Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1 dhjetori - Dita Botërore e Luftimit të SIDA-s

Në çdo 17 sekonda nja një njeri në Evropë infektohet me virusin e HIV-it

БНР Новини

Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve dhe të Organizatës Shëndetësore Botërore të infektuarit me virusin e HIV-it në Evropë janë mbi dy mln veta. Kjo do të thotë se në çdo 17 sekonda nja një njeri infektohet me HIV-in, ose mesatarisht ka nja 5000 infektime të reja në ditë. Mbi 150 000 raste të reja të sëmundjes me HIV-in janë njoftuar në Evropë gjatë vitit 2017. Pjesa mbizotëruese – afro 130 000, janë në Evropën Lindore. 75 për qind prej rasteve të reja janë në Rusi dhe Ukrainë.

Gjatë disa viteve të fundit numri i rasteve të reja në plan botëror është relativisht i ulët, por diagnoza e vonshme mbetet një problem. Çdo një i infektuar i dytë me diagnozë të sapopërcaktuar tashmë është në një etapë të përparuar të sëmundjes. Një prej pesë të infektuarve nuk e di për këtë. Prandaj agjencitë botërore shëndetësore bëjnë thirrje për më shumë analiza për zbulimin e virusit të HIV-it.

Që nga fillimi i vitit deri në muajin tetor 242 mijë persona kanë bërë analiza për HIV-in në mbi 100 laboratorë në Bullgari, bëri të ditur dr. Tonka Vërleva, drejtoreshë e programit “Parandalimi dhe kontroll i HIV-it/SIDA-s” pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Janë zbuluar 269 raste të reja të të infektuarve me virusin e SIDA-s, me të cilët numri i përgjithshëm i  mbartësve të virusit të SIDA-s që nga mesi i viteve 80, kur në Bullgari u konstatua rasti i parë, deri tani është afro 3000 veta. Mbizotëron mendimi se numri i tyre në fakt është më i lartë dhe tejkalon 4000 veta. Mirëpo, Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rastet e porsazbuluara janë shumë më pak, sesa në shumicën e shteteve evropiane.

Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Kontroll të Sëmundjeve, shpeshtësia e rasteve të reja të infektimit me HIV-in në Bullgari është 2.7 kundrejt një popullsie prej 100 000 vetash. Grupet më të prekura janë të rinj, të cilët po e fillojnë jetën e tyre seksuale dhe ata në moshën aktive. Në Bullgaria afro 88 për qind e njerëzve të porsainfektuar me virusin e HIV-it janë infektuar në mënyrë seksuale /54 për qind janë meshkuj homoseksualë, 34 për qind janë njerëz heteroseksualë dhe 10 për qind janë njerëz që përdorin narkotikë/. Raporti i burrave të infektuar kundrejt grave është 8:1 Grupi më i prekur moshatar mbetet 30-39 vjeç – afro 40 për qind. Më i madh është numri i të porsainfektuarve në Sofje – 111, në Plovdiv – 28, Varna – 15, Burgas – 10. Terapia e një të sëmuri, të infektuar me SIDA-n i kushton shtetit rreth 20 000 leva (rreth 10 000 euro) në vit.

Data 1 dhjetor u shpall Dita Botërore e luftimit të SIDA-s gjatë vitit 1988 me iniciativë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Qëllimi është që të përqendrohet opinioni publik te problemet e HIV-it/SIDA-s dhe të nënvizohet domosdoshmëria për përkrahje dhe kuptim të njerëzve, që e kanë këtë sëmundje.

Përpiloi: Manuel Savov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD