Neshka Robeva do të ndihmojë sportin me një performancë spektakolare

Foto: dnevnik.bg

Një shou i stërmadh me mbi 300 artistë në skenë do të zhvillohet në sallën e parë të pallatit Kombëtar të Kulturës para Krishtlindjeve. Ish-trajnerja legjendare e gjimnastikës ritmike Neshka Robeva po përgatit spektaklin “Ka një shou të tillë”, të cilin qytetarët dhe mysafirët e Sofjes do të mund ta shikojnë më 12 dhjetor në orën 20:00. Shfaqja është bamirëse dhe mjetet e mbledhura do t’u ofrohen gjimnasteve të gjimnastikës ritmike dhe sportistëve të tjerë nga klubi “Levski”.

Sportistët dhe kërcimtarët më të shquar të Bullgarisë vijnë në Sofje për t’u bërë pjesë e ëndrrës së Krishtlindjeve të një vajze 6-çvjeçare. Ambicia e Neshka Robecvës është që të organizojë turne kombëtare me këtë spektakël.

Nuk është e pranueshme që sportistët të luten për mjete dhe të shkojnë në institucione të ndryshme për të kërkuar financim për çdo një veprimtari, për çdo pjesëmarrje në garë apo për secilin kamp sportiv, derisa në sallat e tyre s’ka kushte elementare për stërvitje dhe përgatitje. Ata vetë mund të sigurojnë parat, për të cilët kanë nevojë”, mendon Neshka Robeva.

Më shumë nga rubrika
Pjotr Nesterov

Një bullgar u bë tenisti numër 1 në Evropë te 16-vjeçarët

Sportisti bullgar Pjotr Nesterov u zgjodh tenisti numër 1 i Evropës te djemtë në moshën deri 16 vjeç njoftuan zyrtarisht nga Tenis Evropa. Me këtë arritje tenisti bullgar fiton qëndrim njëjavor në akademinë “Muratogllu” – një nga qendrat më moderne..

botuar më 18-12-18 5.47.MD

Në stadiumin “Junak” në qendrën e kryeqytetit u hap një shesh i akullt patinazhi

Në stadiumin “Junak” në   qendrën e kryeqytetit u hap një shesh i akullt patinazhi, pra aty ku në të kaluarën ishte sheshi i njohur i akullt për patinazh “Druzhba”. Rimëkëmbja e impiantit kushton 340 mijë euro. Parashikohet në shesh të..

botuar më 18-12-15 10.15.PD

Tajbe Jusein është mbajtësja e “Ikarit Sportiv” për arritjen më të mirë sportive të vitit

Kampionia botërore dhe evropiane e mundjes Tajbe Jusein në kategorinë deri në 62 kg fitoi titullin “Ikar Sportiv” për arritjen më të mirë sportive të vitit 2018 të fondacionit “Sporti Bullgar”. Ky është viti më i suksesshëm për Tajbe Jusein, pasi ajo u..

botuar më 18-12-11 3.45.MD