Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriminalistika bullgare zhvillohet në përputhje me modelin zviceran

Shkencëtari me famë botërore profesori Pier Margo: Kriminologët bullgarë trajnohen në përshtatje me metodat më të reja

Foto: alchetron.com

Krimi është një veprim, motivet e të cilit shpesh i kalojnë kufijtë e arsyes së fortë. Në bazë të njërës ose tjetrës mënyrë është pjesë nga realiteti në të cilin jetojmë. Përpjesëtimet me të cilat rritet, që të fitojë përmasat e kriminalitetit të organizuar, imponojnë studimin dhe analizimin e tij. Pikërisht me këtë merren shkenca ligjore (science forensique/ forensic science), e cila përfshin mjekësinë mjeko-ligjore, kriminalistikën dhe kriminologjinë, që të hedh dritë mbi vetë dukurinë kriminele dhe arritjen deri në thelbin e saj. Zbulimi, identifikimi dhe hetimi i provave materiale të krimit janë parametrat kryesore, mbi të cilat punojnë kriminalistët modernë dhe kriminologët, të cilët përditë ndeshen me kreativitetin e kriminelëve. Mes më të përparuarve në studimet shkencore dhe në përdorimin e të dhënave është Fakulteti i drejtësisë, shkencave ligjore dhe administratës publike pranë Universitetit të Lozanës në Zvicër. Ekspertët e tij, mes të cilëve dhe kriminologu me famë botërore profesor Pier Margo (Pierre Margot), morën pjesë në një projekt të përbashkët bullgaro-zviceran për rritjen e kapacitetit të kriminalistëve bullgar në procesin e grumbullimit dhe studimit të pronave materiale nga vendi i krimit. Në fund të vitit 2018 në Akademinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme u inaugurua një laborator modern për trajnimin e specialistëve në fushën e kriminalistikës:

Foto: mvr.bg

Mendoj se laboratori i përgjigjet plotësisht nivelit të laboratorëve të tjerë evropianë – tha profesori Pier Margo në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë. Sa i përket Bullgarisë, mbase është i domosdoshëm një përdorim më i gjerë i metodave moderne dhe mjeteve teknike për mbledhjen e provave fizike nga organet e hetimit. Sepse nuk është e mjaftueshme që të kesh një laborator të mirë e të centralizuar, në qoftë se materiali i grumbulluar nuk është me cilësi ose nuk i përgjigjet qëllimit të hetimit. Është mirë kjo se në Akademinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka trajnim të specializuar në këtë drejtim.”

Foto: Darina Grigorova

Ky është projekti i parë për bashkëpunim bullgaro-zviceran në të cilin pedagogët nga shkolla zvicerane e kriminologjisë i ndihmojnë kolegët e tyre bullgarë. “Mendoj se këto kontakte do të vazhdojnë dhe jashtë programit të projektit – tha profesori Margo dhe shtoi:

Gjurmët materiale janë mes elementeve më të rëndësishme për zbulimin e krimeve të organizuara ose grupazheve të mëdha kriminale. Për shembull këtu, në laboratorin tuaj, keni një sektor të tërë për studimin e dokumenteve, lidhur me identitetin, informacionin e klasifikuar dhe sigurinë. Zakonisht ndaj një rrjeti kriminal vepron një grup që merret me falsifikimin e dokumenteve të identitetit. Në qoftë se tani për shembull ndeshemi në Zvicër, Bullgari, Gjermani ose Itali me ndonjë dokument të falsifikuar, i cili vjen nga një organizatë tanimë e njohur për ne, kështu grumbullojmë më shumë të dhëna për objektin e hetimit. Në këtë mënyrë arrijmë më afër bosëve të organizatës kriminale. E vërteta është se për një kohë të gjatë nuk i kushtohej vëmendje gjurmës materiale për llogari të hetimit tradicional me marrjen në pyetje të të dyshuarve të mundshëm dhe dëshmitarëve. Kjo e kufizon hetimin deri në një rreth të caktuar njerëzish, të cilët mbase kanë vënë re diçka, nuk kanë parë mirë ose gënjejnë.

Foto: mvr.bg

Profesori Pier Margo është studiues, pasioni i të cilit është zbulimi i gjurmëve fizike, të cilat, në qoftë se përdoren jashtë kufijve të dëshmive, mund të evitojnë krime të një numri të madh. “Kuptohet se nuk mund të presim çudira, kuptohet se, në qoftë se mundim të shkatërrojmë një grupazh të organizuar kriminal përpara se të realizojmë goditjen, mund të shpëtojmë jetë njerëzore, personalitete politike ose ndonjë veprimtari tregtare” – shpjegoi profesori zviceran. “Kur e identifikojmë këtë dukuri, e cila nuk është një krim i izoluar, mundim ta zgjidhim rastin shumë më lehtë dhe shpejt. Sistemet e hetimit po zhvillohen dhe në të ardhmen mund të presin përparim më të konsiderueshëm.”


*Pier Margo merr pjesë në hetimin e krimeve të shumta të shquara si “E Diela e Përgjakur” në Irlandën Veriore gjatë vitit 1972, vrasjet masive në Urdhrin e Tempullit Diellor në Kanada dhe Zvicër /1994-1997/, bombardimin në Oumagh në Irlandën Veriore/ 1998/. Gjatë vitit 1985 përmes metodës së vet për marrjen e shenjave të gjishtave nën ujë ndihmon për zgjidhjen e çështjes me zhytjen e anijes Rainbow Warrior prej spiunëve francezë. Gjatë vitit 1989, derisa punon në Universitetin Kombëtar Australian në Kanbera bashkë me kolegë të tij krijon llambën speciale për zbulimin e gjurmëve ”Polilight”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD