Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy të tretat prej bullgarëve të rinj jetojnë në banesa të mbipopulluara

Foto: arkiv

Rreth 62% nga bullgarët e rinj në moshë midis 15-29 vjeç, ose afro dy të tretat nga brezi i ri tek nе, jetojnë në kushte të banesave të mbipopulluara, tregojnë të dhënat e Eurostatit për kushtet e banimit në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2017. Treguesi mesatar për Bashkimin Evropian është 27%, ku liderе janë Malta-4%, Qiproja dhe Irlanda me nga 6%. Përpara nesh renditet vetëm Rumania me 65%. Më të prekur nga kjo tendencë janë familjet, të cilët jetojnë në rrezik prej varfërisë  - 50%. Mbipopullimi i banesave tek ne është më i lartë në qytetet 48%, në krahasim me rajonet fshatare - 33%. Në këtë sfond ekziston dhe një shpërpjesëtim tjetër-tek ne ka rreth 3,9 milionë njësi banimi /në bazë të të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave/, por familjet, të cilat janë rreth 3 milionë popullojnë 2,7 milionë banesa, me fjalë të tjera ekziston një tepricë e madhe banesash -j afro 1,2 milionë .




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria është e gatshme të reagojë në rast të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe qeveria janë në koordinim të vazhdueshëm me departamentet përkatëse dhe shërbimet e sigurisë dhe po e monitorojnë situatën. Ka gatishmëri për evakuimin e shtetasve..

botuar më 24-04-19 10.01.PD

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD