Postcrossing – koleksionim, hobi dhe kontakte me njerëz nga e gjithë bota


Në epokën e teknologjive njerëzit gjithnjë e më rrallë shkruajnë dhe dërgojnë letra dhe kartolina me postë. Preferojnë variantin më të lehtë – atë elektronik. Por, jo kështu qëndrojnë gjërat me Postcrossing. Për autorë të këtij projekti online tepër të veçantë, i cili ekziston që nga viti 2005 konsiderohen Anna Kampos dhe Paolo Morgales nga Portugalia.

"Postcrossing është këmbim i kartolinave midis njerëzve nga e gjithë bota, i cili bëhet në mënyrë të rastësishme, me fjalë të tjera, u dërgoni disa njerëzve, kurse merrni prej të tjerëve. Më dukej se kjo harxhon mjaft kohë, se nuk do të përballoj situatën, por pavarësisht nga të gjitha vendosa që të provoj" – tregon Ivelina Çollakova, e cila është e pasionuar pas Postcrossing-ut tanimë më shumë se 1 vit e gjysmë.

"Gjatë regjistrimit ju plotësoni informacion për interesat tuaja dhe për këtë në çfarë teme doni që të merrni kartolina. Atëherë ju merrni 5 adresat e para. Në momentin, në të cilin kartolina juaj regjistrohet nga njeriu i cili e ka marrë, adresa juaj hyn në sistem  dhe ju mund të merrni kartolina nga ndokush nëpër botë. Sa më i ri që jeni në sistem, kaq më pak janë adresat. Sa më shumë kartolina dërgoni, kaq më shumë mundësi keni që të tërhiqni adresa të reja" – sqaron rregullat fare të thjeshta Ivelina Çollakova.

Kartolina e parë të cilën ajo e merr është nga Japonia.

"Më kujtohet shumë mirë – buzëqesh Ivelina Çollakova. Ishte në kutinë ime postare, e zhubrosur, e thyer më dysh, por pavarësisht kësaj unë përsëri u gëzova shumë."

Sistemi është organizuar kështu, që numri i kartolinave të dërguara është i barabartë me numrin e atyre të pranuara. Variantet të dërgohet kartolinë janë dy. Njëri është ai tradicional në letër. Por, në përgjithësi në sistemin  postcrossing preferohet varianti i dytë – kartolinë e hapur me një pullë të ngjitur mbi të. Mbi të vendosen dhe vulat gjatë kohës së udhëtimit.

Aty gjatë prillit të vitit 2017 në projekt ishin regjistruar mbi 676 mijë veta prej 208 shteteve. Shumë prej pjesëmarrësve janë fëmijë.

"Njerëzit janë shumë më të vëmendshëm kur u dërgojnë kartolina fëmijëve – mendon Ivelina Çollakova. Pata një rast me një mësues në gjuhën angleze nga një provincë franceze, i cili kishte bërë profil për shkak të nxënësve të vet, me lutje, duke e dërguar kartolinën t’u shkruash në një gjuhë angleze mjaft primitive disa fjalë fëmijëve dhe t’u drejtosh pyetje, kurse ata përgjigjen në sajtin e tyre, duke ushtruar anglishten."

Një nga letrat më interesante të cilat i ka marrë Ivelina, është nga një nxënëse nga India, e cila me imtësitë më të mëdha përshkruan jetën e vet, kurse në fund të letrës i ka logot e postës bullgare dhe të asaj të Indisë. "Mbi pothuajse të gjithë sipërfaqen e njërës anë janë ngjitur pulla postare, kurse në anën tjetër janë prerë dhe janë ngjitur fotografi me fytyrat e artistëve të njohur nga India" – tregon Ivelina Çollakova. Në një nga grupet ndërkombëtare një djalë kishte vendosur t’i bënte një surprizë të dashurës së tij me rastin e ditëlindjes së saj duke u bërë thirrje të tjerëve t’i dërgojnë një kartolinë me urime. Kuptohet, mori pjesë dhe Ivelina , kurse vajza e cila kishte ditëlindje mblodhi mbi 1000 kartolina.

"Kohët e fundit më interesantja për mua dhe e cila më bëri një përshtypje më të madhe ishte një kartolinë 3D nga Barcelona – tregon Ivelina. Përmes një aplikimi në telefon, duke e vërtitur kartolinën, mund të shikosh vet godinën nga të gjitha anët e saj. Gjatë kësaj kohe një drejtues në disa gjuhë sqaron se cila është kjo godinë, nga kush është ndërtuar, ku gjendet. Ka mundësi të blesh biletë që ta vizitosh. Kohërat janë të tilla, saqë së shpejti do të mund të njihemi me kureshtje të ndryshme historike në mënyrë më interaktive."

Në koleksionin e Ivelina Çollakovës merr pjesë dhe një kartolinë nga posta më e vogël që punon në botë, e cila gjendet në një ishull në Zelandën e Re, kurse më të bukurat sipas Ivelinës janë kartolinat ruse.

"Ky hobi më sjellë vetëm emocione pozitive dhe ia vlen të gëzosh ndonjë, duke i dërguar një kartolinë të shkruar me dorë – thotë Ivelina Çollakova. Çdo ditë unë e hap kutinë e postës dhe më vjen mirë të di se në të mund të gjej diçka të mirë, përveç broshurave dhe materialeve reklamuese."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Testimi i sistemit TOLL fillon më 16 gusht

Më 3 korrik vazhdojnë negociatat me përfaqësuesit e sektorit të transportit për tarifat rrugore Se çfarë po ndodh me sistemin TOLL dhe se kurrë do të fillojë përdorimi i tij në Bullgari janë pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe më në..

botuar më 19-06-26 2.55.MD
Снимка: EPA / BGNES

Ngjarjet me adresë ballkanike

Opozita përsëri fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Stamboll Presidenti turk Rexhep Erdogn pësoi humbje të rëndë pasi kandidati i Partisë Republikane të Popullit Ekrem Imamoglu   për herë të dytë fitoi zgjedhjet për bashkinë e..

botuar më 19-06-25 1.15.MD

Një bullgar përpunoi një metodë të re për luftë me qelizat e kancerit

Mjeku bullgar Vlladimir Zharov dhe ekipi i tij po testojnë një sistem personal për luftë me kancerin e lëkurës. Krijuesit e metodës së re dëshmojnë se tek 27 nga 28 pacientë, sistemi i tyre prek qelizat e tumorit në mënyrë 1000 herë më efektive në..

botuar më 19-06-23 10.35.PD