Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në tavolinën me rastin e Shën Nikollas

БНР Новини

Prodhimet e detit nuk marrin pjesë në tavolinën e bullgarit dhe kaq shpesh, si në tavolinën e fqinjëve tanë jugorë – Greqia dhe Turqia. Gjellët prej peshku sipas traditës janë pjesa kryesore nga menyja jonë me rastin e ditës së Shën Nikollas, pavarësisht se kjo festë përkon me kreshmët me rastin e Krishtlindjes.

СнимкаNë fenë ortodokse lindore në tavolinën e përgatitur me rastin e Shën Kollit detyrimisht duhet të marrë pjesë krapi. Sipas legjendës, kur Zoti ka shpërndarë botën midis 6 vëllezërve shenjtorë, Shën Nikollas i kanë rënë detet dhe oqeanet. Në këtë mënyrë ai është bërë sundimtari i ujit” – tregon Boris Tasev nga shkolla kulinare „Amuse Bouche“.

Gjatë njërës prej daljeve në det të Shën Kollit me shokët e tij, është formuar papritmas një stuhi e fortë e cila ka shpuar varkën. Shën Kolli ka filluar të lutet. Pas kësaj ka futur dorën në ujë dhe ka nxjerrë një krap. Kështu sipas legjendës, pavarësisht se krapi nuk është peshk deti, me të Shën Kolli ka zënë vrimën e hapur në varkë dhe që të gjithë janë kthyer shëndosh e mirë në tokë. Për shkak të kësaj sipas legjendës në këtë ditë hahet peshk. Në fakt, rreth kësaj feste ka shumë simbolikë. Kur e spastrojmë krapin duhet të kemi vëmendjen që luspat të mos të bihen në tokë, sepse bashkë me to do të ikë dhe mirëqenia e familjes sonë. Në qoftë se shkelim ndonjë luspë, do të sëmuremi. Prandaj është shumë mirë të fusim luspën më të madhe në portofol dhe ai gjithmonë do të jetë plotë me para. Të paktën kështu thuhet në legjendë.

Çfarë është e detyrueshme të marrë pjesë në tavolinën e ditës kushtuar Shën Kollit?

Снимка

Tradicionalisht përgatitet gjella e quajtur “Ribnik”. Ky zakonisht është krap i mbushur me qepë dhe arra, i cili futet në një brumë të përgatitur me farë buke dhe piqet”, sqaron Boris, por rekomandon gjithahstu një recetë tjetër akoma më interesante sipas tij: “Unë personalisht do ta prisja krapin në kotëleta. Do ta gatuaja me një qepë të kuqe të karamelizuar lehtë, me pak vaj ulliri dhe pak arra. Qepën e karamelizuar do ta vendosja në një tavë me pak verë të kuqe dhe pak ujë, pas kësaj do ta vendosja krapin dhe do ta lija të piqet.

Që të jetë krapi i shijshëm dhe me lëng, kushti më i rëndësishëm është të zgjedhim një peshk të freskët, mundësisht të kapur në një burim të pastër uji.

Снимка

Krapi është një peshk i cili qëndron në fund. Kur burimi është i pastër, peshku nuk mban erë balte”, na tregon sekretet e artit kulinar Boris Tasev. Përveç kësaj peshku duhet të gatuhet deri në temperaturën e drejtë dhe jo më shumë nga koha e domosdoshme. Kur e nënshtrojmë në një temperaturë më të gjatë përpunimi ai bëhet i thatë. Llojet e ndryshme të peshkut përgatiten në temperaturë të ndryshme.

Tavolinën e Shën Kollit, këshillon Boris Tasev, mund ta plotësojmë me speca të mbushura pa mish dhe sërma, misër, fasule, grurë. Dhe patjetër me një bukë riti, të zbukuruar me figura të lidhura me detin dhe stuhinë e ujit, në varësi të fantazisë dhe të shkathtësisë sonë. Në krahinat e ndryshme të Bullgarisë  buka përgatitet në mënyra të ndryshme. Një nga variantet është pitja e larë. Për ata, të cilët çuditen sesi përgatitet një pite e tillë, Borisi sqaron:

Pitja e larë vjen në ujë. Pasi gatuhet brumi, ai vihet në një napë, e cila lidhet dhe vihet në një tenxhere plotë me ujë. Presim derisa brumi ngrihet në sipërfaqe. Kjo do të thotë se, brumi ka ardhur.”

Снимка

Një sekret tjetër gjatë përgatitjes së pites është se, kur e prekim brumin dhe formohet një gropë e vogël, pas kësaj brumi lehtë duhet të kthehet  në formën e vet fillestare. Kjo do të thotë se brumi ka ardhur. Në qoftë se forma nuk rivendoset, domethënë i ka kaluar koha. Kur brumi vjen dhe është gati, hapet në një petë të madhe. Peta lyhet me yndyrë dhe bëhet role. Më shpesh pritet dhe copërat renditen njëra afër tjetrës. Kjo është pitja ose pogaçja  më e lehtë dhe tradicionale, pohon Borisi. Për desert si një përfundim i shkëlqyer i darkës, ai rekomandon të pimë nga një gotë me verë të kuqe. Kurse adhuruesit e ëmbëlsirave mund të përgatisin grurë në bazë të një recete tradicionale - duke shtuar ndaj grurit të zier dhe të kulluar, sheqer pudër dhe arra.

Снимка

Dhe në fund edhe një moment të rëndësishëm të lidhur me simbolikën tradicionale! Tavolina e Shën Kollit nuk ngrihet gjatë gjithë ditës. Halat e peshkut nuk hidhen – ato digjen, ose derdhen në lumë, liqen, det, ose groposen në tokë, që të mos e hedhim shëndetin tonë në plehra. Kurse një kockë e vogël nga koka e krapit në formë kryqi në të kaluar u është qepur në kapelat e fëmijëve të porsalindur, që të jenë plotë shëndet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD
Foto: Facebook / Grupi i Shpëtimit me qentë e Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq Bullgar

Në Bansko mbahet një kurs trajnimi ndërkombëtar për qentë e shpëtimit

Mbi 30 kujdestarë dhe instruktorë të qenve të shpëtimit po punojnë në terren në zonën e skive sipër Banskos, në kuadër të Kursit Ndërkombëtar të Trajnimit për  qentë e shpëtimit nga 10 deri më 14 prill. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Bashkia e..

botuar më 24-04-13 4.00.MD