Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi në pritje të kurorës evropiane të kryeqytetit të kulturës


Me spektaklin “Ne jemi të gjitha ngjyrat” me pjesëmarrjen e 1500 artistëve më 12 janar në Plovdiv do të çelet zyrtarisht programi i Kryeqytetit evropian të kulturës për vitin 2019. Në muajt e ardhshëm Plovdivi do të jetë mikpritës i më shumë se 300 projekteve dhe 500 ngjarjeve kulturore. Partner i qytetit bullgar është ai italian Matera – gjithashtu një qytet i lashtë me arkitekturë interesante, ku Mel Gibson e ka xhiruar filmin e tij “Pasioni i Krishtit”.

Përgatitja për mikpritjen e madhe të Plovdivit mund të thuhet se është përfunduar. “Krijuam një ekip të shkëlqyeshëm, i cili bëri çdo gjë – nga procesi i aplikimit deri në realizimin e projektit” – tha në intervistën për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i bashkisë së Plovdivit Ivan Totev. “Njerëzit janë të entuziazmuar dhe kjo shihet. Kemi regjistruar shumë vullnetarë – mbi 1000. Vetëm në ceremoninë e çeljes do të marrin pjesë disa qindra veta” – tha kryetari i bashkisë dhe premtoi se punimet e ndërtimit dhe rinovimit të të gjitha objekteve të rëndësishme të lidhura me ngjarjet kulturore do të përfundohen në kohën e duhur. Po ndërtohet skena e madhe në qendrën e qytetit, ku do të zhvillohet programi i çeljes.

Tashmë kemi mbi 700 ftesa të konfirmuara për delegacione dhe mysafirë, të cilët do të vijjnë në Plovdiv. Për këtë arsye presim një ngjarje në të vërtetë të madhe me rëndësi për ne. Ceremonitë e hapjes së vitit në kryeqytetet evropiane të kulturës janë ndër ngjarjet kryesore për periudhën e mikpritjes së tyre. Ato përqendrojnë vëmendjen e publikut mbi gjerat që do të zhvillohen gjatë vitit. Dhe mënyra, të cilën e zgjodhëm – kjo skenë e madhe, është diçka unike që ngjall interes. Mendoj se tashmë morëm një efekt shumë pozitiv nga pikëpamja e promovimit – për Plovdivin ishin botuar shumë materiale dhe artikuj në Bullgari dhe jashtë shtetit – kjo është diçka më shumë sesa ne vetë mund të organizojmë si reklamë. Gjatë muajve të fundit kishte artikuj në CNN dhe në shumë media të tjera të huaja . Kështu mund të them se përqendrimi i vëmendjes mbi qytetin tonë, që e qëllojmë me këto evente, tashmë është fakt. Shpresoj se më 12 janar do të mbyllim procesin përgatitor me sukses – tha gjithashtu Ivan Totev.

Sipas Komisionit Evropian titulli “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” u ofron mundësi qyteteve që të bëhen më të njohur, të gjejnë vendin e tyre të merituar në hartën e destinacioneve kulturore dhe të tërheqin më shumë turistë . Pritet se ky titull do të ketë ndikim pozitiv jo vetëm nga pikëpamja e kulturës dhe turizmit, por edhe për tërë zhvillimin social dhe ekonomik të Plovdivit. Lidhur me këtë kryetari i bashkisë Ivan Totev komentoi:

Nga pikëpamja pragmatike që në momentin, në të cilin Plovdivi ishte zgjedhur për kryeqytetin kulturor evropian, vihet re një zhvillim shumë pozitiv. Çdo vit regjistrojmë rritje të konsiderueshme të vizitave në qytet, për 5 vjet numri i fjetjeve u dyfishua – për periudhën 2011-2016 nga 240 000 akomodimet arritën shifrën 500 000. Aktualisht niveli i regjistruar është 700 mijë – këto janë ritme shumë të shpejta të rritjes  për një qytet, në të cilin më parë situata ka qenë relativisht e qëndrueshme. Vizitat në qytet janë përfitimi i drejtpërdrejtë. Ai i tërthortë është imazhi i krijuar, i cili sjell dobi të tjera – për shembull interesimi i investitorëve – të hapin seli ose bëjë ndërmarrje. Mendojmë se kultura është një faktor me rëndësi, për të cilin njerëzit preferojnë të jetojnë këtu, bile për të bërë biznes këtu. Gjithçka është ndërlidhur dhe ky efekt kumulativ është i dukshëm në Plovdiv.

Disa analistë tashmë e quajnë Plovdivin “tigri ekonomik i Bullgarisë”. “Kjo është rezultat i shumë faktorëve të vegjël dhe zgjedhja e Plovdivit për kryeqytetin kulturor të Evropës me siguri luan rolin e vet të mirë”, komentoi Ivan Totev. Patrneriteti me qytetin e lashtë italian Matera gjithashtu e sjell efektin e vet pozitiv. “Ky partneritet me qytetin italian sjell vlerë të shtuar ndaj projektit tonë, tha kryetari i bashkisë së Plovdivit”.

A ka qenë e mjaftueshme ndihma financiare e marrë nga Plovdivi për programin e tij kulturor gjatë vitit 2019, duke pasur parasysh mundësitë e pabarabarta të Bullgarisë dhe Italisë? “Natyrisht në fushën e kulturës shteti italian është etalon. Mundësitë tona janë më modeste. Duke bërë krahasim me buxhetet e qyteteve të tjera të Evropës ne kemi një buxhet normal për qytet si Plovdivi. Kuptohet se nuk mund të konkurrohemi me qytete si Liverpool dhe Marseja (të cilat tashmë kanë qenë kryeqytete evropiane të kulturës - sh. aut.). Mendoj se me një partner si Matera mund të organizojmë aktivitete të krahasueshme. Për shembull hapja e vitit tonë të kulturës do të jetë me përmasa më të mëdha në krahasim me atë të organizuar në Matera. Mund të them se përkrahja që e marrim nuk është më e vogël sesa ka qenë ajo e ofruar për Materën, pavarësisht se ajo është një qytet italian”, tha para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare kryetari i bashkisë së Plovdivit Ivan Totev.



Përpiloi: Veneta Pavllova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: plovdiv2019.eu dhe BGNES

Më shumë nga rubrika

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..

botuar më 24-03-22 6.55.PD