Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritjet e biznesit bullgar për 2019 janë pozitive

Rritja e të ardhurave nuk është një masë që do t’i bëjë nëpunësit më kompetentë, dhe më të disiplinuar, tregon analiza e bërë nga biznesi

БНР Новини

Në fundin e secilit viti kalendarik sipas traditës bëjmë bilanc – se çfarë kemi arritur dhe çfarë mund të presim gjatë 12 muajve të ardhshme. Viti 2019 do të jetë zgjedhor e prandaj politikanët po premtojnë më shumë. Ata i ushqejnë shpresat, kryesisht ndër bullgarët në moshë aktive për punë, se të ardhurat e tyre do të shtohen dhe se puna e tyre do paguhet mirë, se norma e inflacionit do të mbetet e ulët, se taksat dhe tarifat do të mbeten të njëjtat siç ishin ato gjatë këtij viti. Lajmet e mira janë se 10% do të jetë rritja e pagave në sektorin buxhetor, kurse rritja e të ardhurave të mësuesve do të jetë akoma më e konsiderueshme dhe do të arrijë 50%. Në këtë situatë përfaqësuesit e biznesit mbeten të pakënaqur.

СнимкаShoqëria po i përballon sfidat e rritjes së pagës minimale në disa sektorë të ekonomisë bullgare gjatë vitit 2018. Rritja e qëndrueshme e pagave duhet të jetë ndërlidhur vetëm me arritjen e qëllimeve konkrete” – është i mendimit Cvetan Simeonov – kryetari i Dhomës së Ekonomisë dhe Industrisë të Bullgarisë: “Në sferën e arsimit mendojnë se pasi e rritin pagën e të punësuarve, menjëherë do të arrihet një cilësi më të lartë të kuadrove që dalin nga shkollat bullgare. Kjo nuk është kështu dhe mund të dalë se 40% prej maturantëve vitin e ardhshëm do të jenë funksionalisht analfabetë. Ka firma. të cilat tashmë vetë i përgatitin kuadrot e tyre, duke filluar përgatitjen e nxënësve në klasën e tetë dhe duke shpresuar se pas tri vitesh do të kenë teknikë të kualifikuar. Por ata hasin probleme të mëdha, sepse mësuesit në lëndët teknike janë detyruar të fillojnë me shkrim-lexim – realiteti është i dhimbshëm, por duhet ta pranojmë, kryesisht në disa regjione të vendit.”

Cvetan Simeonov prezantoi në fundin e javës së kaluar të dhënat e një studimi të madh ekonomik ndër 45 mijë firma nga 26 shtete evropiane, ndër të cilat ka edhe 500 biznese bullgare. Në të janë analizuar vështirësitë e kompanive në punën e tyre të përditshme, të ardhurat e pritura nga veprimtaria e tyre në vend dhe jashtë shtetit, planet për investime dhe për punësimin e kuadrove, kështu edhe pritjet për klimën e biznesit në shtetin përkatës. Për sa i përket Bullgarisë biznesi pret një vit më të mirë në krahasim me vitin 2018. Gjysma e të anketuarve prognozojnë rritje në të ardhurat e tyre, vetëm 10% mendojnë se klima për biznes do të përkeqësohet. Pritjet  për inflacion janë midis 3 dhe 4%, ato për deficitin – 0,5%.prej buxhetit shtetëror. Problemi kryesor për firmat bullgare mbetet kërkimi i punëtorëve të përgatitur. Vështirësitë e tjera janë lidhur me gjendjen e pabarabartë të regjioneve të ndryshme në vend. Firmat nga Bullgaria Veriore shprehin pakënaqësinë e tyre për shkak të mungesës së autostradës dhe rrugëve të mira – kjo i vendos ato në disavantazh në krahasim me konkurrentët e tyre në Bullgarinë Jugore.

Bizneset bullgare gjithnjë e më saktë arrijnë të vlerësojnë situatën dhe pritjet e tyre janë më realiste në krahasim me firmat, të cilat punojnë në sektorët përkatës në shtetet e tjera” – mendon Cvetan Simeonov dhe vazhdon: “Biznesi dhe investitorët janë shumë të vëmendshëm dhe me kujdes e ndjekin situatën. Shpesh deklaratat e përfaqësuesve të opozitës menjëherë ndikojnë planet e tyre potenciale. Disponojmë me informacione për këtë se afaristë kanë shtyrë investimet e tyre tek ne për shkak të deklaratave për mundësinë për aplikimin e normave progresive tatimore – diçka që do të rritë shpenzimet e investitorëve Pa analiza të mira dhe të thelluara nuk duhet folur për ndryshime fiskale – bile që qoftë se bëhet fjalë për uljen e TVSH-së në disa sektorë. Shpenzimet më të mëdha për punë janë rreziku më i madh për klimën e biznesit në vend, mendojnë përfaqësuesit e bizneseve. Në tregjet e jashtme shqetësimet janë më pak se sa janë ato tek ne. Si përfaqësues të punëdhënësve vazhdojmë të insistojmë për mekanizëm për përcaktimin e pagës minimale dhe për heqjen e pragut të pagës minimale për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Mosmarrëveshjet tona me qeveritarët po shtohen edhe për shkak të rritjes së pagës minimale, që sipas nesh është e paarsyetuar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD