Centrali Atomik Elektrik “Belene” mund të ndërtohet për 8 vjet dhe të kushtojë afro 9 miliardë euro sipas analizës së Ministrisë së Energjetikës. Para komisionit parlamentar të energjetikës ministrja Temenuzhka Petkova tha, se parashikon që financimi i kapacitetit të ri bërthamor të bëhet me 20 për qind kapital të bullgar dhe 80 për qind kapital të tërhequr. Kushti i detyrueshëm ndaj investuesit të ardhshëm strategjik do të jetë, të ketë pjesëmarrje bullgare në projekt e cila të jetë nën formën e kontributit të aportit nga ajo që është e investuar deri tashti nga ana e Kompanisë Kombëtare Elektrike. Parashikohet gjithashtu që disa firma bullgare të realizojnë 1/3 e punimeve të ndërtimit të Centralit Atomik Elektrik “Belene”.
Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129..
““Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) janë hipokritë, koalicioni i ri i tyre është me “Vëzrazhdane” dhe BSP. Më lehtësojnë shumë që nuk do të ketë më pyetje për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), PP-në, apo..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në..
Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë..
Pas 4 vitesh hetime, Prokuroria e Qytetit të Sofjes dorëzoi në gjykatë aktakuzën kundër Vasill Bozhkovit, i njohur si bos i lojërave të fatit, dhe 9..