Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nata Evropiane e Teatrit kthehet në një takim global me emrat e mëdhenj bullgarë të teatrit, operës dhe muzikës

Vitin e dhjetë me radhë më 17 nëntor në 12 shtete shënohet Nata Evropiane e Teatrit. Që prej disa vitesh Bullgaria gjithashtu është pjesë e kësaj nisme kulturore ndërkombëtare dhe aktivitetet kushtuara natës fitojnë një popullaritet gjithnjë e më të gjerë ndër publikun.

Sivjet ata realizohen me përkrahjen e Bashkisë së Kryeqytetit dhe Ministrisë së Kulturës. Në kuadrin e iniciativës krahas skenave teatrore dhe hapësirave alternative art organizohet edhe një aktivitet digjital. Në një studio vizuale online artistë të njohur si Vllado Karamazov, Darin Angellov, Hristo Mutafçiev, Sillvija Petkova, Vesella Babinova, Marta Petkova, Ivan Bërnev, Ana Papadopullu etj. do të bisedojnë sy më sy me admiruesit e tyre. Në formatin special Live Cam (kamera e drejtpërdrejtë) tema është “Teatër, opera, balet – jashtë të folurit skenik”. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë spektatorët do të kenë mundësi t’u drejtojnë artistëve pyetjet e tyre. Në këtë transmetim nëpërmjet një lidhje video do të përfshihen edhe dirigjenti Maksim Eshkenati nga Los Angjelis dhe tenori Kalludi Kalludov. Ky program do të jetë i arritshëm për shikim si në Bullgari, ashtu edhe në mbarë botën.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD