Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Revista “Krëg” – pjesë e kulturës së tranzicionit

БНР Новини

“Kjo që shkruhet sot nuk më pëlqen dhe më mërzit, ndërsa kjo që është në kokën time më intereson dhe më emocionon” – këtë ia ka shkruar në vitet e tij rinore shkrimtari rus Anton Pavlloviç Çehov botuesit të tij Aleksej Suvorin gjatë vitit 1888. Këto fjalë të Çehovit i kanë zgjedhur si kartëvizitë të vet krijuesit e revistës "Krëg", të cilët para pak kohe shënuan me kujtimet e veta përvjetorin e 20 të shpalljes së revistës si tribunë të shpirtit të lirë krijues.

Снимка

Revista letrare “Krëg” (1988-2004) përgatiti gjithsej 28 numra. Revista përbën një skenë-media të ndikuar nga mendimet e një adoleshenti, se rreth lojës estetike po krijohet fati i botës. Përveç letërsisë, arteve vizuale dhe eksperimentit muzikore, revista po zhytet në realitetin e letërsisë me numra, kushtuar poezisë moderne maqedonase, hungareze dhe turke. Si pjesë e revistës “Krëg” është botuar dhe një përmbledhje me tekste letrare të Dimitër Voevi nga grupi muzikor “Nova Generacia” (“Brezi i Ri”). Ka botime speciale me tekste të filozofëve francezë Alain Badiou dhe Jacques Derrida, të poetit amerikan Charles Simik, të poetit amerikan të lindur në Beograd Alenka Zupançiç etj. Sot autorë dhe përkthyes të tij janë pjesëmarrës realë në elitën kombëtare të studiuesve dhe zbuluesve në shkencë, art dhe... në të drejtën.

Снимка

Para 20 vitesh revista “Krëg” u krijua që të gërshetojë në një mënyrë origjinale prozën (ose diçka si prozë), poezinë, kritikën, kulturologjinë, muzikën, artet vizuale dhe jetën e rrugës. “Si do të studiohet “Krëg” si histori në formatin revolucionar, të pozicionuar në kufirin e shekullit XX dhe XXI, këtë do ta lexojmë pas të paktën 20 vitesh” – këto janë fjalë të shkruara nga ekipi i revistës 20 vjet pas lindjes së eksperimentit. Ndër personalitetet, të cilat janë në thelbin e “Krëg”, janë doc. Darin Tenev – pedagog në Universitetin e Sofjes “Sveti Kliment Ohridski”, kryeasistentja Sillvia Borisova, redaktorja Radost Nikollaeva, shkrimtari Petër Vortep dhe autorja e efekteve vizuale Galina Dimova.

СнимкаKaloi shumë kohë që nga fillimi, por gjithçka është pjesë prej nesh” – thotë Najden Jotov, një prej autorëve të rinj të revistës “Krëg”. “Emri i revistës lindi në një takim në Pallatin Kombëtar të Kulturës, ishte dita e mërkurë. Radost Nikollaeva na pyeti se çfarë emri do të propozonim dhe mua erdhi befasisht emri “Krëg”. Të gjithë e pranuan këtë propozimin tim. Ai lindi si rrethi “Misëll” (“Mendimi”) i simbolistëve bullgarë nga fundi i shekullit XIX. Ndër ne nuk ka hierarki dhe ne fluturonim mbi krahët e frymëzimit dhe të shpirtit të rinisë. Kjo atmosferë na lejoi që të krijojmë pa menduar për kritikën e keqe. Korrigjuesi ishim vetëm ne. Në fakt nuk bëhej fjalë për kritikë, por më tepër për një përkrahje.”

“Krëg” nuk është vetëm një revistë, ajo është një lëvizje e tërësishme, organ i lëvizjes, thonë autorët e tij dhe bashkëmendimtarët. Ata kanë pasur shfaqje më të ndryshme. Kanë vizituar madje burgje, si dhe Teatrin Popullor në Sofje, muze, galeri, kanë udhëtuar së bashku edhe në shtete të tjera. 

Takimet gjithmonë ishin të papritura, të paparashikueshme. Ato nuk ishin shprehje e ndonjë vetëbesimi rinor, nëpërmjet të cilit ta tërheqim vëmendjen e mediave. Ne besonim sinqerisht se do të bënim diçka të rëndësishme dhe përpiqeshim të jepnim më të mirën. Çdonjëri ishte i mirëpritur në “Krëg” (në “Rrethin” tonë), kishim një manifest. Megjithëse ishte i shkurtër dhe çdonjëri mendonte se atë që e bën tjetri është me rëndësi dhe interesante për të gjithë ne, prandaj ne ishim dashamirës ndaj të gjithë bashkëmendimtarëve tonë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Gergana Mançeva dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD