Bullgaria mbron me gjithë forcën e saj prodhimin e qymyrit dhe termocentralet e veta

Minatorët dhe specialistët bullgarë në energjetikë protestuan këto ditët e fundit në Sofje kundër rrezikut nga ndërprerja e prodhimit të qymyrit dhe e funksionimit të termocentraleve për shkaqe ekologjike. Demonstruesit morën përkrahje si nga sindikatat, ashtu dhe nga qeveria, më konkretisht nga Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova dhe nga Presidenti Rumen Radev. Ai deklaroi në qytetin Katovice të Polonisë para pjesëmarrësve në konferencën e vendeve që marrin pjesë në Konventën bazë të OKB-së për ndryshimin e klimës se “ambicia për pakësimin e emisioneve të gazrave të serrës nuk u përgjigjet interesave tona kombëtare”, duke nënvizuar se Bullgaria është duke bërë përpjekje për pakësimin e emisioneve me 20 për qind deri në vitin 2020 në krahasim me vitin 1990. Gjatë vitit 2016 ato u pakësuan me 49 për qind në krahasim me vitin 1988 dhe me 4,4 për qind në krahasim me 2015-ën.

Në fakt problemi nuk është i ri. Që me nënshkrimin në vitin 2015 në Paris të Marrëveshjes për Klimën u aplikuan norma të detyrueshme për ndotjen nga termocentralet elektrike. Vjet BE-ja miratoi një dokument të vet, ku me detaje edhe më të mëdha saktësohen kërkesat sa i përket ndotjes së ajrit dhe tregtisë me kuota për gazrat e serrës.

Снимка

Bullgaria është shumë e prekur nga këto masa ekologjike. Vendi ynë bën përpjekje të mëdha për respektimin e normave ekologjike, por tani për tani ai nuk mund ta ndërpresë prodhimin e qymyrit dhe t’i mbyllë katër termocentralet e veta elektrike që funksionojnë me qymyr në kompleksin “Marica Iztok” dhe sigurojnë 45 për qind të rrymës elektrike të vendit. Në fakt askush nuk do që të mbyllet ky lloj i kapaciteteve energjetike. Masat vetëm imponojnë montimin e instalimeve pastruese, gjë që lejon arritjen e normave të veçanta të ndotjes së mjedisit rrethues. Mirëpo, këto pajisjes janë kaq të shtrenjta se asnjë prej termocentraleve elektrike bullgare, nuk mund t’i sigurojë për shkak të faktit se rryma elektrike që prodhohet për popullsinë dhe biznesin do të bëhet shumë i shtrenjtë dhe nuk do të mund të blihet. Ndotja është një problem që nuk mund të përballet madje nga të ashtuquajturat “elektrocentrale amerikane”, të cilat janë jashtëzakonisht moderne, por punojnë me qymyre linjite me cilësi shumë të ulët nga Pellgu i Minierës së Marica Iztok. Ato përmbajnë shumë pluhur dhe nuk mund të mos e ndotin mjedisin, pavarësisht nga modernizimi i centraleve.

Mirëpo, ekologët botërorë nuk duan që të bëhen kompromise. “Greenpeace” për shembull mendon se autoritetet bullgare preferojnë ta zgjatin jetën e termocentraleve, në vend që të bëjnë përpjekje për zgjatjen e jetës së njerëzve. Përveç kësaj gjithnjë e më shumë dëgjohen zërat, që këmbëngulin për masa edhe më të rrepta. Pikërisht ky është qëllimi i OKB-së në Katovice, megjithë rezistencën e shumë vendeve.

Çfarë mund të bëjnë autoritetet bullgare, që ta shpëtojnë industrinë dhe njëkohësisht me këtë t’i respektojnë standardet e imponuara botërore dhe evropiane? Në rast se shpenzimet për investime në modernizim janë joproporcionale me dobitë ekologjike, pushtetarët në Bullgari kanë mundësi të kërkojnë derogacion, duke respektuar në të njëjtën kohë standardet ekologjike në direktivën e BE-së. “Derogacion” do të thotë se për një periudhë të veçantë kapacitetet energjetike bullgare do të marrin lejë që të mos i respektojnë normat ekologjike dhe vendi ynë nuk do të ndëshkohet për këtë nga BE-ja. A do të ndodhë kjo dhe kur, nuk dihet. Tani për tani për Sofjen mjafton që të blejë kuota gazi. Le të rikujtojmë se Bullgaria u dënua nga Gjykata e BE-së në Luksemburg për shkak të ndotjes së madhe të ajrit në qytete. Mirëpo, Komisioni Evropian ende nuk ka kërkuar nga Gjykata imponimin e gjobave financiare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Një uzinë e re për 3.5 milionë euro hapi dyer në qytetin Petriç

Një koncern zviceran-suedez për prodhim të produkteve, për furnizim me energji elektrike dhe automatizim industrial po vazhdon zhvillimin e biznesit të vet në Bullgari, duke hapur një uzinë të re në qytetin Petriç, në Bullgarinë Jugperëndimore. Ajo..

botuar më 19-09-19 1.52.MD
Në praninë e Kryeministrit Borisov “Bulgartransgaz” dhe “Konsorciumi Arkad” nënshkruan marrëveshje për ndërtimin dhe fillimin e eksploatimit të infrastrukturës së transmetimit të gazit nga kufiri bullgar me Turqinë deri në atë me Serbinë.

„Rryma Turke“ kalon përmes Bullgarisë –çfarë fiton vendi ynë dhe regjioni?

Më në fund thashethemet dhe dyshimet në se gazsjellësi i madh “Rryma Turke” nga Rusia përmes territorit të Turqisë deri në Serbi, Sllovaki, Hungari dhe Austrin do të kalojë dhe përmes Bullgarisë, apo do të na rrethojë, ishin sqaruar dhe tani gjërat..

botuar më 19-09-19 12.50.MD

Bullgaria është një vend shumë tërheqës për investuesit e huaj, thotë spanjolli Carlos Valensuela

Gjithnjë e më shumë të huaj vijnë të jetojnë dhe të punojnë në Bullgari, një pjesë prej tyre vijnë me ide për biznes të vet në vendin tonë. Mirëpo, të huajt jo gjithmonë mund të çajnë rrugën përmes vështirësive të shumta të lidhura me gjuhën dhe..

botuar më 19-09-18 11.34.PD