Plovdivi në pritje të kurorës evropiane të kryeqytetit të kulturës


Me spektaklin “Ne jemi të gjitha ngjyrat” me pjesëmarrjen e 1500 artistëve më 12 janar në Plovdiv do të çelet zyrtarisht programi i Kryeqytetit evropian të kulturës për vitin 2019. Në muajt e ardhshëm Plovdivi do të jetë mikpritës i më shumë se 300 projekteve dhe 500 ngjarjeve kulturore. Partner i qytetit bullgar është ai italian Matera – gjithashtu një qytet i lashtë me arkitekturë interesante, ku Mel Gibson e ka xhiruar filmin e tij “Pasioni i Krishtit”.

Përgatitja për mikpritjen e madhe të Plovdivit mund të thuhet se është përfunduar. “Krijuam një ekip të shkëlqyeshëm, i cili bëri çdo gjë – nga procesi i aplikimit deri në realizimin e projektit” – tha në intervistën për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i bashkisë së Plovdivit Ivan Totev. “Njerëzit janë të entuziazmuar dhe kjo shihet. Kemi regjistruar shumë vullnetarë – mbi 1000. Vetëm në ceremoninë e çeljes do të marrin pjesë disa qindra veta” – tha kryetari i bashkisë dhe premtoi se punimet e ndërtimit dhe rinovimit të të gjitha objekteve të rëndësishme të lidhura me ngjarjet kulturore do të përfundohen në kohën e duhur. Po ndërtohet skena e madhe në qendrën e qytetit, ku do të zhvillohet programi i çeljes.

Tashmë kemi mbi 700 ftesa të konfirmuara për delegacione dhe mysafirë, të cilët do të vijjnë në Plovdiv. Për këtë arsye presim një ngjarje në të vërtetë të madhe me rëndësi për ne. Ceremonitë e hapjes së vitit në kryeqytetet evropiane të kulturës janë ndër ngjarjet kryesore për periudhën e mikpritjes së tyre. Ato përqendrojnë vëmendjen e publikut mbi gjerat që do të zhvillohen gjatë vitit. Dhe mënyra, të cilën e zgjodhëm – kjo skenë e madhe, është diçka unike që ngjall interes. Mendoj se tashmë morëm një efekt shumë pozitiv nga pikëpamja e promovimit – për Plovdivin ishin botuar shumë materiale dhe artikuj në Bullgari dhe jashtë shtetit – kjo është diçka më shumë sesa ne vetë mund të organizojmë si reklamë. Gjatë muajve të fundit kishte artikuj në CNN dhe në shumë media të tjera të huaja . Kështu mund të them se përqendrimi i vëmendjes mbi qytetin tonë, që e qëllojmë me këto evente, tashmë është fakt. Shpresoj se më 12 janar do të mbyllim procesin përgatitor me sukses – tha gjithashtu Ivan Totev.

Sipas Komisionit Evropian titulli “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” u ofron mundësi qyteteve që të bëhen më të njohur, të gjejnë vendin e tyre të merituar në hartën e destinacioneve kulturore dhe të tërheqin më shumë turistë . Pritet se ky titull do të ketë ndikim pozitiv jo vetëm nga pikëpamja e kulturës dhe turizmit, por edhe për tërë zhvillimin social dhe ekonomik të Plovdivit. Lidhur me këtë kryetari i bashkisë Ivan Totev komentoi:

Nga pikëpamja pragmatike që në momentin, në të cilin Plovdivi ishte zgjedhur për kryeqytetin kulturor evropian, vihet re një zhvillim shumë pozitiv. Çdo vit regjistrojmë rritje të konsiderueshme të vizitave në qytet, për 5 vjet numri i fjetjeve u dyfishua – për periudhën 2011-2016 nga 240 000 akomodimet arritën shifrën 500 000. Aktualisht niveli i regjistruar është 700 mijë – këto janë ritme shumë të shpejta të rritjes  për një qytet, në të cilin më parë situata ka qenë relativisht e qëndrueshme. Vizitat në qytet janë përfitimi i drejtpërdrejtë. Ai i tërthortë është imazhi i krijuar, i cili sjell dobi të tjera – për shembull interesimi i investitorëve – të hapin seli ose bëjë ndërmarrje. Mendojmë se kultura është një faktor me rëndësi, për të cilin njerëzit preferojnë të jetojnë këtu, bile për të bërë biznes këtu. Gjithçka është ndërlidhur dhe ky efekt kumulativ është i dukshëm në Plovdiv.

