Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një legjendë e forcave detare vazhdon jetën e vet

БНР Новини

Nëndetësja e fundit ushtarake bullgare “Sllava” (“Lavdia”) mund të fillojë jetën e saj të re si muze e flotës nëndetëse. Tashmë 7 vjet ajo ndodhet në portin e qytetit Varna dhe pret ndonjë vendimi për fatin e saj të mëtejshëm. Me kalimin e kohës anija rrezikohet të kthehet në mbeturina. “Brezi i shpëtimit” për të është propozimi i fondacionit “Beloslavsko staklo” (“Qelqi i Bellosllavit”), i cili do të angazhohet me shndërrimin e nëndetëses në objekt turistik.

Akoma nuk është sqaruar se ku pikërisht do të vendoset eksponati i vlefshëm, por investitori do të fitojë të drejtën ta përdorë objektin në vazhdim të 10 vjetëve. Ndoshta “shtëpia” e re e “Sllavës” do të jetë Liqeni i Bellosllavit, i cili ndodhet në afërsi të qytetit Varna dhe është i rëndësishëm për transportin detar.

Planifikojmë që ta nxjerrim anijen në dok të thatë derisa përgatitim një vend të përshtatshëm për të. Do ta zgjedhim vendin në mënyrë që nëndetësja të mund të shihet nga anijet, të cilat lundrojnë në Liqenin e Bellosllavit”, shpjegoi Mariana Krësteva, drejtoresha e Muzeut Ushtarak në Varna. “Nëndetësja do të jetë hapur për turistët dhe vizitorët dhe ideja është që ajo të bëhet një objekt interesant turistik, kulturor dhe historik. Natyrisht kjo nuk do të jetë një punë e lehtë, ka nevojë për përpjekje të shumta dhe për mjete financiare. Në projekt kemi nevojë dhe për specialistë teknikë. Me siguri periudha e përgatitjes do të jetë e gjatë, sepse anija ka nevojë për restaurim dhe përpunim serioz. Duhet të eliminohen proceset e korrozionit dhe të restaurohen elementet që po mungojnë. Dëshirojmë ta prezantojmë nëndetësen në pamjen e saj fillestare, ashtu siç ka qenë ajo në vitet e para pas ndërtimit.”

„Sllava“ është prodhuar në vitin 1960 në ish-BRSS. Gjatësia është 76 metra, gjerësia – 7 metra, pjesa e poshtme e futur nën ujë – 6 metra, thellësia maksimale e zhytjes – 300 m, shpejtësia maksimale mbi ujë – 15,3 nyja. Tregimi i doktores Mariana Krësteva na kthen në vitet e lavdishme të nëndetëses:


Kur vjen në Bullgari ajo ka qenë 25-vjeçare. Në atë kohë shteti ynë ka pasur mjaft përvojë në lundrimin nën ujë. Në fundin e viteve 80 të shekullit të kaluar Bullgaria ka pasur 4 nëndetëse – një arritje e konsiderueshme për një shtet aq i vogël si Bullgaria. Nuk duhet harruar se në kuadrin e Traktatit të Varshavës marinës ushtarake i është kushtuar një vëmendje të veçantë dhe bashkë me forcat e armatosura të BRSS-së janë zhvilluar stërvitje të shumta. Pas vitit 1989 kur situata politike u ndryshua krejtësisht tek ne dhe në botë, nëndetëset bullgare merrnin pjesë në stërvitje bashkë me forcat detare të Turqisë. Në fillimin e mijëvjeçarit të ri intensiteti i lundrimeve tashmë është më i vogël, më pak janë dhe nëndetëset në gjendje të përshtatshme për lundrim .Gjatë dhjetorit të vitit 2010 është zhvilluar lundrimi i fundit i anijes. Data e fundit të flotës nëndetëse bullgare është 01.11.2011, kur “Sllava” zyrtarisht është nxjerrë nga marina bullgare.”

Tani anija nëndetëse po pret jetën e saj të re. Një nismë në të cilën iniciatorët e kanë përkrahjen e plotë të Forcave ushtarake bullgare, Bashkimit të marinarëve dhe Muzeut Ushtarak të qytetit Varna, ku po ndodhet flamuri i nëndetëses “Sllava”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BGNES dhe museummaritime-bg.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD