Ekuipazhi i anijes motorike “Oborishte” të Autoritetit Portual “Flota Detare Bullgare” (me kapiten Nikollaj Balltaxhiev dhe me kryemekanik Kallojan Tujkov) e priti i pari Vitin e Ri 2019. Kjo u bë në portin rus Murmansk tre orë para se tek ne t’i hapim shishet me shampanjë.
Ndërsa ekuipazhi i anijes motorike “Murash” (me kapiten Stojn Atanasov dhe me kryemekanik Valentin Gulpa), i cili është në portin e Meksikës në Paqësor Topolabampo, e përcolli i fundit vitin 2018.
Më afër Bullgarisë në natën e Vitit të Ri ishte ekuipazhi i tragetit “Heronjtë e Sevastopolit”, i cili në atë kohë lundronte në Detin e Zi midis portit ukrainas Çernomorsk dhe portit gjeorgjian Poti.
Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..
Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..
Mbi 30 kujdestarë dhe instruktorë të qenve të shpëtimit po punojnë në terren në zonën e skive sipër Banskos, në kuadër të Kursit Ndërkombëtar të Trajnimit për qentë e shpëtimit nga 10 deri më 14 prill. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Bashkia e..
Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion -..