Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja – pjesë e nismës “Mbrëmje të Kinemasë Evropiane”

Me shfaqjen e filmit “Kuadrati” të regjisorit Ruben Jostllund, mbajtës të çmimit “Palma e Artë” të festivalit në Kanë 2017, në Sofje realizohet iniciativa e parë “Mbrëmje të Kinemasë Evropiane”. Kjo është një nismë e re e programit “Evropa krijuese – MEDIA” që organizohet në 27 vende dhe siguron akses të lirë në sallonet e mëdha të kinemave ku shfaqen filmat më të mirë të kinemasë së sotme evropiane. Pritet, që “Mbrëmje e Kinemasë Evropiane” të tërheqë vëmendjen e adhuruesve të artit evropian të filmave dhe të mbledhë më se 7 mijë spektatorë në sallonet e kinemasë të Kontinentit të Vjetër. Shfaqjet e filmave janë në periudhën 3-7 dhjetor në të gjitha 34 sallonet e kinemasë nga vargu panevropian Europa Cinemas. Kështu njëkohësisht në 34 vende në Evropë do të shfaqen 20 filmat e përkrahur nga programi MEDIA dhe të zgjedhur nga kinematografitë vendore. Mbrëmja e kinemasë evropiane në Sofje hapet nga komisionaria evropiane Marija Gabriell më 7 dhjetor në “Shtëpinë e Kinemasë”. Spektatorët do të shikojnë filmin e përbashkët të Francës, Gjermanisë, Suedisë dhe Danimarkës “Kuadrati”, i cili përbën një shikim ironik ndaj nocioneve si art evropian, tolerancë, korrektësi politike, organizata të donatorëve etj.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD