Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhimet kinematografike bullgare provokojnë interes jashtë shtetit

БНР Новини

Shumica e filmave bullgare të krijuara gjatë dy viteve të fundit janë përkthyer dhe treguar para publikut të huaj. Studimi për këtë është bërë nga gazetarët dhe ai tregon se pothuaj 82% e prodhimit kinematografik bullgar arrin deri tek publiku përtej kufirit.

17 janë titujt më të njohur, të cilët dolën në treg në 24 muajt e fundit dhe vetëm tre prej tyre nuk ishin përgatitur për publikun e huaj. “Lartësimi”, “Drejtimet”, “Knockout, apo gjithçka që ajo shkroi”, “Aga”, “I gjithpranishmi”, “Çamçakëz për flluska”, “Armiqtë” janë vetëm disa prej titujve që tërhoqën interesin e publikut. Filmat bullgare janë treguar në Shqipëri, Francë, Poloni, Zvicra, Gjermani, SHBA. Kinemaja bullgare ka qenë edhe në Katar, Egjipt dhe Dubai.

Lajmi i fundit i mirë vjen nga Festivali ndërkombëtar i kinemasë dokumentare Doc në Lajpcig. Atje filmi “Pallatet e popullit” i Boris Misirkovit dhe Georgi Bogdanovit  mori çmimin e publikut për vitin 2018.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD