Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Ankaraja kundërshtoi deklaratën e sekretarit shtetëror të SHBA-së

Foto: tr.sputniknews.com

Zëdhënësi i presidentit turk İbrahim Kalıne cilësoi si irracionale deklaratën e sekretarit shtetëror së SHBA-së Mike Pompeo, sipas së cilës qëllimi i vërtetë i Turqisë në Siri janë kurdët. “Jo kurdët, por mbrojtja e tyre nga terroristët e “Shtetit Islamik”, Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, Njësive të vetëmbrojtjes popullore dhe Partisë Demokratike të Kurdistanit është objektivi i vërtetë e Ankarasë në Siri”, nënvizoi Kalın. Më herët këshilltari i presidentit amerikan për çështjet e sigurisë kombëtare John Bolton paralajmëroi se SHBA-ja nuk do të tërheqë forcat e saj nga Siria, derisa Turqia nuk garanton sigurinë e kurdëve.


Athina beson se Marrëveshja e Prespës do të miratohet nga Parlamenti

Foto: BGNES

Zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Canakopoulos tha para agjencisë ANA-MPA, se Marrëveshja e Prespës për emrin e Maqedonisë është në përputhje me interesat e Greqisë dhe të tërë regjionit. Për këtë arsye ai është i bindur se pavarësisht nga mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes pozitës dhe opozitës, forcat progresive politike në Greqi “nuk do të lënë këtë mundësi të pashfrytëzuar”.


Politikanë nga Mali i Zi paralajmërojnë për koalicion kundër Serbisë në Ballkan

Foto: BGNES

Agjencia “Makfaks” e cituar nga “Fokus” informoi se liderët e partive të Malit të Zi Demokracia e Re Serbe (Andria Mandiç) dhe Partia Demokratike Popullore (Milan Knjazheviç), i kanë propozuar presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe anëtarit serb të Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës  Milorad Dodik që kufijtë mes Malit të Zi, Serbisë dhe Republikës Srpska të hapen. Në deklaratën e përbashkët të dy politikanëve thuhet se në regjion ekziston rreziku i vërtetë nga krijimi i koalicionit kundër serbëve me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë, Maqedonisë dhe Kosovës.


Po vazhdojnë protestat kundër presidentit Vuçiç në Beograd

Foto: BGNES

Edhe kjo e shtunë dhjetëra mijë serbë protestuan në Beograd kundër presidentit Aleksandër Vuçiç në lidhje me deklaratën e tij se nuk do t’u përgjigjet kërkesave të opozitës edhe nëse “pese milionë dalin në rrugë”, sepse liderët e opozitës janë diskredituar. Protestuesit mendojnë se Pratia Përparimtare Serbe, e cila është në pushtet, është autoritare dhe e korruptuar. Në të njëjtën kohë analizat e opinionit publik tregojnë se partia qeverisëse e ka përkrahjen e 53,3% të votuesve në Serbi. Me shumicën e saj në parlament (160 deputetë) ajo ka një përparësi të konsiderueshme para partive të tjera.


Acar në Maqedoni, një viktimë e të ftohtit në Shqipëri

Foto: meta.mk

Në Maqedoni temperaturat shkuan në minus 21 gradë celsiusi, kurse trashësia e borës në pjesën perëndimore të vendit është deri më 65 centimetra. Mbi 1 mijë banorë të fshatrave Brest, Malino, Tanushevci janë bllokuar për shkak të reshjeve. Ndërkohë MIA informoi se në Shqipërinë Jugore një 58 vjeçar ka vdekur nga të ftohtit duke ecur me biçikletën e tij. Ditët e fundit edhe Shqipëria “ngrin” nga acari dhe rrugët deri në disa vendbanime në rajonet malore të vendit janë bllokuar për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Kopshti Botanik në Sofje na fton në "Takime Pranverore me bimët"

Më 13 prill, kur Bullgaria feston për herë të parë Ditën Ndërkombëtare të Vlerësimit të Bimëve, Kopshti Botanik i Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje hap dyert për edicionin e 23-të të "Takime pranverore me bimët", informojnë organizatorët...

botuar më 24-04-13 8.10.PD
Prof. Dr. Georgi Zhelev

Bullgaria u bë anëtare e programit të NASA-së për fluturimet në Hënë

Në fund të vitit 2023, Bullgaria u bë anëtare e programit “Artemisa” të NASA-së. Ai është vazhdimësi e programit “Apollo” dhe synimi kryesor i tij lidhet me fluturimet me pilot në Hënë. Ideja është që ai të jetë një trampolinë edhe për fluturime të..

botuar më 24-04-12 7.06.MD

Tre ditë festive për Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Kozmonautikës në Muzeun e Aviacionit në Burgas

Në Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Kozmonautikës - 12 prill, Muzeu i Aviacionit në Burgas do të jetë i hapur për vizitorët me hyrje falas. Në muzeun, i cili ndodhet në Aeroportin e Burgasit në rrethin e Sarafovos, të apasionuarit pas..

botuar më 24-04-12 7.50.PD