Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët do të harxhojnë një të katërtën prej rrogës së tyre mujore për dhuratat e Krishtlindjeve

Foto: arkiv

Familjet bullgare do të shpenzojnë 25% prej të ardhurave të tyre mujore për dhurata në fundin e vitit, tregon studimi “Barometri i Krishtlindjeve 2018” i kompanisë “Ferratum Group”, i zhvilluar në 19 shtete.

Bullgaria renditet në vendin e katërt për nga shpenzimet e planifikuara për festat e Krishtlindjeve. Më shumë janë shpenzimet e meksikanëve, të cilët do të përdorin gjysmën e pagës së tyre (48%) për dhurata, pastaj renditen brazilianët (38%) dhe rumunët (29%). Pjesën më të vogël prej të ardhurave të tyre (10%) do të përdorin për këtë qëllim gjermanët dhe holandezët.

Dhuratat më të preferuara janë veshjet (16% prej të anketuarve), lodrat (10%), ëmbëlsirat (9%) dhe argëtimet familjare (8%).




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD