Në Ditën e Ujit të Bekuar në ujërat e akullta të lumit Tunxha banorët e qytetit Kallofer luajnë vallen e burrave për shëndet

Foto: BGNES

Dhe sivjet në Ditën e Ujit të bekuar /Dita e Shën Jordanit, Pagëzimi i Zotit tonë Jisu Krishti, Theofania/ - 6 janar, qyteti Kallofer  zgjohet nën tingujt e zurnave, daulleve dhe të gajdeve. Sipas traditës burrat nga qyteti  hyjnë në ujërat e akullta të lumit Tunxha, që të mund të luajnë vallen e vet festive. Riti është pjesë e traditës ortodokse, e cila respektohet në të gjitha qytetet dhe fshatrat e vendit, pikërisht në Ditën e Ujit të Bekuar të bëhet një bekim i ujit për shëndet rreth ndonjë nga pellgjet ujore lokale. Atëherë prifti hedh kryqin e argjend në ujë, kurse burrat e pranishëm hidhen në të, që të nxjerrin kryqin. Çdo një i cili merr pjesë në “Shpëtimin simbolik të Kryqit të Krishtit” beson se kjo do t’i japë shëndet dhe forcë për të gjithë vitin. Kjo traditë tepër e lashtë ka qindra përkrahës në qytetin Kallofer, të cilët çdo vit, përveç se hyjnë në ujërat e akullta të lumit Tunxha, mbeten aty, që të kapen  në vallen e madhe të burrave.

Që të gjithë mblidhen akoma herët në mëngjes në shtëpinë e kryetarit të bashkisë së qytetit Kallofer dhe kortezhi festiv niset drejt vendit, ku çdo vit shërbehet bekimi i ujit. Në këtë qytet besojnë se, në qoftë se  tufa me barbarozë në duart e priftit ngrin, domethënë viti do të jetë i begatshëm dhe i lumtur. Këtu nuk është me rëndësi se kush nga burrat do të kapë kryqin, sepse ai menjëherë jepet në duart e pjesëmarrësit më të ri në valle. Banuesit më të vjetër të qytetit thonë se kur njeriu del nga uji, e ndien veten të ri dhe deri më sot asnjë nuk ka marrë ftohje.

Ky rit ka qëllim  për t’u përfshirë në listën me pasuritë jo materiale të UNESKO-s, prandaj prej 2 vjetëve, krahas turistëve të shumtë, në qytetin Kallofer ka dhe etnologë nga organizata, të cilët e vërejnë vallen. Kjo traditë ekziston qëkurse mbaj mend, thotë kryetari i bashkisë së qytetit, Rumen Stojanov. Përgatitja për vallen fillon akoma më datën 5 në mbrëmje. Fillojnë me pirjen e verës, me meze, me speca djegëse, ekzekutohet muzikë me gajde.

"Vëzhguesit e UNESKO-s gjatë vitit të kaluar na thanë se, detyrimisht riti të realizohet vetëm nga banuesit vendas. E pikërisht këtu është bukuria, kjo është e vërteta për shkak të së cilës ja meriton të përfshihemi në listën e pasurive jo materiale. Për shkak të kësaj feste autentike vijnë kaq shumë turistë, prandaj ngjarja  është me një rëndësi shoqërore. Sivjet shikoj se vijnë gjithnjë e më shumë grupe të organizuara në qytetin Kallofer për festën. Por, u drejtoj apel të gjithëve, në vend të parë le të kaloj vallja e banuesve vendas përmes lumit, kurse pas kësaj të hyjnë në ujë dhe miqtë, të cilët kanë ardhur për këtë. Ne e dimë shumë mirë se që të gjithë duan të prezantojnë këngët e veta dhe traditat, asnjë nuk do t’i ndalojë, por fillimisht duhet të zbatohet riti i vendasve. Duam që me anë të kësaj të mund të ruajmë traditën tonë, dhe jo ajo të zhduket, për shkak të sulmit të madh të turistëve të cilët vijnë për festën. Mua më kujtohen njerëzit të cilët të parët filluan të hyjnë në lum me gajdet e veta dhe të luajnë vallen e burrave. Mbase kjo ndodhi përpara më shumë se 30 vjetëve, por kjo u bë traditë dhe ajo pëlqehet shumë prej njerëzve. Prandaj i ftoj që të gjithë banuesit të jemi të unifikuar në këtë festë. Një herë, përpara ca kohe pikërisht kjo ndodhi, në lum nuk mbeti vend për vendasit, për shkak të miqve të ardhur të shumtë, të cilët kishin ardhur nga jashtë. Prandaj, ne jemi shumë xhelozë ndaj traditës, ajo është e jona dhe ne krenohemi shumë me të."

Asnjëherë nuk i kemi ftuar posaçërisht njerëzit të vijnë për festën, çdo gjë është spontane dhe vullnetare. Nga viti në vit numri i atyre të cilët kanë dëshirë të kapen në valle bëhet gjithnjë e më i madh. Gjendja e gëzueshme shpirtërore na bashkon dhe që të gjithë hyjmë bashkërisht, jo më pak se 150 veta vetëm nga qyteti Kallofer, sqaron Rumen Stojanov.

"Unë personalisht marr pjesë prej më shumë se 10 vjetëve në realizimin e këtij riti. Asnjëherë nuk kam ndier frikë, bile përkundrazi, gjendja e përgjithshme shpirtërore më pushton dhe kjo më ndihmon më tepër, që të hidhem me guxim në lum dhe të mos të ndiej të ftohtë. Po kështu e di se, në këtë ditë uji është i bekuar dhe deri më sot asnjë nuk është sëmurur. Bile përkundrazi, që të gjithë të cilët marrin pjesë, mbeten të shëndetshëm, vitalë dhe të aftë për punë gjatë vitit. Kjo më detyron dhe unë çdo vit të marrë pjesë në vallen e burrave në lum."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Maqedonia e Veriut pa datë konkrete për nisjen e negociatave për BE Negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE janë bllokuar. Arsyeja kryesore për këtë janë mosmarrëveshjet për këtë çështje në Gjermani. Një..

botuar më 19-06-17 4.04.MD

Optimizohet të ushqyerit në kopshtet e fëmijëve dhe në çerdhet

Në kopshtet e fëmijëve dhe në çerdhet bullgare që tani nuk do të jepen ushqime të skuqura, parashikojnë ndryshime në Rregulloren për të Ushqyerin e Shëndetshëm të Fëmijëve. Projekti u botua për diskutim në popull në faqen internet të Ministrisë së..

botuar më 19-06-16 10.10.PD

Një studim shkencor gjeti vend në një botim prestigjioz të onkologjisë klinike

Një ekip onkologësh të spitaleve kryesore të Bullgarisë krijuan një metodë novatore për caktimin e niveleve të shqetësimit te pacientët me sëmundje onkologjike. Rezultatet e studimit u botuan në revistën Journal of Clinical Oncology të Bashkimit..

botuar më 19-06-16 9.10.PD