Bullgari Kristijan Dojçev është kampioni i ri evropian i karates së stilit Kiokushin (kyokushin). Medaljen e artë ai e mori në Kampionatin evropian për meshkuj, femra dhe veteranë. Pas ndeshjes kundër Gnel Aramjan nga Rusia, bullgari fitoi në kategorinë deri më 85 kilogramë. Fitoren ai e arriti pasi gjyqtarët shpallën barazi dhe e zgjatën ndeshjen 2 minuta. Kristijani tregoi teknikën e tij të shkëlqyer dhe vullnet për fitore dhe kështu arriti vendin e parë.
Përveç titullit evropian Bullgaria ka dy mbajtës të medaljeve të argjendta dhe shtatë fitues të medaljeve të bronzta. Në kampionatin botëror për të rinj të zhvilluar paralelisht skuadra kombëtare fitoi një medalje të argjendtë dhe tri të bronzta.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..