Kori i fëmijëve i BNR-së është në turne në Hungari

Salla "Bela Bartok"
Foto: www.artecconsultants.com

Kori i fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare po ndodhet në turne në Hungari. Të enjten është në Budapest, ku fëmijët do të këndojnë në sallën kombëtare të koncerteve “Bela Bartok” me rastin e përvjetorit të 75-të të Orkestrës Simfonike të Radios Publike të Hungarisë. Më 9 nëntor në kishën "Fjetja e Hyjëlindëses" ("Main Parish Church the Assumption”) dy koret e fëmijëve – ai i Radios Kombëtare Bullgare dhe ai i Radios Publike të Hungarisë do të prezantojnë programe të posaçme. Formacionet do të interpretojnë së bashku dy vepra emblematike – “Ave maria” të Zoltán Kodaly dhe “Natën e mirë” të Parashkev Haxievit. Sipas dirigjentjes së dytë të korit bullgar Teodora Dimitrova turneja është një mundësi e shkëlqyer për bashkëpunim me korin hungarez.


Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova është e shqetësuar për bullgarët në Britaninë e Madhe

Të drejtat e bashkatdhetarëve tanë në Britaninë e Madhe janë të rrezikuar nëse zhvillohet Brexit i fortë. Bullgaria bashkë me shtetet e tjera, që kanë diaspora serioze në ishull duhet të shtrojë kushte të caktuara para Londrës për të mbrojtur të drejtën..

botuar më 19-01-17 2.40.MD
Z. Tomisllav Donçev (majtas) dhe z. Koço Angushev

Sofja dhe Shkupi lehtësojnë kontrollin kufitar dhe mjedisin e përbashkët të biznesit

Regjimi kufitar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë do të lehtësohet. Për këtë u morën vesh në Forumin bullgaro-maqedonas të biznesit në Shkup Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev dhe homologu i tij maqedonas mbi çështjet ekonomike Koço Angushev. Të dy u..

botuar më 19-01-17 1.04.MD
z. Jyrki Katainen

Bullgaria përfshihet aktivisht në planin “Junker”

Bullgaria zë vendin e shtatë në BE për nga vëllimi i investimeve nëpërmjet planit “Junker”. Vendi po përparon shumë mirë. Nuk ka vend për t'u shqetësuar, projektet e financuara do të përkrahen edhe në të ardhmen nga Brukseli. Këtë e deklaroi para..

botuar më 19-01-17 12.23.MD