Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paga mesatare në Bullgari shënon rritje prej 7.5 për qind në vit, konstatoi statistika

Foto: BGNES

Paga mesatare mujore në vend gjatë tremujorit të vitit është 1117 leva (rreth 560 euro), konstatoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Ajo pakësohet me 0,7për qind në krahasim me tremujorin e dytë. Megjithëse është pakësuar në krahasim me qershorin e këtij viti, paga mesatare gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018 shënon rritje prej 7.7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Puna me pagim më të lartë mesatar në muaj është lidhur me krijimin dhe përhapjen e informacionit dhe të produkteve krijuese, si dhe telekomunikacionet, përkatësisht 2 661 leva (rreth 1331 euro). Në polin tjetër është puna në hotele dhe restorante, ku paga mesatare është 707 leva (rreth 350 euro). Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paga mesatare mujore në sektorin publik rritet me 9.2 për qind, ndërsa në atë privat – me 7.3 për qind.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD

Deputetët votuan Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë deri në vitin 2030

Kuvendi Popullor miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetit deri në vitin 2030. Dokumenti përcakton tri qëllime kryesore: përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mjedisit; garantimin e sigurisë shëndetësore dhe reduktimin e pabarazive; menaxhim..

botuar më 24-04-18 6.07.MD