Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i XIV-të i festivalit “Ditët e sfidave” vë në fokus mbrojtjen e ujërave

БНР Новини

Kauzat e përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit, pasioni ndaj përjetimeve ekstreme dhe tregimet frymëzuese përsëri i mblodhën në një vend adhuruesit e aventurave, sporteve ekstreme dhe natyrës në edicionin e katërmbëdhjetë të festivalit “Ditët e sfidave” (3-5 dhjetor).

Pavarësisht nga mjegulla, e cila e kishte pushtuar Sofjen gjatë këtyre dy ditëve, salla “Maksima” e Universitetit të Arkitekturës ishte plot me njerëz të buzëqeshur, me fytyra të ndritshme, plot me energji dhe ide pozitive për mbrojtjen e mjedisit. Sivjet forumi tërhoqi vëmendjen e vizituesve  mbi problemin për mbrojtjen e ujërave në tërë botën dhe mbi përpjekjet e të rinjve në Bullgari në luftimin e ndotjes së Detit të Zi. Ndër këta njerëz të rinj është Ilijana Stoillova, ish-sportiste e windsurf-it, e cila bashkë me Joan Kolev në fund të shtatorit për tri ditë kaloi distancën prej 300 km. nga Durankullaku (pika më veriore e bregdetit bullgar) deri në fshatin Rezovo (ku ndodhet kufiri ynë me Turqinë). Kjo ishte sfida e parë e këtij lloji me emër “WIND2WIN”, qëllimi i së cilës ishte tërheqja e vëmendjes së shoqërisë mbi problemin e ndotjes së Detit të Zi me mbetje plastike.

Ideja për kalimin e Detit të Zi me windsurf ishte e vjetër – tregoi Ilijana. – Dëshira ime ishte që ta prezantojmë problemin për ndotjen e detit tonë me plastmasë. Për këtë arsye me anë të sportit ekstrem treguam se deti është i rëndësishëm për ne si burim i shumë resurseve. Plastmasa kërcënon jo vetëm jetën e kafshëve detare, ajo kërcënon njerëzit në plan afatgjatë. Sipas meje ky problem është lidhur me mënyrën tonë të mendimit dhe me mocionin “përdorim të njëhershëm”, të cilin duhet ta fshijmë nga fjalori ynë. Përdorim e pastaj hedhim, pa menduar për pasojat. Kjo ka lidhje dhe me botën e brendshme të njeriut, i cili duhet të kuptojë sa i rëndësishëm është mjedisi për ne. Kjo mënyrë e mendimit e konsumatorit është tepër i dëmshëm dhe ndikon marrëdhëniet tona me të tjerët. Nuk arrijmë të krijojmë lidhje cilësore me njerëzit, komunikimi mbetet “i njëhershëm”. Mungon qëndrueshmëria.

Roksan Piko dhe Ilijana Stoillova

Të dhënat e një studimi të Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Laboratorit për ekologji detare në Sozopol të zhvilluar gjatë gushtit 2017 janë tepër shqetësuese. Ato tregojnë se deti i Zi është shumë i ndotur me mbetje plastike, kryesisht në zonën midis qytetit Burgas dhe kepit Kaliakra. Këto janë kryesisht mbetje industriale, shishe plastike, qese plastike, rrjeta për peshkim, ambalazh. Akoma më shqetësuese është statistika botërore. Kryetarja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Maria Fernanda Espinosa para disa ditësh lajmëroi se çdo vit në oqeanet botërore hyn “80% prej plastmasës së prodhuar. Bëhet fjalë për 8-12 miliona tonë. Në vitin 2050 në det do të ketë më shumë plastmasë sesa peshk. Pjesëzat mikroskopike helmuese prej plastmase tashmë ndodhen në kripë dhe në ujë dhe ndoshta secili prej nesh i ka në trupin e vet” – deklaroi Espinosa para komunitetit ndërkombëtar.

Përdorimi i burimeve natyrore dhe ndotja e tyre është një nga problemet më të mëdha të botës – nënvizoi Ilijana. Në natyrë gjithçka ndërtohet dhe pastaj shpërbëhet, kurse ne krijojmë një “superprodukt” – plastmasa, e cila mbetet në mjedis dhe planeti ynë nuk ka mekanizëm për shpërbërjen e tij.” Përdorimi i produkteve plastike varet nga prodhimi dhe ofrimi i tyre. Në këtë lidhje janë dhe masat e parashikuara nga BE për kufizimin e prodhimit të produkteve për përdorim të njëhershëm, si qeset, shkopinjtë për pastrimin e veshëve e etj.

Përpjekjet janë në të dy drejtimet – shpjegoi Roksan Piko (Roxane Picaut) nga  Surfrider Foundation Europe, Sofje*. – Siç nga ana e konsumatorëve, kështu edhe nga ana e prodhuesve. Mendoj se secili duhet të përgjigjet për veprimet e tij. Qëllimi ynë është që t’i mësojmë njerëzit hap pas hapi të kërkojnë alternativa, të konsumojnë në mënyrë të ndryshme. Këto janë hapat e vogla të njeriut, të cilat do ta bëjnë hapin e madh të njerëzimit.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Darina Grigorova dhe arkiv personal


*Surfrider Foundation Europe, Sofje, është pjesë e fondacionit ndërkombëtar evropian, veprimtaria e të cilit është lidhur me mbrojtjen e oqeaneve dhe deteve. Qëllimi i tij është ndryshimi i mënyrës së mendimit të njerëzve në drejtim të përdorimit të resurseve ujore në mënyrë të qëndrueshme dhe prandaj organizon ngjarje të ndryshme sportive, pastrime të plazheve, përpunon programe arsimore etj.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD