Centrali Atomik Elektrik “Belene” mund të ndërtohet për 8 vjet

Foto: BGNES

Centrali Atomik Elektrik “Belene” mund të ndërtohet për 8 vjet dhe të kushtojë afro 9 miliardë euro sipas analizës së Ministrisë së Energjetikës. Para komisionit parlamentar të energjetikës ministrja Temenuzhka Petkova tha, se parashikon që financimi i kapacitetit të ri bërthamor të bëhet me 20 për qind kapital të bullgar dhe 80 për qind kapital të tërhequr. Kushti i detyrueshëm ndaj investuesit të ardhshëm strategjik do të jetë, të ketë pjesëmarrje bullgare në projekt e cila të jetë nën formën e kontributit të aportit nga ajo që është e investuar deri tashti nga ana e Kompanisë Kombëtare Elektrike. Parashikohet gjithashtu që disa firma bullgare të realizojnë 1/3 e punimeve të ndërtimit të Centralit Atomik Elektrik “Belene”.


Më shumë nga rubrika

Ambasadorët e shteteve të BE-së në Bullgari përshëndetën punën e Trios Estoni – Bullgari – Austri

Ambasadorët e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të shteteve anëtare të BE-së të akredituar në Bullgari, përgëzuan ministren e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së Liljana Pavllova për punën e mirë të vendit në kuadrin e Trios, Estoni, Bullgari, Austri...

botuar më 18-12-18 7.11.MD
Zonja Jotova dhe zoti Jaspërt

Nënpresidentja e Bullgarisë u takua me nënpresidentin e rrjetit “Evropa Nostra”

Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua në Sofje me nënpresidentin e “Evropa Nostra”-së Pijt Jaspërt. “Evropa Nostra”, me president Pllasido Domingo, është një rrjet evropian për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Organizata bashkon institucione..

botuar më 18-12-18 7.01.MD

Nuk u arrit pajtim për çmim më të lartë të punës së natës

Në takimin midis punëdhënësve, sindikatave dhe qeverisë nuk u arrit pajtim për shpërblimin e punës së natës. Pritet që në fillim të vitit 2019 një grup i punës të diskutojë dhe të propozojë ndryshime ligjore. U bë e qartë, se në buxhet për vitin e ardhshëm..

botuar më 18-12-18 6.44.MD