Pallati pranë fshatit Ravadinovo u zgjodh Atraksion Turistik i Bullgarisë

Foto: zamaka.bg

Pallati “Në dashuri me erën” në fshatin Ravadinova të bashkisë së qytetit Sozopoll, fitoi Konkursin Kombëtar të Ministrisë së Turizmit 2018 në kategorinë “Objekte/atraksione turistike”, transmetoi Radija Kombëtare Bullgare – Burgas. Fituesi u zgjodh nëpërmjet votimit onlain të turistëve bullgarë dhe të huaj, duke mbledhur 35.96 për qind të votave.

Pallati “Në dashuri me erën” është privat. Ai përbën ëndrrën e realizuar fëmijërore të arkitektit Georgi Tumpallov. Ndërtimi filloi në vitin 1996. Ndërtesa është në formën e kryqit nga 20 mijë tonë gurë të nxjerrë posaçërisht nga thellësitë e malit Stranxha. Ngrihet në mesë të një parku me disa mijë pemë ekzotike, lule dhe liqene me shpendë uji dhe peshq.

Më shumë nga rubrika

Borisov: Rusia duhet t’i lirojë marinarët ukrainas

Në mbledhjen e Këshillit Evropian në Bruksel Bullgaria ka shprehur pozitën e saj se Rusia duhet t’i lirojë marinarët ukrainas, të cilët ishin ndalur pas incidentin me luftanijet në Ngushticën Kerç të Detit të Zi. Kryeministri Borisoi deklaroi..

rinovuar më 18-12-14 7.36.MD

Zëvendës sekretari i shtetit i ShBA-së Xhon Sëlivan tha, se diversifikimi energjetik i Bullgarisë është me rëndësi

Nga pikëpamja e ShBA-së diversifikimi energjetik i Bullgarisë është me rëndësi për të rritur sigurinë kombëtare dhe të mos jetë vendi në varësi të një burimi. Këtë e tha zëvendës sekretari i shtetit i ShBA-së Xhon Sëlivan në Këshillin e Ministrave pas..

botuar më 18-12-14 6.02.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti bullgar do të bëjë vizitë zyrtare në Jordani

Nga 15 deri më 17 dhjetor Presidenti Rumen Radev do të jetë për vizitë zyrtare në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë me ftesë të mbretit Abdulla II bin al-Husejn. Në pallatin mbretëror në kryeqytetin Aman presidenti bullgar Rumen Radev dhe bashkëshortja e..

botuar më 18-12-14 5.16.MD