Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zllatina Ruseva për Festivalin e kulturës bullgare në Bruksel

БНР Новини
Foto: festivalmillenium.org

Më 30 nëntor në kryeqytetin belg përfundon edicioni i tetë i festivalit  të kulturës bullgare atje. Le të rikujtojmë se ai organizohet  nga Qendra Kulturore “Diogen”, kurse themeluesja e tij dhe drejtoresha artistike është Zllatina Ruseva. Ajo është regjisore e dokumentareve dhe prej disa dekadave jeton në Bruksel. Një nga aktivitetet e saj kryesore është organizimi i Festivalit Ndërkombëtar të Kinemasë Dokumentare “Milenium”.

Vjet kishim parashikuar 15 ngjarje, na erdhën për vizitë 37 artistë bullgarë. Ishte kaq e vështirë organizimi, saqë vendosa të heq dorë dhe bile mendova se ky ishte festivali i fundit – tregon Zllatina. Përpjesëtimet atëherë ishin më të mëdha por mjerisht festivali nuk mori asnjë përkrahje, pavarësisht se kishte mundësi për një fushatë të gjerë reklamore nga ana e mediave në kuadrin e Presidencës bullare të Këshillit të Bashkimit Evropian.Por, kjo mbeti në të kaluarën. Sivjet  ambasada jonë në Mbretërinë e Belgjikës na përkrahu përmes një programi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, që na lejoi të mbulojmë të paktën një pjesë prej shpenzimeve. Festivali sivjet është më i vogël, por u munduam të që programi të jetë i larmishëm me dy theksa kryesorë –kinema dhe ngjarje për fëmijët. Zgjodhëm disa nga filmat më të rinj bullgarë. Në hapje treguam filmin “I gjithëpranishmi” ( të regjisorit Iljan Xhevelekov)-propozimi bullgar për “Oskar”. Interesi ishte shumë i madh dhe prandai organizuam një projektim tjetër.”

Fokusi i dytë është diçka të cilën do të donim ta bëjmë vazhdimisht. Në Belgjikë ka një bashkësi të madhe bullgare. Por fëmijët në shumicën e rasteve nuk kanë lidhje të mjaftueshme me kulturën bullgare dhe ka rrezik që të rriten pa një ndjenjë për një përkatësi kulturore dhe identitet. Prandaj po mundohemi të organizojmë sa më shumë ngjarje me një tematikë fëmijësh. Sivjet ftuam teatrin e qytetit Burgas me “Tumba-llumba” – një spektakël i shkëlqyer pa fjalë, me motive folklorike dhe mitologjike, me muzikë, valle dhe kukulla. Në të erdhën dhe shumë të huaj. Spektakli i dytë i këtij teatri “Princeshat dhe kuçedra” po kështu provokoi interes dhe po kështu do të tregojmë përsëri. Fëmijët gëzohen shumë dhe me të vërtetë kanë nevojë aktivitete të tilla. Kuptohet, në program kishte dhe lexime letrare, muzikë. Sivjet pothuajse të gjitha filmat dhe spektaklet ishin me titra në anglisht dhe publiku ishte shumë i larmishëm - belgë, të huaj  të cilët punojnë në institucionet e këtush me radhë... Po e mbyllim festivalin me filmin “Lartësimi”(në bazë të romanit me të njëjtin titull të Milen Ruskovit me  regjisor Viktor Bozhinov). Si zakonisht, pas ngjarjes së fundit do të ketë dhe takim me një gotë verë.Festivali ynë është jo vetëm një mundësi për takim me kulturën bullgare. Ai është një vend i kërkuar për komunikim midis njerëzve, për njohuri të reja, të cilat provokojnë ide të reja për më shumë aktivitete bullgare.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..

botuar më 24-03-22 6.55.PD
Foto: Adnan Beci

Prof. Zlatimir Kolarov prezanton romanin e tij "Në sipërfaqen e hollë të akullit" në Tiranë

Me nota artistike, ngrohtësi edhe shumë interes, kështu shkoi prezantimi i librit “Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov , në ambientet e vilës "Sofja", në qytetin e Tiranës. Interesi për librin ishte i madh. Në..

botuar më 24-03-15 4.20.MD