Ngjarje me adresë ballkanike

Luftimi i kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit – problemet e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor

Foto: EPA/BGNES

Parlamenti evropian miratoi rezolutat për raportet e progresit të Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në dokumentet është shkruar se problemet e përbashkëta për shtetet e Ballkanit Perëndimor mbeten epërsia e ligjit dhe luftimi i kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit. Dy raportuesit  - për Serbinë David McAlister, dhe për Kosovën – Igor Sholtes, ishin kategorikë se Kosova duhet t’i heqë taksat 100% ndaj prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Komisioneri evropian i zgjerimit Johannes Hahn e cilësoi si “i ngadaltë” ritmin, me të cilin Kosova po i zbaton reformat. Në dokument është shkruar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovë është faktori kyç për përparimin e Serbisë. Është nënvizuar dhe domosdoshmëria për forcimin e reformave në shtet, kryesisht për sa i përket epërsisë së ligjit.


Trafiku diplomatik mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian po aktivizohet

Foto: turkeytribune.com

Një samit i ri mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian i formatit të samitit në Varnë gjatë marsit të 2018-ës po planifikiohet të zhvillohet pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian gjatë majit të vitit të ardhshëm. Samiti i Varnës, mikpritësi i të cilit ishte Kryeministri Bojko Borisov, mblodhi në një vend presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe kryetarët e Parlamentit Evropian Donald Tusk dhe të Komisionit Evropian Jean-Klaude Juncker. Sipas informacionit të AA-së (Anadolu Agency) samiti i planifikuar do të paraprihet nga një sërë forumesh të nivelit të lartë mes Brukselit dhe Ankarasë. Ato do t’u kushtohen problemeve të ndryshme dhe sferave të ndryshme si energjetika, transporti, ekonomia. Në të njëjtën kohë Zëvendësministri turk i punëve të jashtme dhe ministër për BE Faruk Kajmakçë (Faruk Kaymakçı) shkroi në rrjetet sociale se në mbledhjen e Komisionit për partneritet BE-Turqi në Bruksel është nënvizuar përparimi në lidhje me zbatimin e reformave të lidhura me procesin e aderimit të Turqisë në BE.


Maqedonia miratoi ndryshimin e emrit

Foto: reuters.com

Parlamenti Maqedonas miratoi amendamentet kushtetuese për ndryshimin e emrit të shtetit. “Pro” ndryshimeve të Ligjit themelor të shtetit votuan 67 deputetë, 23 ishin “kundër”, kurse katër abstenuan. Kështu sipas Kushtetutës emir I Republikës së Maqedonisë bëhet Republika e Maqednisë së Veriut. Kjo u bë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, të nëshkruar më 17 qershor nga kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Kjo marrëveshje historike e dha fundin e kontestit shumëvjeçar të lidhur me emrin e shtetit ballkanik dhe ia hapi rrugën Maqedonisë drejt anëraësimit në NATO dhe fillimit të negociatave për aderim në BE.


Gazsjellësit TAP dhe TANAP ishin lidhur

Foto: azernews.az

Në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë ishin lidhur Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Gazsjellësi Trans Anatolian (TANAP). TANAP fillon në Azerbajxhan përshkonë territon e Gjeorgjisë dhe vazhdon deri në Turqinë. TAP e lidh Greqinë me Italinë Jugore, duke kaluar përmes territorit të Shqipërisë dhe Detit Adriatik. Ndërlidhja e dy gazsjellësve është një moment i rëndësishëm në realizimin e projektit të Korridorit Jugor të Gazit, i cili do të përmirësojë sigurinë energjetike dhe do të diversifikojë burimet e energjisë. Me anë të dy gazsjellësve TAP dhe TANAP gazi nga fusha e Shah Deniz II në Detin Kaspik do të arrijë deri në Turqi, e pastaj do të transportohet përmes Greqisë deri në Itali. Sipas prognozave kjo do të bëhet e mundshme gjatë vitit 2020.


