Ivajllo Vasilev me çmim të parë nga konkursi “Shtellkunçik” në Moskë

Foto: dberbatov.org

Ivajlloja është vetëm 11 vjeç, por tashmë ka grumbulluar shumë përvojë muzikore, e cila shtohet me çdo një dekoratë të ardhshme. Duart e këtij djali “lëvrijnë” – thotë për të bullgari Vlladimir Vlladimirov, pedagog në piano në qytetin Madrid. Ivajlloja është virtuoz i madh i pianos, përveç kësaj kompozon muzikë për piano dhe violinë. Shumë pak fëmijë në këtë moshë  luajnë preludet e Rahmaninovit, veprat e Bahut dhe etydet e Debussy. Pavarësisht nga mosha e tij e vogël, ai është një  personalitet i hapur gjerësisht.

Ivajlloja është nxënës në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje, në klasën e Emilia Kanevës. Ajo është një pedagoge e njohur, që ka formuar shumë pianistë të shkëlqyer bullgarë, mbajtës të shumë  dekoratave në konkurse prestigjioze.


Para disa ditëve Ivajlloja u klasifikua në vendin e parë në garën ndërkombëtare “Shtellkunçik” /”Thyerësja e lajthive”/ për fëmijë deri më 14 vjeç. Konkursi televiziv është krijuar nga kanali televiziv rus “Kultura” gjatë vitit 2000 dhe që nga atëherë zhvillohet çdo vit. Sipas rregullores, fëmijët kalojnë nëpër tri rrethe. Vetë finali është me shoqërim të orkestrës, e cila sivjet është nën dirigjimin e Misha Damevit, i cili ishte dhe anëtar i jurisë. Ivajllo Vasilev ekzekutoi pjesën e tretë  të Koncertit numër 12 në la major të Mocartit. Të njëjtën vepër ai do të ekzekutojë dhe gjatë muajit prill, bashkë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.

Kryetari i jurisë në piano ishte pianisti i njohur rus dhe pedagog Dmitrij Bashkirov, kurse Ivajlloja ka qenë një nga finalistët më të vegjël. Dekorata e tij e mëparshme ishte gjatë vitit 2017 në edicionin e 7 të Konkursit Ndërkombëtar për Piano “Anna Artobolevskaja”/ një pianiste dhe pedagoge ruse/ në Moskë, ku përsëri fitoi vendin e parë. Atëherë bullgari i vogël interpretoi 8 vepra, kurse në koncertin përfundimtar e pushtoi publikun me “Lojëra fëmijërore” të Modest Musorgskit. E thirrën në bis dhe ai pati mundësinë të paraqesë interpretimin e vet të “Tokatina – kolazh” nga “Fletorja Polifonike” e Rodion Shçedrin. Në Moskë pianisti /atëherë 10 vjeç/ u njoh me “ 6 momente muzikore” të Rahmaninovit.

Bullgari i talentuar filloi të mësojë të katërtin prej tyre dhe e pëlqeu shumë. Pas kësaj u paraqit me të në konkursin De Bach au jazz /nga Bahu deri tek Xhazi/ në Greqi, në të cilin garojnë pianistë deri në moshën 25 vjeçe, por dekorata e madhe është një për të gjitha grupet e moshës. Dhe e fitoi Ivajlloja.


Në një nga librat e fundit të muzikës për shkollat bullgare Ivajlloja u tregon nxënësve të klasës së parë për pianon si instrument muzikor, kurse në variantin elektronik janë të përfshira interpretime të tij. Ai shpreson të hyjë në librat e muzikës dhe si kompozitor me disa nga veprat e tij – “Fshati”, “Skerco” e të tjera. Tanimë ka realizuar ëndrrën e tij të mund të luajë në sallën e kryeqytetit “Bullgaria”. Do të donte shumë që një ditë të arrijë dhe deri tek Royal Allbert Hall. Me paratë nga dekoratat dhe bursat të cilat i fiton, djali i talentuar mendon të blejë një pianoforte me bisht, që të mund të ekzekutojë muzikë dhe në shtëpi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Një buqetë me ngjyra të stileve dhe timbreve të ndryshme në ditëlindjen e 25 të korit “Vanja Moneva”

Gjatë këtij viti kori popullor i grave “Vanja Moneva” feston 25 vjet nga krijimi i vet. Vetëm përpara disa ditëve në sallën e kryeqytetit “Bëllgaria” këngëtaret u sollën admiruesve të tyre besnik një program të pasur, në të cilin kishte tituj klasik,..

botuar më 19-06-13 10.54.PD

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës ortodokse

Në qytetin Pomorie për vit të 16 të radhës në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar për Muzikë Ortodokse “Virgjëresha e Shenjtë”, u mblodhën qindra interpretues të talentuar nga Bullgaria, Serbia, Rusia, Moldavia, Ukraina dhe Holanda. Ngjarja zhvillohet nën..

botuar më 19-06-09 9.45.PD

Festivali Ndërkombëtar Muzikor “Akordeomanija-2019” fillon në qytetin Pleven

Në qytetin Pleven nisi Festivali Ndërkombëtar Muzikor “Akordeomanija-2019”. Forumi muzikor, i cili vazhdon deri më 9 qershor filloi me një numër rekord pjesëmarrësish dhe miqsh. Kjo është ngjarja e parë për nga lloji i vet tek ne në parimin konkurrimi, në..

botuar më 19-06-08 10.25.PD