Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dalëngadalë po hyn në epokën e autotransportit modern – 1.9 mlrd euro për rrugët gjatë vitit 2019

Foto: BGNES

Rrugët në Bullgari janë një problem i madh edhe për popullsinë, edhe për autoritetet. Ato thjeshtë janë shumë larg përfytyrimit modern për rrugët dhe automjetet, ndërsa në Bullgari parku prej automjetesh tejkalon 2.7 mln kundrejt popullsisë bullgare prej nën 7 mln vetash. Sipas vetë autoriteteve rreth 40 për qind e rrugëve në vendin tonë janë në një gjendje të pakënaqshme.

Qeveria tregon se është e qartë me këtë gjendje kritike dhe bën çmos që të gjejë para për përballimin e problemit. Gjatë këtij viti ua dha dritë jeshile remonteve, rekonstruksioneve dhe ndërtimit të rrugëve të reja me gjatësi 709 km prej të gjithë 20 000 kilometrave të arterieve rrugore në vend, me vlerën rekorde 1.9 mlrd euro. Pritet që me investimet e reja të imponohet tendenca pozitive e pakësimit të numrit të viktimave në aksidentet rrugore, të cilat gjatë vitit 2018 ishin 11 për qind më pak në krahasim me 2017-ën. Shkaku kryesor për katastrofat mbeten shkeljet e shoferëve, të cilëve u detyrohen afro 97 për qind e aksidenteve në rrugë. Mirëpo, kjo që nuk na thuan të dhënat statistikore është rrethana se këto gabime të shoferëve në jo pak raste janë shkaktuar nga vrimat e autostradave dhe të rrugëve tona.

Gjatë 2019-ës duhet të përparojë ndërtimi i autostradave në vend. Në fakt deri tani në Bullgari ka vetëm një autostradë të ndërtuar krejtësisht – kjo është “Trakia” (Bullgari Jugore), nga Sofja deri në Burgas pranë bregut të Detit të Zi. Po vazhdon ndërtimi i autostradës “Hemus” (Bullgari Veriore), e cila është pothuajse paralelisht me “Trakia”. Ndërtimi i saj ishte filluar para disa dekadash dhe ishte braktisur shumë herë. Tani flitet se ajo do të jetë krejtësisht gati deri në vitin 2024. Për këtë vit qeveria livroi suplementarisht 690 mln euro nga teprica buxhetore. Autostrada do ta lidhë kryeqytetin e Sofjes me kryeqytetin tonë detar Varna në bregun e Detit të Zi. Po përparon me tempe të shpejta ndërtimi i autostradës “Struma”, e cila është një prej itinerareve më të ngarkuara, duke e lidhur kufirin bullgaro-gek në jug me kryeqytetin e Sofjes në veri. Në qoftë se gjithçka zhvillohet sipas planit përdorimi i autostradës duhet të fillojë gjatë 2023-ës dhe radhët e gjata prej dhjetëra mijëra veturash të turistëve rumunë, bullgarë, grekë, maqedonas dhe serbë duhet të mbeten në të kaluarën.

Pavarësisht se sa të këqija janë rrugët në vend, një pjesë jo e vogël prej tyre mirëmbahet nëpërmjet remonteve kozmetike, ose atyre më të mëdha. Ato kushtojnë jo pak mjete dhe prandaj çdo një shofer bullgar duhet të disponojë pullë për taksë rrugore (vignettet). Që nga ky vit ato bëhen elektronike, por çmimet e tyre nuk ndryshojnë në krahasim me vitin e kaluar. Përveç kësaj që nga vera e 2019-ës pritet aplikimi i sistemit TOL për kamionët. Të gjithë shpresojnë për grumbullimin e një resursi më të madh financiar, të domosdoshëm për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor.

Megjithë vonesën me rreth gjysmë shekulli në krahasim me Evropën e zhvilluar, Bullgaria dalëngadalë avancon dhe po hyn në epokën e transportit automobilistik të shpejtë, të sigurte dhe ekologjik.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD