Mbi 90% prej studentëve bullgarë jashtë shtetit studiojnë në Evropë

Foto: BGNES

Gjatë vitit 2016 përgjithësisht 12 201 studentë bullgarë kanë studiuar jashtë vendit. 90,5% prej tyre (11 052 veta) ndodhen në universitete evropiane, tregojnë të dhënat e Evrostatit.

Për nga ky tregues Bullgaria renditet para vendeve si Suedia, Irlanda dhe Portugalia. Liderja për nga studentët jashtë shtetit është Britania e Madhe. Pak më shumë se 144 mijë britanikë studiojnë në universitete të ndryshme në Kontinentin e Vjetër. Në përgjithësi 700 mijë janë evropianët, të cilët studiojnë në shtete të tjera në kontinent.

Pothuaj gjysmë milionë evropianë nga Evropa ka në Azi. 791 prej tyre janë nga Bullgaria. Vendi ynë ndodhet para 6 shteteve të tjera evropiane për nga ky tregues. Lideri për nga studentët në Azi përsëri është Britania e Madhe me 220 mijë veta, pastaj renditen Gjermania dhe Franca.

177 studentë bullgarë studiojnë në Afrikë, 153 janë ata në Amerikën Veriore. Më pak janë studentët bullgarë në Amerikën Jugore – 19, kështu edhe në Australi dhe në rajonin afër kontinentit – 9.

Më shumë nga rubrika

Agimi i kërcimit latin në Bullgari dhe “Salsa doktorët”

Në vitet e socializmit, kur udhëtimet jashtë rajonit të shteteve socialiste ishte një privilegji për një pakicë njerëzish, në Qytezën Studentore në Sofje jo vetëm që dëgjoheshin gjuhët e mbarë botës, por shiheshin edhe tradita të ndryshme. Aty..

botuar më 18-12-11 12.30.MD

Ngjarje me adresë ballkanike

Shkup: "Deklarata e Krasimir Karakaçanovit është një arsye e shkëlqyer për armiqësi, kurse ne dëshirojmë miqësi" Deklarata e zëvendësministrit bullgar Krasimir Karakaçanov është një mundësi e jashtëzakonshme për një kundër-përgjigje të..

botuar më 18-12-10 2.45.MD

Mungesa e mjeshtërve të rinj i çon artizanatet drejt zhdukjes

Bullgari gjithmonë ka pasur një ndjenje të veçantë të së bukurës dhe megjithëse gjithmonë ka jetuar në mënyrë modeste, në jetën e vet të përditshme ka përdorur shumë sende të bukura, të prodhuara nga ai apo nga dora e ndonjë mjeshtri të përsosur...

botuar më 18-12-10 10.35.PD