Disa analistë tashmë e quajnë Plovdivin “tigri ekonomik i Bullgarisë”. “Kjo është rezultat i shumë faktorëve të vegjël dhe zgjedhja e Plovdivit për kryeqytetin kulturor të Evropës me siguri luan rolin e vet të mirë”, komentoi Ivan Totev. Patrneriteti me qytetin e lashtë italian Matera gjithashtu e sjell efektin e vet pozitiv. “Ky partneritet me qytetin italian sjell vlerë të shtuar ndaj projektit tonë, tha kryetari i bashkisë së Plovdivit”.

A ka qenë e mjaftueshme ndihma financiare e marrë nga Plovdivi për programin e tij kulturor gjatë vitit 2019, duke pasur parasysh mundësitë e pabarabarta të Bullgarisë dhe Italisë? “Natyrisht në fushën e kulturës shteti italian është etalon. Mundësitë tona janë më modeste. Duke bërë krahasim me buxhetet e qyteteve të tjera të Evropës ne kemi një buxhet normal për qytet si Plovdivi. Kuptohet se nuk mund të konkurrohemi me qytete si Liverpool dhe Marseja (të cilat tashmë kanë qenë kryeqytete evropiane të kulturës - sh. aut.). Mendoj se me një partner si Matera mund të organizojmë aktivitete të krahasueshme. Për shembull hapja e vitit tonë të kulturës do të jetë me përmasa më të mëdha në krahasim me atë të organizuar në Matera. Mund të them se përkrahja që e marrim nuk është më e vogël sesa ka qenë ajo e ofruar për Materën, pavarësisht se ajo është një qytet italian”, tha para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare kryetari i bashkisë së Plovdivit Ivan Totev.



Përpiloi: Veneta Pavllova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: plovdiv2019.eu dhe BGNES

Postimet e lidhura

Banka Popullore Bullgare lëshon një monedhë përkujtimore për qytetin Plovdiv

Në lidhje me iniciativën Plovdivi-Kryeqyteti Evropian i kulturës, Banka Popullore Bullgare paraqiti një monedhë përkujtimore të argjendtë, e cila hyn në qarkullim më 7 janar. Qyteti i dytë bullgar për nga madhësia qe shpallur nga Komisioni..

botuar më 19-01-04 1.19.MD

Plovdivi është ndër destinacinet më të preferuara botërore

Plovdivi është një prej destinacineve më të preferuara botërore, sipas klasifikimit të CNN Travel. Plovdivi, qyteti i dytë më i madh në Bullgari, po përgatitet të konfirmojë statusin e tij të destinacionit prijës për   pushime urbane si një prej dy..

botuar më 19-01-03 6.29.MD

Plovdivi - qyteti i parë bullgar që është Kryeqyteti Evropian i kulturës

Plovdivi e priti Vitin e Ri si qyteti i parë bullgar që është Kryeqyteti Evropian i kulturës. Njëzet vjet pasi ishte mikpritës i Muajit të kulturës në vitin 1999, qyteti do të festojë gjatë vitit 2019 nismën më prestigjioze kulturore të BE. Fillimi zyrtar..

botuar më 19-01-02 6.29.MD

Takimi ndërkombëtar për turizëm në Plovdiv

Qyteti i Plovdivit (Bullgri Jugore) të enjten është mikpritës i edicionit të 10-të të Takimit ndërkombëtar për turizëm. Sivjet motoja e tij është “Plovdivi – udhëtimi deri në Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2019”. Qëllimi i ngjarjes është që..

botuar më 18-11-22 10.04.PD

Plovdivi pret 2 miliona vizitues gjatë 2019-ës kur do të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës

