Si të realizojmë premtimet tona lidhur me Vitin e Ri në katër hapa?

Autor:


E përmbushim natën e Vitit të Ri me premtime të ndryshojmë jetën tonë, por, me hapjen e faqes së re në kalendar nuk vjen fillimi i ri kaq i pritur. Dhe në vend që njëherë e përgjithmonë të heqim dorë nga ushqimet e dëmshme, të ndërpresim pirjen e duhanit, të fillojmë të lexojmë libra, të gjejmë një punë të re, të nisemi në ndonjë ekskursion ekzotik, e vazhdojmë jetën si deri tani, duke tërhequr pas vetes veset tona të këqija, dembellëkun ose pakënaqësinë.

Del se çdo një premtim i katërt i dhënë në prag të Vitit të Ri, dështon akoma gjatë dy javëve të para, një pjesë e madhe nga idetë e mira kalojnë në urime të mira deri më 6 muaj dhe vetëm 8% nga qëllimet e shënuara realizohen. Por, që të gjithë ne mund të ndryshojmë këtë statistikë jo shumë inkurajuese të ëndrrave të dështuara. Kouç-specialistja Dobrosllava Mirçeva zbuloi sesi t'u shmangemi grackave tradicionale, që t'u japim shans premtimeve të Vitit të Ri:

Shkaku të mos të kemi sukses është se premtimet të cilat ia japim vetes në pjesën më të madhe të rasteve, nuk dallohen shumë nga kësmetet, të cilat janë të futura në byrekun e Vitit të Ri. Të mos pi më shumë cigare, të filloj një dietë, të gjej një punë të re – të gjitha këto janë gjithë gjëra të mira, por a jeni të entuziazmuar me të vërtetë, kur ia uroni vetes?

Në fakt të largohemi nga vesi i keq dhe të mund të arrijmë qëllimin të cilin ia kemi vënë vetes është një proces mjaft i vështirë, sepse na mungon një motivacion për ndryshim. Motivacioni mungues shoqërohet dhe me dembellëkun, por dhe shpesh përqendrohemi mbi gjërat, të cilat nuk i duam dhe në një rast të tillë na është mjaft vështirë të tregojmë vullnet. Por, gjithsesi nuk është e pamundur që të kthejmë urimet tona me rastin e Vitit të Ri në zgjidhje të vendimeve, vetëm duke ndjekur këta katër hapa.

Shumë komponentë ndihmojnë kryerjen e një vendimi – sqaron Dobrosllava Mirçeva. Në fillim fare është krijimi i një vizioni të qartë për këtë sesi do të transformohet jeta jonë pasi e arrijmë qëllimin tonë. Pas kësaj vjen sqarimi i shkaqeve të vërteta për ndryshimin e dëshiruar. Me rëndësi të dorës së parë po kështu është të kemi një kontakt të përditshëm me qëllimin, me atë pamje pozitive, të cilën e kemi krijuar në vetëdijen tonë, duke e mbështetur njëkohësisht me hapa të vegjël. Dhe në fund vjen formimi i shprehive të reja dhe rritja e standardeve në fushën përkatëse. Po të marrim si shembull betimin tipik për fillimin e dietës nga 1 janari dhe e transformojmë në një vizion të qartë për veten tonë si një njeri me një ecje të lehtë, me rroba të bukura dhe e transformojmë këtë me një motivacion dhe shkak personal – do të doja të jem më i bindur në komunikim, të kem një kontroll më të madh mbi veten time e kështu me radhë, dëshira do të fitojë një formë më të qartë dhe tërheqëse.”

Vënia e një afati përfundimtar për kryerjen e qëllimit të vënë po kështu është një pjesë nga suksesi, si dhe nga vetë njohja, shton Dobrosllava Mirçeva.

Ndryshimi në fakt është si planifikimi i një udhëtimi të gjatë dhe nuk ka sesi ta arrijmë destinacionin e dëshiruar pa ditur nga ku nisemi dhe me çfarë do të lëvizim -  vazhdon ajo. - Njohja e vetvetes është hapi i parë, që të mund të kuptojmë se çfarë na lëviz, përse kemi vendosur se pikërisht  në këtë fushë duam që të bëjmë një hap përpara. Njohja e vetvetes  po kështu na ndihmon të zbulojmë burimet e motivacionit dhe të forcës brenda në veten tonë, të cilat na përmbushin me një vështrim ndaj qëllimit, pavarësisht nga kjo se çfarë do të na ndodhë në rrugë. Që të mund të mbështetemi te motivacioni ynë kur të vijnë momentet e vështira dhe të dimë sesi të mobilizojmë energjinë tonë – dhe sikur të kemi bërë gabim, të mund ta evitojmë me ndihmën e forcës sonë të brendshme.

Dita e parë e Vitit të Ri është vetëm një datë, e ngarkuar me simbolikën e fillimit të ri, por ne çdo ditë duhet të ngrihemi si më 1 janar – me idenë se çfarë gjëje të vogël mund të bëj sot, që të mund të afrohem edhe me një hap tjetër drejt qëllimit tim, këshillon akoma Dobrosllava Mirçeva. Vetëm në këtë mënyrë do të mundim të realizojmë ndryshimin e dëshiruar – jo atë që sot për nesër, por atë transformimin e qëndrueshëm dhe të vërtetë, i cili të mund të transformojë jetën tonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Vlladimir Ignatov

Më shumë nga rubrika

Ndërhyrja e hakerëve në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurve prapë ngjall shqetësim për sigurinë kibernetike të Bullgarisë

Më 15 korrik nga një sajt me bazë jashtë shtetit mediat dhe institucionet shtetërore në Bullgari mësuan, se ndonjëri kishte hyrë në bazën e të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve pa kuptuar asnjëri. Një burrë anonim, i cili u prezantua si rus, tha..

botuar më 19-07-17 3.25.MD
Ivajlla Sopotenska

Ushqimet e së ardhmes - gjithnjë e më të varura nga shkenca

Cili do të jetë ushqimi i së ardhmes? - shkencëtarët po i kërkojnë përgjigjet. Ndryshimet klimatike dhe ritmet e shpejta të rritjes së popullsisë v;në sfidën e radhës përpara shkencëtarëve - të zgjidhin problemin me ushqimin e njerëzimit...

botuar më 19-07-17 12.48.MD

Startoi një platformë inovative ndërkombëtare në ndihmë të praktikës së mëvetësishme freelance

Një platformë e porsakrijuar do të prezantojë gjërat më të nevojshme për fillimin e praktikës së mëvetësishme dhe se si në mënyrë më të suksesshme njeriu mund të pozicionohet në “oqeanin” e madh të praktikës së pavarur. Ndër qëllimet e autorëve të..

botuar më 19-07-17 11.28.PD