Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Alarma Punk Jazz feston përvjetorin e vet të 10-të

Muzika e çuditshme dhe e bukur

БНР Новини
Foto: Asja Çaneva

Festivali Alarma Punck Jazz i organizuar nga Programi “Hristo Botev” i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) sivjet shënon përvjetorin e tij të 10-të. Zanafillën e vet festivali e ka në një rubrikë muzikore dhe në një drejtues të radios me karrierë të shkurtër të muzikantit – Cvetan Cvetanov:

Drejtoj rubrika në radio tashmë 25 vjet, 17 vjet prej të cilave – në Radion Kombëtare Bullgare – tregon Cvetan Cvetanov. Në vitin 200 humba pjesërisht dëgjimin dhe vazhdimi i veprimtarisë sime si muzikant u bë i pamundshëm. Isha i ri dhe isha para dilemës – se si të vazhdoja rrugën time . Atëherë fillova të udhëtojë nëpër botë me qëllimin e vetëm – të dëgjoj muzikë. Për 5-6 vjet vizitova shumë festivale – të afërta dhe të largëta, në Ballkan arrita të krijoj një “rrjet” të vet dhe i mora mësimet nga më të mirët. Rreth nesh ka festivale, në të cilat jo vetëm se mund të takosh muzikantë të ndryshiëm, atje në të vërtetë mund “ta dëgjosh botën”. Për shembull në festivalin e muzikës xhaz në Shkup bëra një intervistë me Ron Carter, takova Ornette Coleman dhe shumë muzikantë të shquar, disa prej të cilëve tashmë kanë ndërruar jetën. Në moshën 28 vjeç (atëherë) kisha dëgjuar aq shumë muzikë, kisha grumbull aq shumë informacion dhe dija se si bëhen, si organizohen festivalet në botë. E gjithë kjo u bë para se të filloja me Alarma Punk Jazz. E organizova në mënyrë spontane, duke përpjekur të plotësoja disa disa hendeqe në mënyrën e organizimit të festivaleve tek ne. Nuk pushoj të pyes veten. Për shembull – se si unë, që akoma nuk kam mbushur 40 vjeç, jam i pari që i ka ftuar shumë muzikantë të shquar në perëndim të karrierës së tyre, të cilët tashmë i pranojmë për klasikë muzikorë .

Në të vërtetë Alarma Punk Jazz prezahnton emra të panjohur për skenën bullgare, apo të tillë, që akoma nuk kanë ekzekutuar tek ne. Stilet janë tepër të ndryshme, por ka diçka që i bashkon:

СнимкаKur flas për parapëlqimet e mia i jam shumë falënderues muzikantit, aktorit dhe filozofit amerikan John Lurie për shprehjen e tij, që u bë titulli i kompanisë së tij muzikore - Strange and Beautiful Music (muzika e çuditshme dhe e bukur) – është përgjigja e Cvetanit. Le të kujtojmë se “Alarma” është rubrika për kulturë e programit “Hristo Botev” të orientuar ndaj angazhimt social dhe publik. Në kontekstin e saj u themelua dhe festivali. Muzika, të cilën e prezantojmë “flet diçka”, tregon realitetin, në të cilin po jetojmë. Rubrika fillon në orën 21.30 dhe vazhdon deri më 23.00 – një kohë shumë e përshtatshme për transmetime të drejtpërdrejta. Dhe për sa i përket muzikës dhe stilet – gjithçka që ndodhet midis xhazit dhe punkut. Para themelimit të festivalit në vazhdim të disa viteve frekuentova koncertet në studion e dytë të Radios Kombëtare Bullgare, të organizuara nga Milen Panajotov (koleg në programin “Hristo Botev”). Kështu grumbullova përvojë për sa i përket organizimit. Deri në vitin 2012 festivali zhvillohej dy herë në vit në kuadrin e pesë ditëve dhe tërë festivali ishte transmetuar në eterin radios (pavarësisht se ku zhvilloheshin koncertet). Më vonë ndryshuam konceptin dhe tani organizojmë koncerte mujore – kështu është më komode për publikun.

Deri në fundin e vitit mbeten akoma dy koncerte nga afishja e Alarma Punk Jazz. Më 23 nëntor në Studion e parë të BNR-së do të ekzekutojnë Eyot nga Serbia. Grupi është në Bullgari për herë të gjashtë në kuadrin e shtatë viteve.

I quajnë “Nirvana” e xhazit evropian. Muzika e tyre është introspektive, është xhaz shumë melodik dhe me ritmikë ballkanike, e cila shfaqet në mënyrë të rafinuar. Për herë të parë erdhën në Bullgari në vitin 2011 – ne festivalin tonë. Menjëherë pas kësaj morën ftesa për shumë koncerte dhe njohja e madhe nuk vonoi. Por miqësia jonë mbeti. Të premten do të ekzekutojnë të paktën dy orë, sepse edhe ata kanë përvjetor – 10 vjet nga krijimi i bandës. Të njëjtën natë do të dëgjojmë Maja Alvanovic me MajaMisty Trio, e cila është për herë të parë në Bullgari. Në trio marrin pjesë muzikantë të tjerë të njohur - Lav Kovac dhe Ervin Malina. Më 29.11 është koncerti i fundit për vitin 2018. Për të kemi ftuar Toby Driver – muzikant nga Nju Jorku, i cili u bie shumë instrumenteve dhe i cili është akoma këngëtar, kompozitor, poet. Ai do të prezantojë albumin e tij të ri, në të cilin ka histori për fantazma, surrealizëm... Ai do të vijë me formacionin e tij. Bateristi Charlie  Schmid  nga grupi i tij do të prezantojë programin Del Judas, kurse zhanri është Gothic Americana…

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD