Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian ndërpret pjesërisht monitorimin e Bullgarisë dhe është gati ta anulojë krejtësisht mot

| rinovuar më 18-11-13 6.40.MD
Foto: news.bnt.bg/

Në qoftë se Bullgaria vazhdon të punojë dhe bën po të njëjtat përpjekje, monitorimi  mund të përfundojë përpara fundit  të mandatit të këtij Komisioni Evropian gjatë vitit 2019. Këtë e deklaroi zëvendës-kryetari i Komisionit Evropian Frans Timmermans gjatë shpalljes së raporteve për Bullgarinë dhe Rumaninë mbi Mekanizmin e Bashkëpunimit dhe Verifikimit. Sipas raportit, Bullgaria shënon përparim rreth rekomandimeve të Komisionit nga viti 2017 - disa prej tyre konsiderohen si të kryera, kurse të tjera janë afër qëllimit. Në këtë etapë Komisioni Evropian e ndërpret pjesërisht monitorimin mbi Bullgarinë për luftën me korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe reformën e drejtësisë.

Në raport vihet në dukje po kështu një keqësim i konsiderueshëm të mjedisit të medieve në Bullgari gjatë viteve të fundit, gjë e cila e rezikon shoqërinë nga kufizimi i qasjes tek informacioni dhe mund të ketë një ndikim negativ mbi pavarësinë gjyqësore në raste të sulmeve personale kundër gjyqtarëve përkatës në media të ndryshme.

Për Rumaninë Timermans vuri në dukje se është arritur shumë, më në veçanti në luftën me korrupsionin nëpër nivelet e larta dhe në pavarësinë e sistemit gjyqësor, por viti i fundit jo vetëm se e ka vonuar ritmin e reformave, por ka dhe një kthim mbrapa.
 

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekarina Zaharieva shënoi se mediat nuk janë objekt i monitorimit nga ana e Brukselit. Ajo e përcaktoi raportin e Komisionit Evropian për vendin tonë si objektiv. Ministrja e drejtësisë Cecka Caçeva e vlerësoi gjithashtu raportin e Komisionit Evropian si pozitiv, objektiv dhe i cili i vlerëson qartë rezultatet e arritura dhe pakthyeshmërinë e reformave të realizuara.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD