Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të ekzekutosh me violinistin Petër Dellçev – një përjetim i paharrueshëm

Foto: arkiv

Para gjysmë shekulli violinist bullgar Petër Dellçev fitoi për here të dytë çmimin e katërt të festivalit prestigjioz ndërkombëtar “Nikolo Pganini” në Genova të Italisë. Dekoratën e mëparshme nga i njëjti festival Petër Dellçev e fitoi një vit më parë në moshën 17-vjeçare. Le të kujtojmë se ky është një nga konkurset më të mëdha për violinistë, ku pak bullgarë kanë qenë laureatë. Ndër ta janë Emill Kolarov (me vendin e tij të parë në vitin 1961) dhe Minço Minçev (në vitin 1970, kur ka qenë vetëm 20-vjeçar dhe e ka arritur vendin e dytë). Me çmime nga Genova janë kthyer Vanja Millanova, Georgi Tilev, Vasko Vasillev. Por i vetmi bullgar me dy dekorata, përveç kësaj në moshë shkollore, është Petër Dellçevi.


Ky ishte shkaku, për të cilin para disa ditësh në Sofje ishte organizuar një takim në vatrën e kulturës “Rilindja – 1935”, në të cilin vëllai i violinistit Krasimir Dellçev tregoi për karrierën relativisht të shkurtër të Petërit, plot me suksese dhe çmime. Para viteve për arsye shëndetësore ai doli në pension para kohe në Gjermani. Pas një pauze të shkurtër përsëri kthehet tek muzika por vetëm për albumin “Violina lotuese”, i cili është “kënga e mjellmës” e violinistit. Producenti i këtij programi është Radioja Kombëtare Bullgare dhe incizimet janë bërë në studion e parë të medias sonë.


Në takimin e organizuar në vatrën e kulturës “Rilindja - 1935” tingëlloi “Violina lotuese” dhe ekzekutimet e violinistit Agop Manikjan dhe të pianistes Ani Toshkova. Pianistja Ani Toshkova vite me radhë ka qenë partnere e Petër Dellçevit dhe tregoi se ka kujtime të shkëlqyera të lidhura me punën e tyre të përbashkët.


Pianisti Mario Angellov, i cili ka incizuar me Petër Dellçevin “Violinën lotuese” na tregoi historinë e albumit:

Në vitin 2003 një grup i madh muzikantësh nga Orkestra e Përzier e Radios Kombëtare Bullgare udhëtuam në Gjermani. Një mbrëmje vizituam restorantin, i cili është pronë e bashkëshortes së Petër Dellçevit. Në restorant kishte një pianoforte me bisht me ngjyrë të bardhë. Pas darkës në restorant hyri një njeri i gjatë, me sy të kaltër dhe me buzëqeshje të madhe. Ai ishte Petër Dellçevi, i cili vetëm dëshironte shumë të ekzekutonte me dikë. Përveç violinës, ai mbante një valixhe të madhe me nota. Repertori ishte nga “era e artë” e “muzikës së salloneve” – vepra të Gershuinit, çardashe ... Së bashku ekzekutonim deri në të gdhirë. Pas kthimit tonë në Sofje u bë e qartë se do të mund të realizojmë me Petrin incizime në Radio. Bëmë disa prova të shkurtra dhe shumë shpejtë incizuam të gjitha pjesët e albumit “Violina lotuese” . Javën e kaluar kur vëllai i muzikantit organizoi takimin-koncert, për  herë të parë që nga atëherë dëgjova muzikën, të cilën e kishim incizuar. U ktheva mbrapa në kohë me kujtimet e paharrueshme. Mësova dhe shumë gjëra të reja – kuptova se ky muzikant i shkëlqyer ka zhvilluar mjeshtërinë e tij vetëm në Bullgari. Edhe tani, edhe atëherë – në Koln, më bëri përshtypje se teknika e tij e ekzekutimit është fare e veçantë. Ai sikur nuk i prek telat e violinës. I bie violinës me një lehtësi të jashtëzakonshme, me shije të përsosur dhe saktësi të tonave. Pas incizimit të diskut nuk e kam takuar më, por tani m’u kujtua bukuria karakteristike për muzikën e tij. Petër Dellçevi meriton njohje më të madhe në Bullgari.“

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD

“Po vrapojmë” – një këngë për ata që zgjedhin rrugën e vështirë

Viti i kaluar ishte më se i suksesshëm për këngëtarin në zë Miro. Ndër projektet e realizuara janë turneu i shitur i këngëtarit, si dhe albumi i tij i titulluar “46”. Më 17 prill ai ka përgatitur një sfidë të re - një koncert të madh në sallën “Arena..

botuar më 24-04-15 8.10.PD