Bullgaria është në një grup kualifikues me Kosovën për Euro 2020

Foto: Reuters

Tashmë dihen rivalët e Bullgarisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian të Futbollit gjatë vitit 2020. Sipas shortit të hedhur në Dublin “luanët” do të konkurrojnë me skuadrat e Kosovës, Anglisë, Çekisë dhe Malit të Zi në grupin A. Në short morën pjesë të gjitha 55 vendet-anëtare të UEFA-s. Grupet janë 10 prej 5 dhe 6 skuadrash. Ndeshjet e kualifikimeve do të mbahen nga muaji mars deri në nëntor të vitit 2019. Për herë të parë Euro 2020 do të zhvillohet në 12 qytete të tërë Evropës nga data 12 qershor deri në 12 korrik. Stadiumi legjendar “Wembley” në Londër do të jetë mikpritës i gjysmëfinaleve dhe finaleve të turneut. Euro 2020 do të shënojë 60 vjet prej themelimit të turneut kontinental.

Më shumë nga rubrika

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov filloi pjesëmarrjen e vet në Roland Garros me një fitore të vështirë

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov filloi pjesëmarrjen e vet të sivjetshme në “Roland Garros” me një fitore të vështirë kundër serbit Janko Tipsareviç në pesë sete /6:3, 6:0, 3:6, 6:7(4), 6:4. Në raundin e dytë të Kampionatit të hapur të tenisit..

botuar më 19-05-26 5.21.MD

Ivet Lllallova u klasifikua për olimpiadën e pestë në karrierën e saj sportive pasi shënoi rekord në turneun në Osaka

Vrapuesja bullgare Ivet Llallova-Collio për herë të radhës i befasoi shumë këndshëm përkrahësit e vet, duke filluar shkëlqyeshëm stinën e re në pistë. Ajo fitoi vrapimin në distancën 200 metra në Seiko Golden Prix në Osaka, duke përfunduar garën për 22.55..

botuar më 19-05-25 3.30.MD

Pazarxhik me kandidaturë për “Qytetin Evropian të Sportit 2020”

Qyteti i Pazarxhkut (Bullgari Jugore) mori vlerësime shumë të larta për kandidaturën e vet për “Qytetin Evropian të Sportit 2020”. Kjo u bë e qartë pas inspektimit të bërë nga komisioni i vlerësimit nga ACES EUROPE. Ai ishte në krye me Vinçenco..

botuar më 19-05-23 9.49.PD