Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e turizmit dorëzoi dekoratat vjetore për 2018

Снимка

Ministria e turizmit dorëzoi dekoratat tradicionale vjetore për këtë vit në një ceremoni elegante në Klubin Ushtarak në Sofje. U dekoruan fituesit në 16 kategori, të cilët janë zgjedhur pas sondazhit online të bërë në periudhën 13 nëntor – 5 dhjetor 2018. Në urimin e vet të drejtuar me anë të videos Kryetarja e e Këshillit botëror për udhëtime dhe turizëm (The World Travel & Tourism Council) Gloria Guevara e cilsoi turizmin si një nga industritë që zhvillohen me ritme më të mira në Bullgari. Kontributi i sektorit në Produktin e Brendshëm Bruto të shtetit tonë për vitin e kaluar është i shtati më i lartë në Evropë, tha ajo.

Përmirësimi i shërbimeve në të gjitha objektet turistike është me rëndësi më të madhe për tërheqjen e klientëve të rinj. Pikërisht për këtë arsye pronarët e objekteve të njohura turistike çdo vit përpiqen të ofrojnë diçka të re. Përpjekjet e tyre vlerësohen lartë nga turistët dhe “çmimet vjetore e Ministrisë janë treguese për punën e mirë, që e keni bërë” – tha gjatë ceremonisë Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova.

Sivjet dorëzimi i këtyre çmimeve ishte më i posaçëm për ekipin e Radio Bullgarisë, sepse në kategorinë “Artikull turistik në blog” u dekorua kolegia e redaksisë së gjuhës spanjolle Marta Ros.

Снимка

Materiali i saj “5 ekskursione të shkëlqyera në malin Rila” në blogun e saj personal fitoi votat e pjesëmarrësve në anketë për shkak të sinqeritetit dhe dashurisë, me të cilat është shkruar. Për vendet më të mira për ekskursion në këtë mal bullgar Marta Ros tha:

СнимкаMali Rila në të vërtetë është shumë i bukur dhe itineraret, për të cilat rrëfej në artikullin tim janë: ai deri në shpellën e Shenjtorit Ivan të Rilës, deri në ujëvarën Gorica, liqenin Paniçishte, manastirin pranë fshatit Resilovo dhe piramidat e fshatit Stob”. Sipas Martës “këto janë itinerare shumë të përshtatshme për familje me fëmijë të vegjël, sepse shëtitjet deri në objektet bëhen për 1-2 orë”.

Konkurrenca për vendet e para në kategoritë përkatëse ka qenë e madhe. Shkëmbinjtë e qytetit Belogradçik (Bullgari Veriperëndimore), pallati “Të dashuruarit pas erës” në fshatin Ravadinovo afër bregdetit jugor bullgar, kompleksi etnografik “Etëra” në qytetin Gabrovo (Bullgari Qendrore) dhe bashkia Sandanski (Bullgari Jugperëndimore) janë disa nga destinacionet e dekoruara për shkak të zhvillimit të suksesshëm të produktit të tyre turistik. Bashkia Primorsko mori çmimin “Bashkia e turizmit detar”.

Projekti Ultra-kros-triatlon “Zemra e leonit”, i cili zhvillohet në territorin e kësaj bashkie gjithashtu u dekorua në kategorinë “Ngjarja turistike”. Organizatori i tij është tratlonisti Filip Shavov. “Tempulli im është mali”, pohon ai dhe shton se një pjesë e rëndësihme e përgatitjes për garën është pastrimi i rajonit ku ajo zhvillohet. Perimetri i tij është rreth 140 kilometra, kurse disiplinat janë: “Si në çdo triatlon – vrapim, not, çiklizëm. Distanca e notit është 3 kilometra në gjirin e Detit të Zi “Perla”, ajo e çiklizmit – 116 km. në malin Stranxha, kurse ajo e vrapimit – 21km. në rezervatin “Ropotamo”. Tek ne vijnë gjithnjë e më shumë të huaj dhe sipas tyre kjo, të cilën e bëjmë është e nivelit botëror."

Ngjarjet sportive të organizuara vitet e fundit në Bullgari krijuan një imazh shumë pozitiv të shtetit tonë në botë. Për këtë arsye sektori i turizmit tashmë e përdor sportin për qëllimet e veta të marketingut” – tha gjatë ceremonisë ministri i rinisë dhe sportit Krasen Kralev, i cili dorëzoi dekoratën në kategorinë “Bashkia e turizmit detar”. Për vit të dytë me radhë kushte më të mira për turizëm malor ofron bashkia Bansko. Qytetet Drjanovo dhe Velingrad fituan vendet e para në kategoritë për turizëm kulturor dhe historik dhe për turizëm balnear.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Petër Ivanov

Më shumë nga rubrika

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..

botuar më 24-04-20 7.30.PD
Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD