26 filma bullgarë do të paraqiten në Monreal

Skenë e filmit “8 minuta e 19 sekonda”

Nga data 29 nëntor deri më 6 dhjetor kinemaja e re bullgare do të paraqitet në Monreal. Sinemateka e Kebekut (La Cinémathèque québécoise) do të jetë mikpritës i panoramës prej 26 titujsh të rinj kinematografikë, disa prej të cilëve janë me çmime dhe nominime prestigjioze nga festivale të ndryshme.

Filmat e zgjedhur janë si produkte më të mëdha ndërkombëtare, ashtu dhe të tilla më të vogla me buxhet të ulët. Qëllimi është që kinemaja bullgare të promovohet para një publiku sa më të gjerë ndërkombëtar.

Kjo është retrospektiva e dytë e këtij lloji të kinemasë sonë në Kanada pas vitit 2002. Hapja është me premierën në Amerikën Veriore të filmit-omnibus mbi tregimet e Georgi Gospodinovit “8 minuta e 19 sekonda”. Ndër titujt janë Vivaldi Winter – filmi më i ri vizatimor i regjisorit Teodor Ushev, “Prekja” me regji të Velisllav Kazakovit, i cili jeton në Monreal, filmi bullgaro-kanadez “Jeta e re” i Stefan Ivanovit etj. 

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë paraqet Sofjen përmes syve të fotografëve italianë

Nga 21 maji deri më 4 qershor Galeria e Kryeqytetit “Serdika” është duke prezantuar ekspozitën e foto-kolektivit “Cesura” – “Photobuster”. Fotografët italianë mbërritën në Bullgari para disa javësh dhe filluan ta fotografojnë Sofjen. Ekspozita e tanishme..

botuar më 19-05-26 2.10.MD

Arti me kauzë i cili e hap shpirtin drejt dashurisë së pakushtëzuar

Arti është një shprehje e synimit drejt bukurisë dhe fluturimit të mendimit, ai e prek shpirtin edhe të njeriut të arsimuar, edhe të atij të pashkolluar, sepse buron nga zemra. Pikërisht përmes artit, fëmijët me aftësi të kufizuara mund të shprehin veten..

botuar më 19-05-21 2.20.MD

Një fond i posaçëm do të popullarizojë trashëgiminë kulturore dhe historike të vendeve të Evropës Juglindore

Një fond të përhershëm bashkëpunimi në fushën e kulturës krijuan vendet e Evropës Juglindore. Vendimi për këtë ishte marrë në takimin e Këshillit të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore në Sofje. Gjatë vitit të kaluar ky Këshill ishte nën..

botuar më 19-05-20 2.59.MD