nga rubrika

Në “Miq në katër këmbë” shërojnë me shumë dashuri

Jo larg qytetit Veliko Tërnovo është vendosur një botë magjike, e cila zotëron sekretin e një magjie të vetme-transformon edhe njeriun me zemër prej guri me shumë dashuri. Në fermën e Verës dhe të Viktorit i presin miqtë me vrull, gumëzhimë..

botuar më 18-11-16 1.46.MD

Ngjarje me adresë ballkanike

KE-ja miratoi financimin e ndërlidhjes mes gazsjellësve të Bullgarisë dhe të Greqisë Komisioni Evropian vlerësoi pozitivisht qëllimet për ndërtimin e ndërlidhjes mes sistemeve të transportimit të gazit të Bullgarisë dhe të Greqisë...

botuar më 18-11-12 3.43.MD

Një aplikacion i ri mobil prezanton ofertat dhe shërbimet më të leverdishme brenda disa sekondash

Konsumatorët e shërbimeve mobile dhe të internetit bëhen gjithnjë e më shumë, por kjo nuk duhet të na trembë. Le të pranojmë se tashmë mund ta përdorim këtë lloj komunikimi në dobinë tonë. Çdo ditë ndihmësit virtualë, të cilët e lehtësojnë jetën..

botuar më 18-11-12 1.09.MD