Pritet se mot 2 miliona veta do të vizitojnë Plovdivin, kur ai do të bëhet Kryeqyteti Evropian i Kulturës, informoi zëvendës kryetari i bashkisë së qytetit Stefan Stojanov. Organizatorët e fushatës “Plovdivi – Kryekyteti Evropian i Kulturës..

botuar më 18-11-20 4.25.MD

Dritat e Plovdivit do të pulsojnë kur në qytet lindet fëmijë

Ndriçimi rrugor në lagjen e qytetit Pllovdiv “Kapana” fillon të pulsojë çdo herë kur në qytet lindet fëmijë. Ky novitet unik është me projekt të italianit Allberto Garuti dhe është pjesë e programit Plovdivi – Kryeqytet Evropian i Kulturës 2019...

botuar më 18-11-16 3.42.MD

“Plovdivi – qyteti evropian i kulturës 2019” do të hapet me një spektakël grandioz me 1500 artistë dhe publik prej 60 mijë vetash

Në vazhdim të një viti Plovdivi do të shfletojë faqet e një kronike, ku është shkruar historia e tij që nga lashtësia deri më sot. Rrënjat e qytetit na kthejnë tetë mijëvjeçarë prapa, por qyteti do të tregojë për ngjarjet e kaluara dhe traditat e..

botuar më 18-11-15 11.26.PD

Me program interesant dhe momente të paharrueshme për publikun dhe interpretuesit përfundoi Plovdiv xhaz fest-2018

Edicioni i katërt i Plovdiv Jazz Fest propozoi një program të pasur me koncerte dhe ekzekutime në klubet e natës, një klasë frymëzuese mjeshtërore, takime me artet e ndryshme... E gjithë kjo – në 5 ditët e festivalit me përjetime të shkëlqyera për..

botuar më 18-11-08 2.01.MD
Jan Garbarek dhe Eliane Elias

Yje botërore mbërrijnë për Plovdiv Xhaz Fest 2018

Saksofonisti legjendar Jan Garbarek do të ekzekutojë muzikë për adhuruesit e vet të shumtë më 3 nëntor, në koncertin e fundit të festivalit. Mik i posaçëm në program është perkusionisti indian me famë botërore Trilok Gurtu. Forumi ndërkombëtar i..

botuar më 18-10-26 11.23.PD

Stolitë e arta të ekspozuara në Muzeun Etnografik të Plovdivit zbulojnë artizanatin e argjendarëve në trojet tona

Gjatë periudhës së Rilindjes argjendarët bullgarë kanë qenë mjeshtrit më të mëdhenj në Perandorinë Osmane, kanë tregtuar jashtë kufijve të saj dhe pavarësisht se kanë pasur një jetë të begatë, nuk e kanë harruar misionin kryesor të popullit të vet..

botuar më 18-10-07 2.10.MD
Më shumë nga rubrika

Jordan Radiçkov tregon për madhështinë e njeriut të zakonshëm

Sivjet festojmë 90 vjet nga lindja e Jordan Radiçkovit /24.10.1929/. Një nga mjeshtrit më të mëdhenj të tregimit të shkurtër, një dramaturg i shkëlqyer dhe skenarist, dy herë i përcaktuar për dekoratën Nobel për letërsi, Radiçkovi është një nga..

botuar më 19-01-22 2.30.MD

Ekspozita “Evrika” zbulon sekrete nga bota e shkencës në Kryeqytetin evropian të kulturës

Qendra shkencore e fëmijëve “Muzejko” është për vizitë në Plovdiv me ekspozitën e saj të re “Evrika”. Ajo do të jetë në qytetin e kodrave deri në fund të vitit 2019 që të njohë banorët dhe vizituesit e Kryeqytetit evropian të kulturës me..

botuar më 19-01-20 9.20.PD

Festivali “Sofja Menar” mbledh përsëri adhuruesit e filmit

Kryeqyteti bullgar është   mikpritës i edicionit të 11 të Festivalit të filmit ”Sofja Menar”. Sivjet ai u është kushtuar filmave artistikë, dokumentarë dhe me metrazh të shkurtër nga Lindja e Mesme, Azia Qendrore dhe Afrika Veriore dhe i ofron..

botuar më 19-01-19 10.05.PD