Kosova refuzon të tërheqë taksën për mallrat serbe

Foto: rs.n1info.com

Taksa për produktet me origjinë serbe, nuk do të hiqet për shkak të ultimatumeve të Serbisë dhe as të presioneve ndërkombëtare – deklaroi kategorikisht  Avni Arifi, këshilltari kryesor i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefi i ekipit negociator në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë. Arifi e ka thënë këtë për portalin e lajmeve “Lajmi” duke i përgjigjur pyetjes se si do të reagojë qeveria e Haradinajit pas kërkesës së sekretarit shtetëror amerikan Mike Pompeo për heqjen e taksave ndaj Beogradit dhe Sarajevës. Gjatë takimit të tij me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Pompeo u bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë të heqin dorë nga taksat ndëshkuese 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. Thirrje për heqjen e tarifave të larta bëri dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë Federica Mogherini.


60% e rumunëve dëshirojnë bashkim me Moldavinë

Foto: romania-insider.com

Shumica e rumunëve janë “pro” bashkimit të Rumanisë me Republikën e Moldavisë, tregon studimi i institutit “Avangard”. Sipas anketës 59% e rumunëve e përkrahin idenë për bashkim me fqinjën verilindore, 27% janë “kundër”, kurse 14% nuk kanë dhënë përgjigje. 85% prej të anketuarve janë krenarë se janë rumunë, 8% nuk janë krenarë me këtë fakt, kurse 7% nuk kanë dhënë përgjigje. Pyetjes se cili shtet-fqinj i Rumanisë është më i fuqishëm, 49% i janë përgjigjur Hungaria, 19% - Ukraina, 14% - Moldavia, 11% - Serbia, 4% - Bullgaria, 3%  - “tjetër”.


Mediat filluan grevën e madhe në Greqi

Foto: EPA/BGNES

Mediat greke zhvilluan grevë njëditore, e cila ishte pjesë e aksionit sindikal para fillimit të protestës së përgjithshme 24-orëshe javën e kaluar për shkak të rrogave dhe pensioneve në vend. Sindikatat, përfshin këtu dhe grupi më i madh profesional GSEE kërkojnë nga qeveria e majtë rritjen e pagave, pasi shteti doli nga programi i shpëtimit nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian. Sindikata bëri thirrje për rritjen e rrogës minimale deri në 751 euro, e cila tani është 580 euro. Greqia doli nga Programi i tretë i shpëtimit gjatë gushtit dhe angazhimi i saj është për tepricë buxhetore fillestare prej 3,5% prej Produktit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2022 dhe 2,2% gjatë vitit 2060, në bazë të rritjes mesatare ekonomike 3% për vit. Papunësia  tani është nën 20% - për herë të parë që nga viti 2011 e këtej, por për shumicën e grekëve taksat e larta dhe të ardhurat e ulëta janë një barrë pothuaj e papërballueshme.

Përpiloi: Manuel Savov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Agimi i kërcimit latin në Bullgari dhe “Salsa doktorët”

Në vitet e socializmit, kur udhëtimet jashtë rajonit të shteteve socialiste ishte një privilegji për një pakicë njerëzish, në Qytezën Studentore në Sofje jo vetëm që dëgjoheshin gjuhët e mbarë botës, por shiheshin edhe tradita të ndryshme. Aty..

botuar më 18-12-11 12.30.MD

Ngjarje me adresë ballkanike

Shkup: "Deklarata e Krasimir Karakaçanovit është një arsye e shkëlqyer për armiqësi, kurse ne dëshirojmë miqësi" Deklarata e zëvendësministrit bullgar Krasimir Karakaçanov është një mundësi e jashtëzakonshme për një kundër-përgjigje të..

botuar më 18-12-10 2.45.MD

Mungesa e mjeshtërve të rinj i çon artizanatet drejt zhdukjes

Bullgari gjithmonë ka pasur një ndjenje të veçantë të së bukurës dhe megjithëse gjithmonë ka jetuar në mënyrë modeste, në jetën e vet të përditshme ka përdorur shumë sende të bukura, të prodhuara nga ai apo nga dora e ndonjë mjeshtri të përsosur...

botuar më 18-12-10 10.35.PD